Vrisnin civilë për argëtim

Londër, 9 shtator - Një skandal i ri ka përfshirë ushtrinë amerikane në Afganistan. Pesë ushtarë akuzohen se kanë vrarë civilë në Afganistan dhe mendohet se për ta akti makabër i vrasjes së njerëzve ishte bërë një lloj sporti. “Vrisnin dhe mblidhnin si trofe të arritjeve gishtat e të vdekurve”, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”, duke cituar hetuesit dhe dokumentet ligjore. Pesë ushtarët, e quajtur ndryshe si “Kill Team” (Ekipi vrasës) rrezikojnë dënimin me vdekje. Në skandal janë përfshirë edhe shtatë ushtarë të tjerë, të cilët e kishin rrahur një rekrut që kishte denoncuar vrasësit. Sipas gazetës britanike, akuzat e ngritura janë më të rëndat për krime të luftës të kryera në Afganistan./kd

Hits: 416
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy