BBC ka arritur në një përfundim duke u bazuar në numrat e paraqitur nga “Spot On Public Relations” për rritjen e përdorimit të Facebookut në shtetet e Arabisë: Më tepër arabë përdorin Facebook se sa lexojnë lajme. Ndërkohë që është bërë e ditur “vdekja” e industrisë së lajmeve online ndërkohë është rritur përdorimi në masë i Facebook-ut.
Numri i përdoruesve Arabë të internetit shkon deri në 15 milion përdorues dhe vetëm 14 milionë kopje gazetash në shtetet Arabe përfshirë edhe ato botime në Anglisht dhe Frengjisht, transmeton Shqipmedia. Ndërkohë që numri i përdoruesve të lajmeve online po ulet, është bërë e ditur rritja e Facebook-ut në Arabi. Kjo gjë ka krijuar tension midis Facebook-ut dhe qeverive të shteteve arabe.
Facebook para disa ditëve u ndalua në Pakistan për shkak të një grupi në Facebook që quhej “Everybody Draw Mohammed Day!”./shm
www.teuhid.net



