Qeveria australiane ka urdhëruar përzënien e një diplomati izraelit pasi Tel Avivi falsifikoi 4 pasaporta australiane dhe dokumente të tjera, që u përdorën nga një grup personash të cilët në muajin Janar hynë në një hotel të Dubait, për të vrarë komandantin e Hamasit Mahmoud al Mabouh. ‘Izraeli akuzohet si përgjegjës për abuzimin dhe falsifikimin e pasaportave’, -deklaroi sot në parlament ministri i jashtëm australian Smith, i cili kërkoi largimin e diplomatit të ambasadës izraelite në Kanberra. Më herët edhe Britania e Madhe pati përjashtuar diplomatin përkatës izraelit, në muajin mars, për përdorimin e 12 pasaportave false britanike në komplotin e njëjtë për të vrarë komandantin e Hamasit Al Mabouh. Grupi i autorizuar për vrasjen ishte shërbimi sekret izraelit Mosad, ndërkohë që pasaportat e falsifikuara u deshën nga grupi, për të mos rënë në sy të autoriteteve.



