Talebanët sulmuan bazën më të rëndësishme të NATO-s në Afganistan

Talebanët kanë sulmuar bazën ajrore Bagram, bazën më të rëndësishme të forcave të NATO-s në Afganistan, në të cilën janë stacionuar kryesisht ushtarët amerikanë, kumtohet sot në Kabull. Në sulmin që ndodhi dje janë vrarë shtatë sulmues, ndërsa janë plagosur pesë ushtarë amerikanë.

Talebanët, siç theksohet, kanë qenë të armtosur me minahedhës dhe granata, ndërsa ushtarët në Bagram iu kundërpërgjigjën sulmit.

“Çdo herë jemi të gatshëm për sulm të bazës dhe të stërvitur të veprojmë urgjentisht”, deklaroi zëdhënësi i forcave amerikane në Bagram, kolonel Kllarens Kounts.

Zëdhënësi taleban Zabilul Muxhahid kumtoi se disa prej tyre arritën të hyjnë dhe të aktivizojnë bombë në bazën.

Talebanët paralajmëruan se më 20 maj do të fillojnë me ofensivë kundër qeverisë, forcave të huaja dhe përfaqësive diplomatike në Afganistan.

Dje gjatë sulmit të një kontingjenti të NATO-s në Kabull, u vranë 20 njerëz prej të cilëve gjashtë ushtarë të forcave të NATO-s.

Bagram paraqet bazën më të rëndësishme të ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe aeroportin më të madh ajror në vend. /MF

www.teuhid.net

Hits: 348
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy