Kabul, 18 maj – NATO njoftoi se 6 ushtarë të saj janë vrarë në sulmin e sotshëm vetëvrasës me automobil në kryeqytetin afgan, Kabul, transmeton AP, duke shtuar se nuk dihet kombësia e të vrarëve.
Zyrtarët afganë njoftuan se në këtë sulm janë vrarë gjithashtu edhe së paku 12 civilë afganë dhe janë plagosur 47 persona të tjerë.
NATO njoftoi në një deklaratë se shpërthimi ka dëmtuar pesë nga automjetet e saj dhe dhjetëra automjete tjera të civilëve.
Ndërsa sipas Reuters, pesë nga ushtarët e vrarë ishin amerikanë. /k.n
Hits: 348
Comments (0)

Write comment


