Sulmet e SHBA-së vrasin dy fëmijë në Afganistan

Së paku dy fëmijë janë të vrarë nga ushtria e SHBA-së, si pasojë e një sulmi me raketë në Afganistanin lindor.

Autoritetet afgane thonë se "incidenti" ndodhi pasi që raketa e SHBA-së goditi një zonë banimi në provincën Kunar. Së paku gjashtë persona, duke përfshirë edhe një grua, u plagosën rëndë nga ky sulm.

Përleshjet mes trupave amerikane dhe muxhahidëve në këtë rajon po vazhdojnë.

Që nga koha kur qeveria Afgane filloi të akuzon trupat ushtarake të SHBA-së për mbytjen e "viktimave të shumtë civile" në operacionet e saj, SHBA-ja po ballafaqohet me urrejtje e cila vazhdimisht po rritet tek populli afgan.

Sipas OKB-së, mbi 2400 civilë afgan janë vrarë në vitin 2009, që njëherit, ky është edhe numri më i madh që nga pushtimi i Afganistanit nga ana e SHBA-së.

Prania e rreth 126.000 trupave të huaj, të cilët komandohen nga ushtria amerikan, deri më tani, kanë dështuar për ta stabilizuar Afganistanin./presstv

www.teuhid.net

Hits: 248
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy