Të dielën, duke shkelur të drejtat "ndërkombëtare", forcat izraelite pushtuan fshatin palestinez Tajbeh dhe rrënuan një shtëpi, thonë dëshmitarët e kësaj ngjarjeje.
Një helikopter i policisë kontrollonte mbi fshat, ndërsa policia rrethoi shtëpinë që gjindet në fshatin Tajbeh në afërsi të zonës industriale "West Bank" dhe filloi t'i largon njerëzit që ishin duke e mbrojtur shtëpinë që mos të rrafshohet.
Policët çifutë sulmuan banorët palestinez të cilët protestonin kundër këtij veprimi të fëlliqur. Disa nga protestuesit u plagosën dhe tre burra u arrestuan.
Pas incidentit, persona të panjohur, u përpoqën ta djegin ndërtesën e Këshillit Tajbeh, drejtorin e së cilës e kanë emëruar nga Ministria Izraelite e Punëve të Brendshme. Zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin para se të përhapet.
Prishja e shtëpive është një "taktikë e diskutueshme" që po përdoret nga forcat çifute kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
"Organizatat e të drejtave të njeriut" dhe "Kombet e Bashkuara" kritikojnë vazhdimisht shkatërrimin e shtëpive palestineze, duke e akuzuar Izraelin si shkelës i të drejtave ndërkombëtare dhe se qeveria e Izraelit në fakt, po përdor një taktikë për t'i shkatërruar kolektivisht palestinezët, me qëllim për t'ua marë pronën dhe për t'i zgjeruar vendbanimet çifute. /presstv



