Ndërpritet parlamenti pasi që kërcënoheshin nga Shebab el-Muxhahidin

Mogadishu, Somali - Studentët qëndruan nëpër shtëpi, shkollat u mbyllën dhe tregtarët mbyllën duqanet, pasi që grupi islamik thanë se do të sulmojnë mbledhjen e kuvendit që do të mbahej në Somali.

Parlamenti paralajmëroi anulimin e seancës për herë të dytë këtë javë, mirëpo sheik Aden Muhamed Nur, këmbënguli se nuk ishte "për shkak të kërcënimeve, por për shkak se salla e takimit kishte probleme me altoparlantët dhe disa probleme të tjera".

Si pasojë e këtij kërcënimi, parlamentarët menjëherë u larguan nga Mogadishu, pasi që grupi i muxhahidëve është i njohur me atë që gjatë viteve të fundit, ka vrarë nëntë deputet, i fundit nga ata ishte ai i cili ishte i mbështetur nga perëndimi për të formuar një qeveri.

Një ish-parlamentar i është bashkuar el-Shebabëve, ndërsa një tjetër dha dorëheqje muajin e kaluar dhe vendosi që të jeton si i "pa punë". Parlamenti kalon nëpër shumë vështirësi për të formuar një "kuorum".

"Përveç se që e mbajnë titullin "parlamentar", ata nuk janë gjë tjetër", tha Hassani, i cili dha dorëheqje. "Më vjen keq që isha pjesëtar në këtë parlament të dështuar dhe humba vitet kotë". Mallkoj për çdo ditë për humbjen e viteve".

Njejtë sikur çdo somalian i zakonshëm, parlamentarët përballen me pasiguri dhe me një standard shumë të ulët për jetesë. Disa nga ata kanë ikur për në Kenia dhe Etiopi, ndërsa të tjerë kanë kërkuar azil në Europë.

"Situata e deputetëve të Somalisë është shumë i keq", tha Rashid Abdi, një ekspert somalian i grupit Ndërkombëtar të Krizave. "E ardhmja e tyre është e zymtë dhe fajtorë janë komuniteti ndërkombëtarë që kërkoi nga parlamenti për të rritur numrin në 550 anëtarë, që tash më, ata dështuan për të ju ndihmuar. Tash anëtarët e parlamentit janë në rrezik. Ata janë një shënjeshtër të grupeve të armatosura në Somali dhe nga vendet fqinje".

Liars from AP

Përktheu: Teuhid.NET

Hits: 274
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy