Qyteti i Nju Jorkut është dakorduar t'u paguajë 657 milionë dollarë dëmshpërblim disa mijëra punonjësve të ekipeve të shpëtimit dhe shërbimeve të pastrimit, të cilëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Disa mijëra policë, zjarrfikës, punonjës të ndërtimit dhe të tjerë që punuan në "pikën zero" e paditën qytetin, duke pohuar se janë sëmurë nga pluhuri i shkaktuar nga shembja e dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Marrëveshja hyn në fuqi pasi të kenë dhënë pëlqimin 95 % e të dëmtuarve, të cilët kanë 90 ditë për të marrë vendimin. /rel
Hits: 384
Comments (0)

Write comment


