|
OSLO - Në një intervistë të re, refugjati kurd dhe ish-udhëheqësi i organizatës Islame "Ansar al Islam", Mulla Krekar, thotë se ai shpreson që Usama bin Laden dhe udhëheqësit e tjerë të Islamit, do të bëhen një superfuqi e një Shteti Islamik.
"Muslimanët do të bëhen si çifutët në Europë, pikërisht para se të vendosin halifetin. Pa një shtet, ne nuk kemi ndonjë vlerë" tha Krekar në një intervistë në kanalin televiziv arab "al Hiwar".
Intervista ishte transmetuar në kanalin arab satelitor në tetor 2009, dhe kjo mund të shikohet në Youtube. Gazetarët norvegjez dhe shtypi ndërkombëtarë, nuk e kanë komentuar këtë intervistë.
Në intervistë, Krekari ka një diskutim me një akademik islam që quhet Azzaz Tamimi. Intervista u zhvillua gjatë një rezidence të Krekarit në Gronlond, Oslo. Ai diskutoi gjithashtu edhe për parakushtet për një dialog me Perëndimin. Në këtë kontekst, Krekar ka bërë të qartë mendimet e tij rreth Usamah bin Ladenit dhe Al-Kaidës.
"Kur të kemi një shtet Islamik, të udhëhequr nga dikush si Usamah bin Laden, me Hekmaytar ose Ayman Dhawahirin, si ministër i jashtëm, vetëm atëherë ne mund të kemi një dialog me Perëndimin, si një parti paralele", tha ai.
Hekmaytar është kryetari i partisë Islame në Afghanistan, ndërsa Dhahawiri është përfaqësues në këshillin e Al-Kaidës.
"Mendoni se duke shpresuar për krijim të një shteti Islamik të udhëhequr nga Bin Laden, norvegjezët do të jenë të frikësuar?" - Ka pyetur Tamimi.
"Po. Në fakt, do të ishte mirë nëse ajo do t'i bënte të ndjehen të frikësuar!" Tha Krekar.
Krekar tha se edhe pse ai përkrahë Shejh Usama bin Ladenin, ai nuk kishte asnjë lidhje me rrjetin e tij.
Krekari përdori fjalën "halifet" në këtë intervistë në një mënyrë të qartë, dhe qartë ilustroi se duhet udhëhequr nga Al-Kaida.
"Halifeti është qëllimi përfundimtarë i kësaj lëvizje (Al-Kaidës). Muxhahidët besojnë se të gjitha kufijtë territoriale në botë janë të paligjshme. Me përjashtim të autoritetit të Talibanëve, nuk ka sot asnjë vend që është legjitim në sytë e tyre (Al-Kaidës). Muxhahidët janë duke fituar territore dhe janë duke krijuar Emiratet, mendoj se ata do të zgjërohen dhe do të grumbullohen së bashku dhe më vonë do të bëhen një bashkësi e madhe", tha Krekari.
"Megjithatë, ende është e paqartë se çfarë forme dhe çfarë shteti do të duket ai më vonë".
Pastaj ai vazhdoi duke thënë që vetëm nëse muslimanët kanë halifet, mund të kenë një dialog me perëndimorët. Duhet që SHBA-ja të tërhiqet nga bota islame dhe Israeli të zhduket, atëherë muxhahidët do të munden që me juve të kenë një dialog.
Në fund tha se muslimanët duhet trajtuar perëndimin, ngjashëm sikur ata që i trajtojnë muslimanët (duke i mbytur, masakruar dhe bombarduar).
TheUJM
Përktheu: Teuhid.NET
 |