Së shpejti: Mbi 100 derse nga shejh Halid Rashid

Të nderuar vëllezër dhe motra,
Projekti i shumë pritur, më në fund u realizua! Muslimanët u mahnitën me ligjeratat e tij, me thëniet e tij, me qëndrimet e tij, me sprovat e tij.

Muslimanët kërkuan të ndëgjojnë më shumë për të, nga ligjeratat e tij të shkëlqyera.

Interesimi ishte i madh, mirëpo duheshte që dikush të merr hapa për t’i përkthyer dhe publikuar, që të jenë sa më afër juve, të jetoni me këshillat e tij.

Bëhet fjalë për projektin që e kemi titulluar “Zinxhirë ligjerata nga shejh Halid Rashidi”, ligjerata të cilat, që në fillim ju tregojmë se meritojnë të përkthehen dhe të publikohen.

Shejh Halid Rashid, u bë i njohur me ligjeratën e tij të famshme “Tsunami”, e cila nuk la vend pa u shikuar, tregoi nga afër realitetin e tsunamit në Indonezi, dhe si shkak i kësaj ligjerate, shumë të devijuar iu kthyen rrugës së All-llahut të Madhëruar, ndërsa kjo, Halid Rashidit, vetëm se ia shtoi shpërblimin nga duatë e të udhëzuarve.

Në kohën e duhur, kur ummetit të Pejgamberit, sal’allahu alejhi ue selem iu deshën dijetarë të së vërtetës, aspak nuk pretoi që ta përkrah realitetin e muslimanëve, padrejtësinë që bëhet ndaj tyre, nuk e mbylli gojën atëherë kur Pejgamberi dhe mësyesi ynë, Muhammedi sal’allahu alejhi ue selem, u fye nga jobesimtarët në perëndim, e si shkak i kësaj, qeveria aleat e amerikës – Arabia Saudite, edhe e burgosi, duke ia shtuar edhe më shumë vullnetin për mos të heshtur para të vërtetës.

Ai gjendet në burg, i lumtur me sprovën e tij, afër dijetarëve më të mëdhenj që qëndruan besnik ndaj të së vërtetës. Edhe pse është i mbyllur në katër murre, ligjeratat e tij aspak nuk u harruan, dhe ja, tani më e kemi nderin t’i publikojmë edhe në gjuhën shqipe.

Së shpejti, një nga një, vetëm në Minberin e Teuhidit – Teuhid.NET

Mos na harroni në duatë tuaja

Staffi / Teuhid.NET
 

Hits: 276
Comments (6)Add Comment
...
written by Ebusuhejl, January 15, 2012
Allahu ju shperbleft me xhennetin Firdews
...
written by ....., January 16, 2012
Allahu ju shperbleft per ket pun, a do te jen vetem ne mlmber apo mundem edhe me l zbrlt derset???
...
written by ........, January 16, 2012
Allahu ju shperbleft per ket pun vlefshme ne Dinnin e Allahut,Allahu ia lehtsoft gjendjen ne burg keti Dijetarit te madh dhe ia shtoft durimin per tu perballuar me sprovat.Allahu ju ruajt dhe ju forcoft.s.a
...
written by Argjendi, January 16, 2012
All-llahu ju shperbleft ne kete dynja dhe ne ahiret.
...
written by fatmir, January 16, 2012
Allahu jushperbleft per punen qe poe beni
...
written by ebu hamza, January 16, 2012
mashalla veq vashdoni keshtu inshalla ALL-LLAHI ju jep bereqet

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy