Më mijëra fëmijë hollandez kanë vuajtur që nga ngacmimet seksuale deri dhe tek përdhunimet nga të punësuar të institucioneve katolike në Hollandë. Sipas agjencisë së lajmeve BBC, një raport i nisur që nga vitit 2010 nga një grupim humanitar nxjerr në dritë rastet e abuzimeve që nga vitit 1945.
Abuzimet kanë ndodhur duke filluar që nga shkollat fetare, institutet e ndryshme për fëmiëj dhe duke përfunduar tek Kishat. Sipas të dhënave një në pesë fëmijë në institucionet katolike hollandeze kanë vuajtur nga abuzimet seksuale.
Fillimisht u analizuan 1800 ankesa abuzimesh, u identifikuan 800 abuzues nga të cilët 100 janë ende gjallë. Sipas raportit 10- 20 mijë fëmijë janë abuzuar nga drejtuesit apo punonjësit e institucioneve hollandeze katolike që nga vitit 1945 deri në vitin 1981. Nga viti 1981 deri në vitin 2011 pothuajse një mijë adoleshent janë abuzuar nga priftërinjtë apo punonjës të tjerë në shërbim të Kishës./shekulli
Ky nuk është rasti i parë që ndodhi në Bashkimin Europian. Para disa muajve për të njëjtin aksident ishin të akuzuar edhe priftërinjtë në Gjermani, Belgjikë dhe Francë.
Teuhid.NET



