Izraelitët djegin edhe një Xhami

Vandalët i vunë zjarrin një Xhamie tjetër në Bregun Perëndimor, në atë që ishte sulmi i dytë i këtillë gjatë javës. Të mërkurën, ekstremistë hebrenj përdhosën një Xhami historike në Jerusalem, duke ngjallur një sulm të ashpër verbal nga popullsia arabe dhe nga drejtuesit e shtetit të Izraelit.

“Ky është një akt makabër dhe prej frikacakësh”, theksoi shefi i komunitetit mysliman në Ramallah, Abdelkadër Sumrean. “Ata duan që ne të largohemi nga toka jonë, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”, tha ai.

Askush nuk ka parë se kush i vendosi flakën objektit të kultit gjatë natës. Megjithatë, duke qenë se fshati i Burkës, ku ndodhej Xhamia, është pranë kolonisë hebraike të Migronit, bën të mendohet se përdhosja u krye prej kolonëve ekstremistë.

Tensioni midis izraelitëve dhe palestinezëve ka ardhur në rritje së fundmi, si rrjedhojë e vendosmërisë së autoriteteve izraelite për të vazhduar ndërtimin e kolonive në tokën palestineze, pavarësisht se një vendim i tillë ka sjellë ndërprerjen e bisedimeve të paqes.

Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu i cilësoi zhvillimet e fundit si të “papranueshme” dhe i kërkoi forcave policore që të tregojnë të gjithë ashpërsinë e tyre në ndëshkimin e përgjegjësve, transmeton TCH.

Për shkak të situatës së veçantë politike dhe për faktin se popullsia e Izraelit është e përbërë edhe nga një numër myslimanësh, urrejtja ndërfetare përbën një kërcënim të madh për qëndrueshmërinë e shtetit hebre. /botasot

Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 421
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy