Mohim nga ana e Emirateve Islamike të Afganistanit

Gazeta pakistaneze 'Express Tribune ", e cila ka cituar burime të paidentifikuara dhe pa prova, raportet e rreme janë botuar të dielën, në të cilën thuhet se Emiri i besimtarëve (Mulla Muhamed Omar Muxhahid) udhëzoi talebanët e Pakistanit dhe se ai kishte kërkuar që të fillojë bisedimet me qeverinë dhe që vëmendjen e tyre ta kthejnë në Afganistan. Ky raport është përdorur edhe si dëshmi për një agjenci të lajmeve që mbështet Perëndimi për të përhapur propagandën e tyre. Pas hulumtimit tonë të gjerë, kemi konstatuar se në këtë raport nuk ka asnjë të vërtetë.

Në përputhje me politikën e Emirateve Islame të Afganistanit, ne nuk mund të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera, dhe ne mohojmë qfarëdo aso udhëzimi të kemi bërë. Ne fuqimisht refuzojmë këtë kërkesë dhe ne mund të themi me siguri se Emiri i besimtarëve (Mulla Omar) nuk ka dërguar ndonjë letër dhe nuk është takuar me asnjë person lidhur me këtë çështje.

Shpresohet se agjencitë e lajmeve nuk do të botojnë lajme dhe njoftime të pakonfirmuara dhe pa ndonjë burim të besueshëm. Këto agjenci duhet të vërtetojnë se ata me të vërtetë punojnë për të mirën e vendeve të tyre për të qenë në përputhje me etikën gazetareske dhe mos të jenë të nënshtruar ndaj qdokujt.

Qari Jusuf Ahmadi, një zëdhënës i Emirateve Islame të Afganistanit.

Burimi:Shahamat.info

Përktheu:Teuhid.net

Hits: 192
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy