Ka filluar fushata e re publicitare e Benetton e titulluar“unhate”, kundër urrejtjes e që pritet të ngjallë shumë debat. Në Romë, diku rreth orës 8 të mëngjesit, në një urë disa metra larg Vatikanit ishte shpalosur një poster i madh, i cili tregonte Papan duke u puthur me Imamin e Kajros.
Shumë kalimtare dhe fotografë kanë ndaluar për të parë foton provokuese, e cila pritet të ngjallë debat të madh jo vetëm në Itali. “Do të thotë, jo urrejtjes”. Kështu e ka shpejguar për mediat këtë fushatë publicitare drejtuesi i Benetton, Alessandro Benneton. “Në këto momente të errëta me krizën financiare, çfarë po ndodh në Afrikë, në Athinë, kjo është mënyrë për të përcjellë sa më shumë energji pozitive”- tha ai.
Teuhid.net
www.teuhid.net



