Hillary Clinton: E kemi ndërmend të bëjmë trysni shumë të fortë ndaj pakistanezëve

Nga  Jill Dougherty dhe Elise Labott, CNN, 20 Tetor, 2011

Kabul, Avganistan (CNN) -- Sekretaresha e Shtetit Hillary Clinton i hoqi dorëzat e saja diplomatike të Martën, duke e sfiduar Pakistanin që të marrë masa të rrepta kundër vendeve të sigurta të teroristëve në pjesën e tyre të kufirit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Hamid Karzain, Hillary Clinton – me një gjuhë të pazakontë e të dhunshme—i hodhi mbi Pakistanin gati se tërë akuzat për sulmet e fundit teroriste.

Shtetet e Bashkuara, tha ajo, e dinë se rrjeti terorist i Hakkanit vepron nga vendet e sigurta prej Pakistani.

"E kemi ndër mend t’i shtyjmë shumë fortë Pakistanezët", tha ajo, duke e quajtur këtë si "kohë e sqarimit."

"Mesazhi ynë është shumë i qartë: ne do të luftojmë, ne do të bisedojmë, ne do të ndërtojmë" tha ajo.

"Kurse ata, ose do të ndihmojnë ose do të pengojnë. Por ne nuk do t’i ndërpresim përpjekjet tona për krijimin e një themeli të fortë për një Avganistan të lirë nga ndërhyrja(e jashtme, sh.p), nga konflikti i  dhunshëm dhe një të atillë që ka gjasa për hartimin e ardhmërisë së vet."

Clinton shkon në Pakistan pas ndalimit në Avganistan, i shoqëruar nga Drejtori i CIA-s David Petraeus dhe Gjenerali Martin Dempsey, udhëheqës i Shtabit Kryesor.

Herët të Martën ajo u takua me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Avganistanit, përfshirë këtu aktivistët për të drejtat e njeriut të cilët paraqitën çështje të ndryshme si edukimin, dhunën mes  gjinive dhe forcimin e rinisë.

"Këta janë disa nga heronjtë e mi," tha ajo kur i mirëpriti në Ambasadën e SHBA-ve në Kabul.

Clinton e ngushëlloi Salahuddin Rabbanin, djalin më të vjetër të udhëheqësit të vrarë, i cili ishte pjesë e tryezës së rrumbullakët të Martën.

Forcat e Koalicionit janë në një process të transferimit të kontrollit të sigurisë te forcat Avgane para tërhjekjes së SHBA-së që do të kompletohet në fund të vitit 2014.

http://edition.cnn.com/2011/10/20/politics/afghanistan-clinton/index.html?hpt=T2

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 131
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy