Erdogan - "Unë jam kryeministër i shtetit sekular"

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogani përshëndet të ashtuquajtërën turne "PRANVERA ARABE". Pasi që arriti në Kajro me një përshëndetje si ndonjë " Rock Star" dha një intervistë që Egjipti duhet ta përfaqësojë SEKULARIZMIN.

"Turqia e definon sekularizmin si një princip që shteti duhet të distancohet nga religjioni. Sekularizmi nuk definohet si ateizëm. Ja rekomandova Egjiptit që të miratojë kushtetutë sekulare".

Këto ishin fjalët e kryeministrit Rexhep Taip Erdoganit në një profil të një televizionin Egjipjan, kjo intervistë u përcollë për herë të parë gjatë vizitës së tij në Egjipt pas rrënies së regjimit të Hosni Mubarakut.

Pas arritjes entuziaste dhe përshëndetjeve spektakulare në Kajro, Erdogani bisedoi me Mona El Sali në një shou mirë të njohur në Egjipt. Shprehja e tij ishte në çështjen e sekularizmit dhe komentet e tij në inçizimin e intervistës të cilën tha: "Sekularizmi nuk don të thotë të jeshë kundër religjionit", shkaktoi tronditje ne botën Islame, veçanërisht në Egjipt, i cili debaton se a duhet që kushtetuta e re të jetë sekulare apo religjioze.

"Sekularizmi definitivisht nuk është ateizëm. Unë Rexhep Taip Erdogani, jam musliman, jo sekularist. Por unë jam kryeministër i shtetit sekular. Në një rezhim sekular njerëzit kanë lirinë që të jenë fetar ose të mos jenë”, pastaj tha "Mos u frikësoni nga Sekularizmi. Shpresoj se rezhimi i rri i Egjiptit do të jetë sekular".

Mahmud Ghozlan, zëdhënës i lëvizjes “Vëllazëria muslimane”, e akuzoi kryeministrin turk për tradhëti. Ai tha se kryeministrin turk e respektojmë shumë, pasi që ai mban qëndrimet tona kundër Israelit, por egjiptianët duan një shtet Islamik.

Cilin sekularizëm dëshiron Erdogani ta implementon Egjipti? Në Turqi, nëse dikush e zë një grua në shtrat me një tjetër burrë, ligji nuk e dënon atë sepse është e drejta e saj personale. Pastaj, Ghozleni tha se Turqia me këto ligje direkt e cenon Sherijatin Islam.

Erdogani gjithashtu vizioti Koptin Krishter dhe liderin Papa Shenauda III si pjesë e turneut të tij në Kajro. Atij ju bashkangjitën dhe anëtarë të lartë të partis së tij AK, duke përfshire edhe ministrin Ahmet Davutoglu.

Erdogani e ftoi Shenuda III në Turqi ,dhe i sugjeroi që më tej që ai t’i forcoj lidhjet e tij me zyrtarët fetar të Turqisë.

Vizita e tij erdhi një ditë pasi sekretarja amerikane Hilari Klinton paralajmëroi se Pranvera Arabe kishte krijuar "kërcënime të reja" për pakicat fetare në rajon. Një raport i departamentit Amerikan zbuloi se dhuna kundër kopteve krishterë ka qenë në rritje që nga rënia e regjimit Mubarak./worldcrunch.com

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 403
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy