| Realiteti i ZGJEDHJEVE Demokratike |
|
|
|
|
Dëshmoj se s’ka zot tjetër që meriton adhurimin pos Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, është rob dhe i dërguari i Tij.
SHKARKO LIBRIN:WORD: http://www.teuhid.net/RealitetiIZgjedhjeveDemokratike.doc
PDF: http://www.teuhid.net/Realitetiizgjedhjevedemokratike.pdf
LIBRI TJETËR:Dyshimet sa i përket Sundimit të Demokracisë në IslamWORD: http://www.teuhid.net/Dyshimet.doc
PDF: http://www.teuhid.net/Dyshimet.pdf
O lexues, nuk ka dyshim se sot Muslimanët janë duke u ballafaquar me krime të tmerrshme. Sytë janë të lagur nga lotët, e zemra është e mbushur plot zemërim duke parë pamje dhe duke dëgjuar lajme për vëllezërit dhe motrat tona që janë duke u ballafaquar me këto rrethana të tanishme. Çdo kush që nuk ndjenë mallëngjim dhe depresion kur këto gjëra reflektohen mbi realitetin e tanishëm atëherë ata duhet të pyeten për besimin e tyre si dhe ta kontrollojnë zemrën e tyre të vdekur. Në të njëjtën kohë, ne ua përkujtojmë vëllezërve dhe motrave tona që të mos mashtrohen nga kurthet e Shejtanit që dëshiron ti udhëzon ata në drejtim të gabuar. Gjithashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm që mos të lejojmë veten tonë që të na shfrytëzojnë ata që dëshirojnë të eksploatojnë simpatinë dhe frikën tonë që ne të biem në Shirk, duke menduar se ne jemi duke bërë vepra të mira. Duke pasur parasysh këtë gjë, ne nuk ndalojmë pjesëmarrjen në aktivitete të caktuara politike, ku nuk involvohet Shirku apo Kufri, derisa dikush e bën një gjë të tillë në pajtim me Sunetin dhe nuk ç’orientohet me këto gjëra, siç janë demostratat, tubimet dhe kampanjat si dhe nga punët tjera përveç se me aktivitete të orientimit politik që nuk hyjnë në ndalesat e Sheriatit. Krejt në fund, kjo ishte ajo që patëm mundësi të prodhojmë si përgjigje ndaj këtij debati që është nxitur kohët e fundit, andaj ka qenë edhe synimi ynë që ta trajtojmë këtë çështje në veçanti, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në zgjedhjet demokratike dhe përgënjeshtrimit të disa deklaratave të atyre që bëjnë thirrje në një gjë të tillë. Nëse kjo që është paraqitur drejtë, atëherë kjo i takon All-llahut, më të Lartit, kurse gabimet dhe mangësitë e mundshme janë tonat dhe të Shejtanit nga i cili kërkojmë mbrojtje te All-llahu. Paqja dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Fundit. Preferohet kopjimi dhe shumimi i këti shkrimi
We aahiru de’awana enil hamdu Lilahi Rabil Alemin Lexime: 503 Komente (3)
![]()
...
Shkruar nga rifat, June 06, 2008
selamu alejkum elhamdulilaj qe kemi dijetar e espjegojn realitetin po edhe njerz qe din ta shperndajn Allahi ju rujt e Allahi ju nimofte per kontributin Allahi ju shperbleft me xhennet
Komento
|
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|
"...Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri." (el-Maide, 2)