|
Njė gjeneral britanik kėrkon marrėveshje me talibanėt |
|
|
|
Në vlerësimin e tij, dhënë një gazete britanike, ai gjithashtu thotë se mund të negociohet një marrëveshje me militantët islamistë, nëse ata i japin fund kryengritjes. Mark Karleton Smith këmbënguli se forcat e tij i kanë hequr atë që ai e quajti 'thumb' të talibanëve, por pranoi se brigada e tij kishte pësuar humbje të shumta.
Një gjeneral britanik kërkon marrëveshje me talibanët
Komandanti më i lartë ushtarak britanik në Afganistan ka paralajmëruar se konflikti me talibanët nuk mund të fitohet.
Në vlerësimin e tij, dhënë një gazete britanike, ai gjithashtu thotë se mund të negociohet një marrëveshje me militantët islamistë, nëse ata i japin fund kryengritjes. Mark Karleton Smith këmbënguli se forcat e tij i kanë hequr atë që ai e quajti 'thumb' të talibanëve, por pranoi se brigada e tij kishte pësuar humbje të shumta. Ai shtoi se qëllimi do të jetë të ulet konflikti në atë nivel që nuk do të ishte kërcënim strategjik dhe që mund të menaxhohej nga ushtria afgane. Komentet e tij pasojnë njoftimet se ambasadori britanik në Kabul kishte thënë në një letër se strategjia aktuale nuk kishte rrugë tjetër veç të dështonte.
alsat-m.tv
|