Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë s 1104 hamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.(en-Nur 31).
Ajshja r.a. ka thene Allahu ju pate meshiru grave te ensarve ,ato kur e kan degju ajetin ; "Le ti vene shamit mbi kraheroret e tyre..." muren copa te teshave te tyre dhe u mbuluan ne shenje besimi ndaj Librit te All-llahut.
Komentuesi i vellimit t'Buhariut Ibn Hadxher el-Asqalani ne komentimin e kete hadithi ka thene;"Vet fjala ihtemene do te thot se grat e sahabve e kan mbulu fytyren"
Islami eshte shpall si fe qe urdheron ,ne moral te lart ne pasterti dhe ne ruajtje te dinjitetit njerezor.Urdheron per parandalimin e fitnes amoralitetit dhe cdo gje qe qon ne shkaterim.Edhe pse disa ligje sheriatike kan pas dallime ne disa raste te caktuara prej nje te Derguarit tek i Derguari tjeter ,cdo shpallje qe ju ka zbrit Pejgambereve kan qene urdher per parandalimin e amoralitetit.
Eshte urdheru te ruhen pjeset e turpshe te trupit dhe parandalimin e asaj qe te qon ne amoralitet,e njera prej gjerave me efikase per ti ikur amoralitetit eshte mbulimi i fytyres ,qe te parandalohet shiqimi ne te, te parandalohet epshi ...
Ajeti Kur'anor urdheron qe te leshohet mbulesa mbi kraheror ateher eshte obligim te mbulohet fytyra.
Pra nga ku duhet te bie(leshohet )mbulesa mbi kraheror nese nuk do jet nga mbulimi i fytyres?
Ne gjuhen arabe fjala "himar" perdoret si nje gje qe shfrytezohet per mbulimin e diqka tek grat.Fjala "Himar" e ka kuptimin;"blulesa me te cilen gruaja e mbulon tere fytyren(trupin).
Edhe ne kohen tone "himari" eshte i njohur si mbulesa me te cilin gruaja besimtare e mbulon koken e saj.Kjo keshtu konsiderohet ne Jordan , Siri , Palestin , Irak dhe ne shum vende tjera.
Neqoftese gruaja e ka obligim mbulimin e flokve fytit dhe te vesheve ,ateher qka te thuhet per mbulimin e fytyres kur ai eshte vend per njohje te personit , vendi ku drejtohet shiqimi dhe vendi qe eshte burimi i fitnes dhe i shkaterimit.Bukuria e gruas eshte ne fytyr ngase ai i cili eshte i interesum per bukurin e nje femre se pari perqendrohet tek fytyra , bukuria e fytyres eshte cdo here ne qender te vemendjes.
Pra, neqoftese e keni pranu se Allahu ka urdheru mbulimin e flokve fytit dhe mbulimin e duarve posht berylit ,e fytyra te mbete e pa mbuluar?A do egzistonin keto lloj kontradikta ne Fen e All-llahut?
All-llahu xh.sh. tthote;
"... përveç atyre që janë të dukshme,..."
Pra nuk thuhet "perveq asaj qe me e ka zbuluar" , por "te asaj qe eshte e dukshme"(nga ajo qe gjithesesi shihet)
Disa ulema kan thene qe ajo kuptohet ne mbulesen , disa kan thene ne gjatesin e turpit te femres e disa te tjer kan thene; ne konstitucionin e trupit te femres qe nuk mund te fshihet (qe mese eshte e shfaqur)
Ibn Kethiri thote;
"Qendrimi i Inb Mesudit mbi ate qe me eshte e shfaqur eshte mbulesa ,e kete mendim e ka edhe Hasan el-Basri , Muhammed ibn Sirin , Ibn Kaimi el-Xhevzie etjer.
Mustafa el-Adevi thote;
"Ne as nje liber qe jane para nesh nuk kemi gjet as nje argument te sakte qe sahabet e kane percjell ndonje hadithe qe flet "pos asaj qe eshte e dukshme " e qe mund te thuhet per leimin e zbulimit te fytyres dhe duarve."
Gruaja e ka te ndalume ti shfaqa stolit e veta perveq para atyre te cilet Allahu i ka permend ne librin e Tij .Verejm se zbukurimi i par ( përveç atyre që janë të dukshme) ka dallim me shfaqjen e bukuris se mbrenshme("dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre ");
Pra, zbukurimi i par (" përveç atyre që janë të dukshme") me kete kuptohet shiqimi i jashtem(mbulesa , gjatesia e femres dhe konstitucioni i saj) , kurse i dyti (dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre ") kuptohen stolite e mbrendshme.
Neqoftese gruaja e ka te ndalume te kercas me kembet e saj siq ceket ne ajetin en-Nur ..." Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre.." qe me kete te terheq vemendjen e gjinis te kundert , e qka te thuhet per zbulimin e fytyres dhe pasojat e kesaj?
"E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di."(en-Nur 60)
Neqoftese mbulimi i fytyres nuk eshte urdher por eshte urdher vetem shamia ,e qka ka te zbuloj gruaja e moshuar nese ne rini e ka mbajtur vetem shamin e qe te permbahet ne mos zbulimin e stolive???
Vendet ne te cilat vnohen stolit pa dyshim jane ;fyty veshet duart...
Ajeti i larpermendur gjithsesi aludon ne ate se gruaja e cila eshte ne mosh e ka te lejume zbulimin e fytyres e qe ende te vazhdoj ti mbaj te mbuluar stolit e saj.(fytin veshet...)
Per kuptimin e zbulimit te fytyres nga ana e grave te moshuara e qe per ta eshte lehtesim e qe nuk deshirojn me martes ,per grat e reja kjo eshte e kundrta,(pra oblikueshmeria per mbulimin e fytyres per to)
Se si te paret tan e kan kuptuar qeshtjen e mbulimit te fytyres e kemi ngjarjen qe e tregon Asim ahvel;
"Kemi hyr tek Hafsa bint Sirin e qe e ka pas te mbuluar fytyren dhe e kemi pyetur ;” per grate e moshuara nuk eshte mekat ta hjekin petkun e tyre” , kurse ajo u pergjigje e qka eshte me pjesen tjeter i tham " megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura".
" O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më 5ac afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues."(el-Ahzab 59)
Ibn Xherir et -Taberi thote;
"All-llahu me kete ajet e urdheron Pejgamberin s.a.w.s.qe ti thote grave te veta dhe grave te besimtarve te mos i pergjasojne robreshat kur te dalin nga shtepiat e tyre ne raste nevoje ashtu qe do i zbulojne fytyren dhe duart ,por mbulohuni me petkun e mbuleses ashtu qe mushkriket ti dallojn se jane grat e lira dhe te mos jene te ofenduara".
Ibn Kethiri thote:
"Transmeton Ali ibn ebi Talib prej Ibn Abasit qe ka thene ne komentimin e keti ajeti;
"All-llahu i urdheron besimtaret kru te dalin nga shtepiat e tyre per rast nevoje ta leshojn petkun e mbuleses nga koka ne fytyr dhe ne raste nevoje ta zbulojne njerin sy".
" E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, at 1104 ë kërkojeni pas perdes..."(el-Ahzab 53)
Ky ajet eshte argument per obligueshmerin e mbulimit te fytyres sepse Allahu urdheron qe gruaja te mos i ekspozohet shiqimeve te meshkujve,mos shiqoni ne fytyrat e tyre qe do te thot "kerkoni permes perdes" e qe e thuhet :
"... kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre..." qe do te thote me kete i larhohet amoralitetit.
Imam Ibn Xherir et-Taberi thote:
Nese kerkoni diqka nga grat e Pejgamberit ateher mes jush le te jete perdja e tyre".
Ebu Bekr el-Xhessas(i cili eshte nxenes i mehthebit hanefi)thote;
"Fjala e All-llahut " E kur kërkoni prej tyre kërkojeni pas perdes" nvete gerthen ndalesen per te shikuar ne grat e Pejgamberit s.a.w.s. dhe spjegimi se ajo eshte me e pastert per zemrat e tyre dhe per zemrat e sahabve.Arsyeja per ndalimin e shiqimit eshte se shiqimi mund te zgjon epsh tek njeriu.All-llahu per kete qellim obligon te mbulohet fytyra dhe si shembuj i ka permend grat e Pejgamberit , ajeti ka domethenje te pergjithshem dhe i perfshin te gjitha grate.Jemi te urdheruar ta pasojm Pejgamberin s.a.w.s. perveq ne ate qe eshte e veqant per te .
Bekr Abdullah Ebu Zejd(antar ne komisionin per fetfa) thote:
"Kure eshte shpallur ky ajet i Derguari i All-llahut s.a.w.s. i ka largu grat e veta nga shikimet e burave te huaj e qe te nejten gje e kane vepruar edhe sahabt.Praktikimi i kesaj vepre eshte i pranishem tek besimtaret neper koherat e ndryshe.
"Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme..."(el-Azhab 33)
Ibn Kethiri thote’
All-llahu xh.sh. i urdheron gratebesimtare qe te dallohen nga grat e e kohes te injorances dhe te mos bejne vepra te cilat i bejne pabesimtaret.
Mar nga libri: "Argumente per obligueshmerin e mbulimit te fytyres"
Autor: "Ebu Ahmed"
Perktheu: umuAbduRrahman
Vazhdon inshallah.



