|
Fjala Xhihad në gjuhën arabe do të thotë energji dhe vështirësi, pra kur një njeri harxhon tërë mundësinë dhe energjinë e tij, mbart tërë vështrirësitë për të luftuar armikun dhe për t`u mbrojtur prej tij....
Xhihadi
Fjala Xhihad në gjuhën arabe do të thotë energji dhe vështirësi, pra kur një njeri harxhon tërë mundësinë dhe energjinë e tij, mbart tërë vështrirësitë për të luftuar armikun dhe për t`u mbrojtur prej tij. Kjo fjalë, ndryshe sot quhet luftë, që në vetvete është konfrontim i armatosur mes dy apo më shumë shtetesh. Kjo gjë është diçka e natyrshme për natyrën njerëzore, pasi asnjë popull apo brez nuk ka kaluar pa luftuar. Këtë gjë e miratojnë edhe legjislacionet e mëparshme hyjnore.
Në kapitullin e Teuratit që kanë hebrejtë, gjejmë miratimin e ligjit të luftës në formën më të tmerrshme, i cili përfshin shkatërrim, rrënim e robërim. Në librin e Deutomisë, në kapitullin e njëzetë të tij, në vargun e dhjetë thuhet:
Kur të afrohesh me qytetin që do të sulmosh, ftoji ata për paqe. Nëse të përgjigjen e të hapin dyert, i tërë populli që gjendet në të, është i yti me nënshtrim, janë robër të tu. Nëse nuk të dorëzohen, por hapin luftë ndaj teje, rrethoje atë. Nëse Zoti yt ta shtie në dorë, vriti me shpatë tërë meshkujt esaj. Ndërsa grate, fëmijët, kafshëte gjithçka që ka në qytet, janë plaçkë lufte e jotja. Ha prej plaçkës së armiqve të tu, të cilët ta ka dhënë Zoti yt. Kështu të bësh me tërë qytetin e largësia prej teje, qytete që s`janë të këtyre popujve këtu. Ndërsa qytetet e këtyre popujve prej të cilave Zoti yt të ka dhënë një pjesë të tyre, mos lër asnjë banor, por privoji ata: Hajthinët, Omorijinët, Kan`anijinët, Ferzijinët dhe Jusinët, ashtu siç të ka urdhëruar Zoti yt.
Ndërsa në Ungjillin e Mateut, na kapitullin e dhjetë, në vargun e 24 thuhet: Mos mendoni se unë kam ardhur të perhaps paqe në tokë. Nuk kam ardhur për paqe, por për shpatë. Unë kam ardhur të ndaj njeriun e ta vë kundër babait të tij dhe vajzën kundër nënës së saj, nusen kundër vjehrrës, mbjelljen e armiqësisë së njeriut me familjen e tij. Kush do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk më meriton. Kush nuk merr kryqin e tij e nuk më ndjek mua, nuk më merion. Kush kërkon jetën, e humb atë, ndërsa kush humb jetën e tij për mua, e gjen atë.
Ligjet ndërkombëtare i miratojnë rastet dhe kushtet në të cilat fillohet lufta duke i vënë asaj regulla dhe parime që mund të pakësojnë sa mundet të keqen dhe fatkeqësinë e saj, edhe pse asgjë nga këto nuk është zbatuar në praktikë.
Ligjshmëria e xhihadit në Islam
Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin e tij për t gjithë njerëzit. E urdhëroi atë të ftojë në rrugën dhe në fenë e drejtë. Ai qëndroi në Mekë duke ftuar që njerëzit të kthehen tek Allahu i Lartësuar me urtësi dhe butësi. Patjetër që ai do të përballej me armiqësinë e popullit të tij, kur ata pane se kjo thirje e re ishte rrezik për qenien e tyre materiale e morale. Porse udhëzimi hyjnor e orientonte Profetin (a.s) t`i bënte kësaj armiqësi me durim dhe falje.
Allahu i Lartësuar thotë:
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tend se, me të vërtetë, ti je nën përkujdesjen tone (Et-Tur, 48)
Hapu rrugën atyre e thuaj paqe, se ata do ta mësojnë. (Ez-Zuhruf, 89)
Thuaju atyre që besuan: Le t`ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e Allahut. (El-Xhathije, 14)
Allahu i Lartësuar nuk e lejoi që të keqës t`i përballesh me të keqe, dëmi me dëm. Ai nuk lejoi të sulmoheshin ata që luftuan ftesën për në rrugën e Zotit, apo të luftoheshin ata që sprovuan besimtarët e besimtaret. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:
Shmange të keqen me mënyrën më tv mire, se ne e dime se ç`përshkruajn ata. (El-Mu`minun, 96)
Tërë lufta (xhihadi) e kësaj periudhe që ishte e urdhëruar nga Allahu i Lartësuar, ishte vetëm argumentimi, siç e përmend edhe në Kuran:
.luftoni ata (me Kuran) në një luftë të madhe. (El-Furkan, 52)
Kur u shtuan vështirësitë e pesekutimet ndoqën njëra-tjetrën, kur kulmi arriti me planifikimin e komplotit për të vrarë Profetin (a.s), ai u detyrua të emigronte prej Mekës në Medinë. Ai urdhëroi gjithashtu edhe shokët e tij të emigrojnë drejt saj e kjo pas trembëdhjetë vitesh pas dërgesës hyjnore:
Kujto kur mohusit komplotonin kundës teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë. (El-Enfalë, 30)
Edhe nëse nuk e mbështesni, atë e ka mbështetur Allahu. (Et-Teube, 40)
Në Medinë, në kryeqyendrën e re të Islamit, u miratua leja për të luftuar kur armiqtë mësynë drejt saj. Aty muslimanët u detyruan të rrëmbenin shpatat për të mbrojtur veten dhe fenë e tyre. Ajeti i pare që zbriti ishte fjala e Allahut:
Ayre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t`i ndihmojë ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thane: Zoti ynë është Allahu. Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t`u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotëfuqishëm. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljen, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjithë çështjeve. (El-Haxh, 39-41)
Në këto ajete gjejmë argumentet e lejimit të luftës:
1. Atyre iu bë padrejtësi fillimisht prej armiqësisë që tregoi populli i tyre nxjerrjen prej shtëpive pa të drejtë, vetëm se donin të praktikonin fenë e tyre e se thoshin : Zoti unë është Allahu.
2. Po të mos ishte leja e Allahut për t`u mbrojtur në këtë mënyrë, prej padrejtësisë së jobesimtarëve të cilët nuk besojnë tek Allahu e as tek Dita e Gjykimit, do të rrënoheshin tërë faltoret në të cilat përmendet emri i Allahut.
3. Tërë qëllimi prej fitores është kryerja e namazit, dhënia e zekatit, urdhërimi për të mira e ndalimi nga e keqeja.
Detyrimi i tij
Në vitin e dytë pas emigrimit, Allahu i Lartësuar e bëri detyrim luftën duke zbritur ajetin kuranor:
Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mire për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini. (El-Bekare, 216)
Xhihadi është farz kifaje
Xhihadi nuk është detyrë e çdo individi musliman, por është farz kifaje, që do të thotë se nëse atë e kryejnë disa prej tyre e armiku largohet, detyrim bie ndaj të tjerëve. Allahu i Lartësuar thotë:
Nuk është e mire që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohen në mesimin e fesë dhe kësht të këshillojnë popullin e vet mbasi të kthehen nga lufta, që t`i frikësohen Allahut. (Et-Teube,122)
O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi, apo të gjithë së bashku. (En-Nisa, 71)
Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpinë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh. (En-Nisa, 95)
Muslimi transmeton nga Ebu Seid El Hudriu (r.a) se Profeti (a.s) dërgoi një delegacion tek fisi Lehejan, degë e Hudhejlit, dhe u tha: Nga çdo dy burra, njëri prej tyre të dale (në luftë) e shpërblimi është mes tyre.Po të detyrohej për të gjithë, kjo do të sillte anomali në interesat materiale të njerëzve, kështu që u detyruan që këtë ta bënin vetëm disa njerëz.
Kur bëhet Lufta (xhihadi) detyrim individual?
Xhihadi nuk mund të jetë detyrim individual, por bëhet deryrim individual vetëm në rastet e mëposhtme:
1.Xhihadi konsiderohet detyrim individual, kur personi është vënë në reshtat e luftës. Allahu i Lartësuar thotë:
O ju që besuat, nëse përballeni me armikun, qëndroni. (El-Enfal, 45)
O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! (El-Enfal, 15)
2. Nëse armiku vjen në vendin në të cilin ndodhen muslimanët, atëherë banorët e vendit e kanë të tërë detyrim të dalin e të luftojnë. Asnjërit prej tyre nuk i lejohet të tërhiqet nga kryerja e detyrës së tij për të luftuar. Kjo nëse zmbrapsja e armikut nuk mund të bëhet ndryshe, por vetëm duke u bashkuar të tërë. Allahu i Lartësuar thotë:
O besimtarë! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush e le ta ndiejnë prej jush grushtin e forte kundër tyre. (Et-Teube, 123)
3. Nëse udhëheqësi i shtetit i kërkon dikujt të dale në luftë, ky i fundit nuk duhet të tërhiqet, por t`i përgjigjet thirrjes së tij. Ibn Abasi tregon se Pofeti (a.s) ka thënë: Ska më emigrim pas çlirimit të Mekës, porse vetëm përpjekje dhe vendosmëri. Nëse ju kërkojnë për luftë, dilni. (Trensmeton Buhariu)
Allahu i Lartësuar thotë:
O besimtarë! Çfarë keni që ngrurroni, e mbrërtheni fort për toke kur ju thuhet: Dilni në luftë, në rrugën e Allahut! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes? (Et-Teube, 38)
Marrë nga Libri: Legjislacioni i Traditës së Profetit (a.s)
Autori i Libirt: Sejid Sabik
Përgatit: teuhid.net
|