Toka është e gjitha xhami Allahu I Lartësuar I ka dhënë këtij Umeti një begati shumë të veçantë. Ajo është se e gjithë toka është xhami për të. Kështu që, kur vjen koha e namazit, muslimani mund të falet kudo që të jetë. Ebu Dherri e pyeti Profetin (a.s):
“Cila është xhamia e pare në tokë?” Ai tha: “Mesxhid El Haram (xhamia në Mekë)”. Ebu Dherri pyeti për së dyti: “Po xhamia e dytë më e vjetër cila është?” Profeti (a.s) tha: “Xhamia El Aksa” (në Kuds të Palestinës). Ebu Dherri pyeti sërisht; “Sa kohë ka patur mes ndërtimit të të dyjave?” Profeti (a.s) u përgjigj: “Dyzetë vjet”. Më pas ai tha: “Kudo që të jesh, në kohën e namazit, ti mund të falesh, pasi e gjithë ajo (toka) është xhami”. Në një transmetim tjetër shënon: “E tëra është xhami”.[Hadith Daif: Temamul Minneh] Vlera e ndërtimit të xhamive Othami transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo që ndërton një xhami për hir të Allahut, duke kërkuar me të kënaqësinë e Allahut, Allahu do t`i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet”.[Transmton Buhariu dhe Muslimi] Ibn Abasi transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo që ndërton një xhami për Allahun, madje edhe nëse është e vogël sa foleja e një zogu Allahu do t`i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet”.[Hadith Sahih pa pjesën (sa vendi që zënë vezët e zogut në fole) Temamul Minneh] Duatë (lutjet) gjatë shkuarjes në xhami Është sunet që gjatë shkuarjes në xhami të bëhet lutje. Më poshtë po përmendim shembuj të këtyre lutjeve: Umu Seleme transmeton se, kur i Dërguari i Allahut dilte nga shtëpia, thoshte: “Me emrin e Allahut, tek Ai mështetem. Kërkoj ndihmë prej Teje, që të mos devijoj dhe të mos më devijojnë, që të mos gaboj dhe që të mos më bëjnë të gaboj, që të mos bëj padrejtësi dhe të mos më bëjnë padrejtësi ose të mos bëj keq dhe as të mos më bëjnë keq”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 5094] Enesi transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kushdo që thotë kur del nga shtëpia e tij: “ Në emër të Allahut, i mbështetem Allahut, nuk ka fuqi dhe pushtet përveç Allahut”, atij do t`i thuhet: “Kjo është e mjaftueshme për ty, ti je i udhëzuar, nën kujdes, i mbrojtur dhe djalli do të qëndrojë larg teje.”[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 5094] Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Abasi se Profeti (a.s) doli për të shkuar në xhami duke thënë: “O Allah! Bëje dritë zemrën time dhe ndriçoje shikimin tim! Ndriçoje të dëgjuarin tim, më ndriço mua nga pas dhe nga ana ime e djathtë. Ndriçoji nervat e mia, gjakun tim, flokun tim, lëkurën time, më ndriço mua!”. Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse një njeri del nga shtëpia, shkon për namaz dhe thotë: “O Allah, unë të lutem Ty me të drejtën e lutësit ndaj Teje dhe me të drejtën e kësaj ecjeje, pasi unë nuk kam dale jashtë në mënyrë arrogante dhe mosfalënderuese apo për t`u dukur apo për fame. Unë kam dale nga frika ndaj zemërimit Tënd dhe duke kërkuar kënaqësinë Tënde. Unë të kërkoj Ty të më shpëtosh nga zjarri dhe të m`i falësh të gjitha gjunahet e mia, pasi askush nuk i fal gjunahet përveç Teje”, Allahu do t`i cakotjë atij shtatëdhjetë mijë engjëj që të kërkojnë falje për të dhe Allahu e drejton fytyrën e Tij drejt tij derisa ai të mbarojë namazin”.[Hadith Daif; Temamul Minneh] Duatë gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia Është sunet për atë që dëshiron të hyjë në xhami, të hyjë me këmbën e tij të djathtë dhe të thotë: “Kërkoj mbrojte nga Allahu i Lartësuar, në Fytyrën e Tij të ndershme dhe në pushtetin e Tij të përhershëm, (të më ruajë) prej shejtanit të mallkuar. Në emër, të Allahut! O Allah, lësho begati të shumta mbi Muhamedin ! O Allah, m`i fal gjunahet e mia dhe hapi për mua dyert e Tua të mëshirës!” Kur ndonjëri dëshiron të dale nga xhamia, ai duhet të dale me këmbët e majtë dhe të thotë: “Me emrin e Allahut! O Allah, lësho begati të shumta mbi Muhamedin. O Allah, m`i fal të gjitha gjunahet e mia dhe hapi për mua dyert e Tua të bamirësisë! O Allah, më mbro nga shejtani i mallkuar!”[Hadith Sahih përveç pjesës ku kërkohet falje në të dyja rastet: Temamul Minneh] Mirësia e shkuarjes në xhami për të falur namaz Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush shkon në xhami (për të falur namaz) dhe kthehet prej saj, Allahu do të përgatisë për të një gosit në xhenet saherë që ai shkon dhe kthehet”.[Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi]
Gjithashtu, Ebu Seidi transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse ju shihni ndonjë që vjen shpesh në xhami, atëherë dëshmoni për besimin e tij. Allahu thotë: “Vizituesit e shtëpive të Allahut janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit” (Et-Teube, 18) Muslimi trabsmeton nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush pastrohet në shtëpinë e tij dhe pastaj niset për në shtëpinë e Allahut për të plotësuar detyrimet që i ka vendosur Allahu, atëherë çdo hap i tij do të fshijë një gjunah dhe tjetri do të ngrejë gradat e tij”. Ebu Derdaja transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Xhamia është shtëpi për çdo njeri të devotshëm dhe atij të cilit xhaminë e ka shtëpi Allahu i jep rehati, liri dhe një rrugë e cila të çon tek kënaqësia e Allahut, për në xhenet”.[Hadith Sahih; Temamul Minneh] Namazi i hyrjes në xhami Ebu Katade transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në xhami, ai duhet të falë dy rekate namaz para se të ulet”. Tri xhamitë më me vlerë Xhabiri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Namazi në xhaminë e shenjtë (në Mekë) është i vlefshëm sa njëqind mijë namaze në ndonjë vend tjetër. Namazi në xhaminë time (në Medine) është i barazvlefshëm me njëmijë namaze falur diku tjetër. Një namaz në Bejt El Makdes (në Kuds) është i barazvlefshëm me pesëqind namaze diku tjetër”.[Transmeton Bejhakiu dhe Sujuti, i cili thotë se hadithi është hasen] Marrë nga Libri: “FIKHUS-SUNNEH Autori i Librit; Sejid Sabik Përgaditi: teuhid.net
|