teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Ushqimet PDF Printoni E-mail
 Përkufizimi: Ushqimet sigurojnë jetesën e njeriut: Allahu I Lartësuar thotë në Kuran:
“Thuaj: Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë”. (El-En`am, 145)

Nuk lejohet veçse ushqimet e mira, të cilat i dëshiron organizmi i njeriut.
Allahu i Lartësuar thotë:
Të pyesin ty (Muhamed), çka u është e lejuar atyre? Thuaju: U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira” (El-Maide, 4)
“Ushqimet e mira nënkuptojnë ato, të cilat i dëshiron shija dhe oreksi i njeriut, sukurse shihet edhe në ajetin e mëposhtëm:
“U lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet” (El-A`raf, 157)
Ushqimet ndahen në dy kategori: shtazore dhe bimore. Ushqimet bimore janë të gjitha të lejuara, me përjashtim të atyre që janë të papastra (plotësisht apo pjesësisht), të dëmshme, dehëse dhe të fituara në mënyrë të padrejtë.
Ushqim plotësisht i papastër konsiderohet p.sh. gjaku, kurse pjesësisht i papastër është p.sh. gjalpi, në të cilin ka ngordhur një mi. Buhariu transmeton se Mejmuna e ka pyetur Profetin (a.s) për ngrënien e gjalpit, në të cilin kishte rënë një mi. Profeti (a.s) i është përgjigjur: “Hidheni miun dhe pjesën e gjalpit rreth tij, kurse gjalpin e mbetur hajeni”.
Duke u bazuar në këtë hadith, kuptohet se, n.q.s. në një ushqim të ngurtë bie një gjallesë e ngordhur, atëherë hidhet gjallesa e ngordhur dhe pjesa e udhqimit rreth saj. Pjesa e mbetur mund të përdoret, nëse vërtetohet se nuk ka rënë në kontakt me gjallesën e ngordhur. Nëse ushqimi është i lëngshëm dhe bie në kontakt me diçka të papastër, ai nuk lejohet të përdoret.
Zuhriu, Euzaiu, Ibn Abasi, Ibn Mes`udi dhe Buhariu kanë thënë: “N.q.s në ushqimin e lëngshëm bie diçka e papastër, ai bëhet i tillë vetëm nëse tjetërsohet. Nëse jo, ai konsiderohet i pastër”.
Ushqim i dëmshëm është ai që përmban lëndë helmuese, si p.sh helmi i nxjerrë nga akrepat, bletët, gjarpërinjtë, bimët helmuese apo substancat inorganike si arseniku. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe mos i vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Madhërishëm me ju.” (En-Nisa, 29)
“Dhe mos e shkatërroni veten tuaj”. (El-Bekare, 195)
Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai që pi helm dhe vret veten, do të jetë duke pirë helm përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit. Ai që e vret veten me një hekur, do të jetë përgjithmonë me atë hekur në dorë duke goditur veten në zjarrin e Xhehenemit”. Helmet janë të ndaluara, nëse sasia e përdorur dëmton shëndetin dhe, veç helmeve, ndalohet çdo lëndë tjetër që shkakton dëm.
Ahmedi dhe Ibn Maxhe transmetojnë se Profeti (a.s) ka thënë: “Mos dëmtoni veten dhe as të tjerët”.[Hadith Sahih ligajrihi; Sahih Ibn Maxhe 2341]
Në këtë kategori klasifikohet edhe duhani, i cili shkakton dëmtimin e shëndetit dhe shpenzimin e kotë të pasurisë. Të tilla janë pijet alkoolike dhe droga. Ndalohet ushqimi i fituar në mënyrë të padrejtë, si p.sh ai i grabitur.
Ushqimet shtazore ndahen në dy lloje: ujore dhe tokësore. Ushqimet shtazore ujore janë të gjitha të lejuara, kurse ato tokësore ndahen në ushqime të lejuara dhe të ndaluara. Feja islame e ka përcaktuar secilën prej këtyre dy kategorive në mënyrë të qartë dhe të detajuar, siç shpjegohet edhe nga ajeti i mëposhtëm kuranor:
“Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveçse kur jeni të detyruar” (El-En`am, 119)

Ky përcaktim i detajuaj përfshin dy çështje:
1- Gjërat për të cilat ka argumente (nga Kurani dhe Tradita Profetike) për lejimin e tyre.
2- Gjërat për të cilat ka argumente (nga Kurani dhe Tradita Profetike) për ndalimin e tyre.

Gjërat për të cilat ka argumente nga Kurani dhe Suneti për lejmin e tyre

Nga Ky grup mund të përmendim kafshët e detit (ujit)
Kafshët e detit janë të gjitha të lejuara, përveç rasteve kur ato përmbajnë helme të dëmshme për shëndetin. Nëse jo, ato janë të gjitha të lejuara, qofshin peshq apo lloje të tjera, të peshkuara apo të gjetura të ngordhura, të kapura nga muslimani apo jomuslimani, pavarësisht nëse kafsha detare I ngjason ndonjë kafshe tokësore apo jo. Kafshët e detit nuk është e nevojshme të pastrohet. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët” (el-Maide, 96)
Darakutni transmeton se Ibn Abasi ka thënë:”Pëshkohet në det dhe hahet çdo ushqim që nxjerr deti”.
Përsa i përket të ngordhurës, Ebu Hurejra (r.a) transmeton se një person e ka pyetur të Dërguarin e Allahut: “O i Dërguari i Allahut, ne udhëtojmë në det dhe mbartim me vete një sasi të vogël uji. Nëse e përdorim atë për të marrë abdes do të vuajmë nga etja. A mund të marrim abdes me ujin e detit”? Profeti (a.s) iu përgjigj; “Uji i detit është i pastër dhe lejohet të hahet e ngordhura që ndodhet në të”.[Hadith Sahih]

Kafshët që jetojnë në tokë dhe në ujë
Ibn Arabiu ka thënë: “Gjykimi më i saktë për këto lloje kafshësh është ndalimi i tyre, sepse, në këtë rast, kemi përplasje të dy argumente, lejuese dhe ndaluese. I japim prioritet argumentit ndalues që të jemi më të sigurt”.
Kurse dijetart e tjerë mendojnë se të gjitha kafshët që jetojnë në ujë janë të lejuara, pa marrë parasysh nëse atom und të jetojnë edhe në tokë.
Përjashtohet nga ky grup bretkosa, për shkak se vrasja e saj është e ndaluar.
Abdurrahman ibn Othmani (r.a) ka thënë se një mjek e ka pyetur Profetin (a.s) rreth bretkosës që të nxjerrë prej saj ilaç, por i Dërguari i Allahut ia ndaloi atij vrajsen e saj. Këtë hadith e transmetojnë Ebu Daudi Nesaiu dhe Ahmedi. Hakimi thotë se ky hadith është i saktë. [Transmetim Sahih; Sahih En Nesai 4355]

Kafshët e tokës që janë të lejuara
Nga kafshët e tokës që janë të lejuara me argumente nga Kurani dhe Suneti mund të përmendim kafshët shtëpiake duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Edhe kafshët Ai i ka krijuar për ju dhe në saje të tyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe hani prej tyre.” (En-Nahl, 5)

“O ju besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kafshëve përveç atyre që do t`ju  njoftohen”. (El-Maide,1)
Kafshë shtëpiake konsiderohen deveja, lopa, bualli, delja, dhia, duke shtuar edhe lopën e egër dhe drerin. Të gjitha këto kafshë janë të lejuara, me konsensusin e juristëve muslimanë. Duke e mbështetur mbi argumente nga Tradita e Profetike, janë të lejuara edhe: pula [transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi], kali [transmetuar nga Buhariu], zebra [transmtuar nga Buhariu dhe Muslimi], lepuri [Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi], hyena [Hadith Sahih; Sahih Et Tirmidhi 1791], karkaleci [Transmeton nga Buhariu dhe Muslimi] dhe zogjtë.
Ibn Abasi transmeton se Khalid Ibn Velidi (r.a) ka vizituar, së bashku me Profetin (a.s) tezen e tij, Mejmune Bintul Harith, e cila i ka ofruar Profetit (a.s)midh hardhuce që ia kishte sjellë një e afërmja e saj nga Nexhdi. Profeti (a.s) e kishe zakon që të mos hante asgjë pa e ditur se ç`është ajo. Gratë kishin rënë dakord që të mos i tregonin se çfarë mishi ishte derisa ta provonte dhe ta dallonte nga shija. Pasi pyeti përsëri dhe e mori vesh se ç`ishte, ai e la atë me përbuzje. Khalidi e pyeti: “A është i ndaluar mishi i hardhucës?” Profeti iu përgjigj: “Jo, por ai nuk përdoret në vendin tim e prandaj e përbuza.” Pastaj tezja ia ofroi mishin e hardhucës Khalidit, i cili e hëngri atë në praninë e Profetit (a.s).[Transmetim Sahih; SAhih Ebu Daud 3794]

Tirdhmidhiu transmeton me një varg të saktë se Abdurrahman ibn Umeri ka thënë: “ E pieta Xhabir ibn Abdullahun nëse lejohet ngrënia e mishit të hienës?” Ai u përgjigj: “PO”  Pastaj e pieta: “A është kafshë që gjuhet?” Ai më tha: “PO”. Unë e pieta përsëri: “A e ke dëgjuar  këtë nga Profeti (a.s)?” Ai më tha: “Po”. [Hadith Sahih; Sahih Et Tirmidhi 1791]

Vlen të përmendet se ngrënien e hienës e kanë lejuar edhe Shafiu, Ebu Jusifi dhe Muhamed ibn Hazmi. Në lidhej me këtë, Shafiu ka thënë: “Arabët e preferojnë dhe e përdorin mishin e hienës, e cila vazhdon të shitet dhe blihet në mes të Safasë dhe Merves (dy kodra në Mekë) pa problem.”
Disa dijetarë e ndalojnë ngrënien e hienës duke argumentuar se ajo është kafshë grabitqare, por hadithi i sipërpërmendur vërteton të kundërtën.

Gjërat për të cilat ka argumente nga Kurani dhe Suneti për ndalimin e tyre

Kurani Famëlartë përmend dhetë lloje ushqimesh të ndaluara (haram) të renditura në këtë ajet kuranor:
Ky ajet kuranor sqaron në mënyrë të detajuaj rastet e përmendura në ajetin e mëposhtëm:
“Është e ndaluar për ju ngrënia e cogtinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të saj që është kafshuar nga egërsirat-përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin. Gjithashtu, është e ndaluar për ju edhe ngrënia e mishit të kafshëve që janë therur për nder të idhujve apo për të kërkuar fatin në fall. Të gjitha këto që u përmendën, janë gjynah”.

“Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura , gjakut të derdhur, mishit të derrit- se këto  janë të ndyta- dhe mishit që është therur në emër të tjetërkujt e jo në emër të Allahut.” (El-En`am, 145)
Ky ajet përmend vetëm katër raste të përgjithësuara, kurse ajeti i pare i trajton ato në mënyrë të hollësishme dhe nuk ka asnjë papajtueshmëri në mes të dy ajeteve.

Marrë nga libri: Fikhus-Sunneh
Autori i Librit: Sejid Sabik
Përgaditi: teuhid.net

Lexime: 140
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
Ju gjindeni ne  :Ballina arrow Fikh arrow Ushqimet

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)