teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Nata e Kadrit PDF Printoni E-mail

Nata e Kadrit është nata më me vlerë e vitit. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:  “Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit. E kush të njoftoi ty se ç`është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”.

 Çdo vepër në këtë natë (leximi i Kuranit, përkujtimi i Allahut etj.) është më e vlefshme se kryerja e të njëjtës punë për një mijë muaj, në të cilën nuk është nata e Kadrit.

Është e pëlqyeshme të kërkuarit e kësaj nata
Pëlqehet që të kërkohet kjo natë gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, pasi Profeti (a.s) përpiqej shumë për këtë gjatë kësaj kohe. Më sipër kemi përmendur se Profeti (a.s) qëndronte zgjuar gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, zgjonte grate e tij dhe më pas qëndronte mënjanë duke bërë adhurim dhe duke u larguar nga marrëdhëniet bashkëshortore gjatë kësaj periudhe. [Buhari dhe Muslimi : Sahih El Xhami]

Cila natë është ajo?
Dijetarët kanë mendime të ndryshme se cila është nata e Kadrit. Disa thonë se ajo është në natën e 21 të, disa thonë se është në natë e 23 të, të tjerët thonë se është natë e 25 të e disa të tjerë thonë se ajo është në natën e 29 të.
Disa thonë se ajo ndryshon nga viti në vit, por gjithmonë është në dhjetëditshëm e fundit të Ramazanit. Megjithatë, shumica e dijetarëve thonë se nata e Kadrit është nata e 27 të.

Ahmedi përcjell nga Ibn Umeri me një zinxhir të vërtetë transmetimi se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush dëshiron ta kërkojë atë natë, le ta bëjë në natën e 27 të.
Ubej ibn Keab ka thënë: “Pasha Allahun që nuk ka zot tjetër përveç Tij, është gjatë Ramazanit”. Ai u betua për këtë dhe tha se e dinte cila natë ishte.
Ai tha se ishte nata, gjatë së cilës Profeti i kishte urdhëruar të faleshin, nata e 27 të. Shenja e saj është dielli që lind në mëngjes, i bardhë dhe pa rreze.

Falja e namazit dhe lutjet në natën e Kadrit
Buhariu dhe Muslimi përcjellin nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo që falet në natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblim, do t`i fallen të gjitha gjunahet e tij të mëparshme”.
Përsa i përket lutjes në natën e Kadrit, Aishja (r.a) ka thënë se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut: “O i Dërguai i Allahut! Nëse unë e di se cila është nata e Kadrit, çfarë duhet të them gjatë saj? Profeti (a.s) ka thënë “Thuaj: “O ALLAH! Ti je Falës dhe e do faljen. Më fal mua!” Lusim Allahun xh.sh të na i fal gjunahet Allahume Amin !!!

Marrë nga Libri: FIKHUS-SUNNEH
Autori i Librit: Sejid Sabik
Pregatit: teuhid.net

Lexime: 167
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)