Ezani është thirrja e cila, me fjalë të veçanta, i lajmëron njerëzit se koha e namazit ka filluar. Ajo është thirrja për mbledhjen e njerëzve dhe gjithashtu është edhe pasqyrim i praktikave islame. Ezani është detyrim (ose thirrja e tij është shumë e preferuar).
El-Kurtubiu dhe të tjerët kanë thënë se ezani, edhe pse ka shumë pak fjalë, përmbledh të gjitha themelet e besimit. Ai fillon me deklarimin e madhështisë së Allahut, duke theksuar eksistencën dhe perfeksionin e Tij. Ezani përmend njëshmërinë e Zotit, mohon politeizmin dhe dëften profecinë e Muhamedit (a.s). Ai i thërret njerëzit tek disa veprime të caktuara të bindjes, pasi dëshmon se Muhamedi (a.s) është i Dërguar i Allahut dhe gjithashtu thërret për mirëqenien e cila është e përjetshme, duke theksuar kthimin tek Allahu. Për më tepër ezani përsërit me force shprehëse disa prej gjërave që u përmendën deri tani. Mirësitë dhe dibitë e ezanit Shum hadithe përshkruajnë mirësinë e ezanit si dhe mirësitë që fiton personi që thërret atë. Këto hadithe janë si më poshtë: Ebu Hurejra (r.a) ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë vlere ka ezani dhe rreshti i pare (gjatë faljes me xhemat), atëherë ata do të garonin për të. Nëse ata do ta dinin shpërblimin për faljen e namazit të drakes, herët në kohën e tij, atëherë ata do të garonin për të. Dhe nëse ata do ta dinin shpërblimin për namazin e jacisë dhe atij të mëngjesit me xhemat, ata do të vinin ta falnin atë, nëse do t`u duhej të zvarriteshin”. Muavije tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Muezinët do të kenë qafat më të gjata nga të gjithë njerëzit e tjerë në Ditën e Ringjalljes”. Ebu Derdaja transmeton se ka dëgjuar Profetin (a.s) duke thënë: “Nëse tre persona nuk e thërasin ezanin dhe nuk e falin namazin, atëherë shejtani zotëron kontroll mbi ta”. [Hadith Hasen; Sahihul Xhami] Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Imami është një njeri i besuar dhe muezini është ai të cilit i zihet besë. O Allah! Udhëzoji imamët dhe fali muezinët!”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 517] Ukbe ibn Amir ka treguar se ka dëgjuar Profetin (a.s) duke thënë: “ Zoti juaj, i Larti, kënaqet nga një njeri që është duke ruajtur delet në kullotën e tij. Kur vjen koha ai thërret ezanin, të cilin e pason me namaz.Allahu i Lartësuar thotë: “Shikojeni robin Tim që po thërret ezanin dhe po e fal namazin nga frika që ka ngaj Meje. Unë e kam falur robin Tim dhe e kam lejuar atë që të hyjë në xhenet”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1203] Ezani, ngjarja që qëndron pas tij Ezani u bë pjesë e Sheriatit gjatë vitit të pare, pas emigrimit në Medine Hadithet sqarojnë se çfarë çoi në vënien në jetë të tij. Nafi`a transmeton se Ibn Umeri ka thënë: “Muslimanët mblidheshin, e llogarisnin kohën e namazit dhe askush nuk i thërriste ata. Njëherë, ata folën në lidhje me këtë gjë. Disa thane: “Duhet te kemi një kambanë sikurse kristianët”.Të tjerët thane: “Duhet të kemi një bori sikurse çifutët”. Umeri (r.a) propozoi: “E pse nuk caktojmë një person që t`i thërrasë të tjerët për namaz?” I Dërguari I Allahut tha: “Çohu Bilal dhe thirre ezanin për namaz!” Abdullah ibn (Zejd bin) Abd Rabih ka transmetuar: “Kur ishte çështja për të caktuar përdorimin e ziles në thirrjen e njerëzve për namaz, Profeti (a.s) nuk e pëlqeu këtë gjë sepse ajo i përngjante praktikës kristiane. Ndërkohë që po flija, në ëndërr më erdhi një burrë që mbante në dorë një zile.I thashë: “O rob i Allahut! A do të ma shesësh këtë zile? “Ai tha: “Çfarë do të bësh me të?” Iu përgjigja: “Do t`i thërras njerëzit në namaz”.Ai tha: “A ta them një gjë më të mire se kjo?” Unë i thashë: “Sigurisht!” Ai tha: “Ti duhet të thuash: Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Esh`hedu en la ilahe il-Allah, Esh`hedu en la ilahe il-Allah, Esh`hedu enne Muhameden Redulullah, Esh`hedu enne Muhameden Resulullah, Haja ale-salah, haja-salah, Haja alel-felah, Haje alel-felah, Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-Allah”. Pastaj, ai u largua në njëfarë distance dhe tha: “Kur të çohesh për t`u falur, thuaj: Allahu Ekber, Allahu Ekber, Esh`hedu en la ilahe il-Allah, Esh`hedu enne Muhameden Resulallah, Haja ales-salah, Haja alel felah, Kad kametis-salah, kad kametis-salah, Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-Allah”. Kur erdhi mëngjesi, shkova tek i Dërguari i Allahut për t`i treguar se çfarë kasha pare në ëndërr. Ai më tha: “ëndrra jote është e vërtetë! ( Në dashtë Allahu!) Shko tek Bilali, tregoj atij se çfarë ke pare dhe shkova tek Bilali, i tregova çfarë të bënte dhe ai e thiri ezanin. Umeri ishte në shtëpinë e tij kur e dëgjoi atë. Ai doli me mantelin e tij duke thënë: “Pasha Atë që të ka dërguar ty me të vërtetën, unë pashë të njëjtën ëndërr sikurse edhe ai”. Profeti (a.s) tha: “Falënderimi qoftë për Allahun!” Marrë nga Libri: “FIKHUS-SUNNEH” Legjislacioni i traditës së Profetit (a.s) Autori i Librit: Sejid Sabik Shkroi: teuhid.net
|