teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Barazia nė ndėshkim nė periudhėn e paditurisė dhe nė Islam PDF Printoni E-mail

“Mos mbytni atë që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e kërkon e drejta! E, kur dikush vritet pa të drejtë, kujdestarit të tij i kemi dhënë autoritet, por edhe ai most a teprojë në vrasje, sepse ai është i ndihmuar (nga ligji dhe drejtësia islame).” (El-Isra, 33)

 

Barazia në ndëshkim në periudhën e paditurisë dhe në Islam

Sistemi i dënimit me vdekje tek arabët ka qenë i ndërtuar mbi baza fisnore, ku i tërë fisi ishte përgjegjës për krimin që kryente  ndonjëri prej pjesëtarëve të tij, përveçse në rastin kur hiqte dorë prej tij dhe e njoftonte këtë në mbledhjet e përgjithshme.

Kështu, kujdestari i gjakut kërkonte barazinë në nëshkim jo vetëm prej vrasësit, por edhe prej pjesëtarëve të tjerë të fisit të tij. Në këtë kërkesë këmbënguljej aq shumë e kërkohej të zgjerohej rrethi i personave ndaj të cilëve duhej hakmarrë, saqë kjo gjë merrte përmasa të mëdha e ndizej zjarri i luftës mes dy fiseve; atij të vrasësit dhe fisit të të vrarit.

Kërkesa për zgjerimin rritej më tepër, nëse vrasësi ishte prej fisnikëve, apo prej parisë së popullit të tij. Disa fise e linin pas dore këtë kërkesë duke shtrirë mbrojtjen e saj mbi vrasësit e duke mos i kushtuar të afërmve të të vrarit asnjë interes. Kështu ndizeshin luftërat të cilat sillnin vdekjen e shumë të pafajshmëve.

Kur u shfaq Islami, ai vuri kufij këtij sistemi të padrejtë duke njoftuar se vetëm krimineli është përgjegjës për krimin e tij. Vetëm ndaj tij duhej të zbatohej barazia në ndëshkimin e për këtë në Kuran thuhet:
“O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, shkllavi për shkllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi me të mire. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një denim të dhembshëm.” (El-Bekare, 178)

Nëse zgjedhin ndëshkimin e barabartë e jo faljen
Bejdaui, në komentimin e këtij ajeti, ka thënë: “Para Islamit, mes dy lagjesh arabe, kishte gjaqe e njëri prej tyre ishte më i fuqishëm se tjetri. Këta u betuan se do të vrisnin ë lirin nga para tjetër për një rob të tyrin, mashkullin për femrën. Kur erdhi islami, ata kërkuan gjykimin e Profetit (a.s) e zbriti ky ajet, i cili i urdhëroi ata që të linin grindjen me njëri-tjetrin”.
Ky ajet dëften se:
Allahu i Lartësuar e shfuqizoi sistemin e mëparshëm dhe detyroi barazinë tek të vrarët. Nëse nuk e falin dhe zgjedhin ndëshkimin e barabartë dhe kërkojnë zbatimin e tij, atëherë i liri vritet nëse vret një të lire, robi vritet nëse vret një rob si aid he gruaja vritet nëse vret një grua.
Kurtubiu ka thënë: “Ky ajet ka ardhur sqarues i dispozitës së llojit, nëse vret llojin e tij. Kështu, sqaron dispozitën e të lirit nëse vret një të lire, të robit nëse vret një rob, të femrës nëse vret një femër dhe nuk ka cekur njdonjërin prej llojeve nëse vret një tjetër”.
Ajeti është i qartë dhe gjithëpërfshirës e këtë e sqaron edhe ajeti tjetër:
“E Ne obliguam për ta në Teurat që jeta paguhet me jetë….”(El-Maide, 45)

Profeti (a.s) e sqaron këtë me praktikën e tij kur ai ndëshkoi me vrasje në hebre, sepse ai kishte vrarë një grua. Këtë gjë e ka thënë edhe Muxhahidi.
2. Nëse kujdestari i gjakut e fal vrasësin, ai ka të drejtë të kërkojë shpagimin në të holla (pagesë e gjakut). Kjo kërkesë duhet që të bëhet butësisht e jo me dhunë apo ashpërsi. Vrasësi ka për detyrë t`i jape dëmshpërblimin në të holla (pagesën e gjakut) falësit, pa ia vonuar atë.

3.Kjo dispozitë, të cilën Allahu i Lartësuar e ka vërë, pra, e drejta për t`u hakmarrë apo për të falur duke pranuar pagesën e gjakut, është lehtësishm prej Allahut dhe mëshirë, ku ai e ka zgjeruar rrethin e marrjes së të drejtës duke mos e kufizuar atë vetëm me njërën prej tyre.

4. Kush kryen armiqësi ndaj vrasësit dhe e vret atë pas faljes, ai vetë ka ndëshkim të dhimbshëm; me vrasjen e tij në këtë botë, ose me zjarr në Ahiret.
Buhariu transmeton nga Ibn Abasi (r.a) të këtë thënë: “Tek bijtë e Izraelit ekzistonte barazia në ndëshkim por ata nuk kishin pagesën e gjakut. Allahu i Lartësuar thotë për atë popull: “Iu obligua atyre ndëshkimi i barabartë për të vrarët….”, që u citua në ajetin e mëposhtëm.
Në ajetin “Kujt i falet diçka nga vëllai i tij”, fjala “falje” do të thotë të pranojë dhënien e pagimit të gjakut në vrasjen e qëllimshme, edhe “ndjekja me të mire” është të ndjekë kërkuesin e pagimit të gjakut me të mire e t`i paraqesë atij kërkesën butësisht. “Ky është lehtësim prej Zotit tuaj dhe mëshirë”

5. Allahu i Lartësuar ka ligjëruar barazinë në ndëshkim, sepse në të ka jetë dhe vazhdimësi të saj për njerëzit, pasi ai që ka ndërmend të vrasë, nëse e di se do të ndëshkohet, frikësohet dhe nuk e bën një gjë të tillë. Kështu, ai nga njëra anë i jep jetë vetës, por nga ana tjetër i jep jetë edhe atij që desh të vriste.

6. Islami e la të drejtën e kërkimit të gjakut në dorën e kujdestarit të të vrarit, ashtu siç ishte zakon tek arabët.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Mos mbytni atë që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e kërkon e drejta! E, kur dikush vritet pa të drejtë, kujdestarit të tij i kemi dhënë autoritet, por edhe ai most a teprojë në vrasje, sepse ai është i ndihmuar (nga ligji dhe drejtësia islame).” (El-Isra, 33)
Me kujdestar nënkuptohet ai që ka në dorë çështjen e marrjes së gjakut dhe është trashëgimtar i të vrarit!.Vetëm ai ka të drejtën  e kërkimit të gjakut, por jo autoritet sunduese të vendit. Nëse ai nuk e kërkon gjakun, nuk zbatohet ligji i barazisë në ndëshkim ndaj vrasësit. Autoriteti i kujdestarit që përmendet në ajetin e mësipërm nënkupton të drejtën mbi kujdestarit që përmendet në ajetin e mësipërm nënkupton të drejtën mbi vrasësin. Ky autoritet i jepet atij për të evituar mundësinë e lëshimit të ndonjë vendimi për falje, pa dëshirën e tij. Kujdestari i të vrarit është dëmtuar nga krimi, prandaj atij i digjet zemra për ta marrë vetë hakun. E po të lihej kjo punë kështu, vrasja dhe krimet nuk do të kishin të sosur.

7. Autori i librit “el-Menar”, kur ka komentuar këtë ajet, ka thënë: “Ky ajet i urtë vendos se jeta kërkohet vetë si jetë dhe se ndëshkimi i barabartë është një prej mënyrave të marrjes së jetës, sepse kur e di se ai, nëse vret dike, do të vritet për të, frikësohet prej vrasjes. Kështu ruan jetën e tij që do të vrasë dhe jetën e vet. Ndërsa po të mjaftohet vetëm me pagesën e gjakut, të vrasë dhe jetën e vet. Ndërsa po të mjaftonte vetëm me pagesën e gjakut, të vrasë dhe jetën e vet. Ndërsa po të mjaftonte vetëm me pagesën e gjakut, nuk do ta ndalonte çdo njeri prej vrasjes, nëse do të mundej. Ka njerëz shpenzojnë shumë për të marrë hak prej armikut të tij. Ky ajet shpreh mrekullueshëm dhe sqaron e eviton akuzën që i vihet veprës së marrjes së shpirtit me anë të ndëshkimit të barabartë, duke e bendiur njeriun që ta pranojë vendimin e barazisë. Këtë ndëshkim nuk e ka quajtur vrasje, apo ekzekutim, por e qaun barazi mes njerëzve e cila siguron jetë të lumtur për ta”

Marrë nga Libri: Legjislacioni i Traditës së Profetit (a.s)
Autori i Libirt: Sejid Sabik
Përgatit: teuhid.net

Lexime: 131
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)