Pse Islami e ndaloi mishin e derrit?

A të ka shkuar ndonjeherë ndërmend se pse islami e ndalon ngrënien e mishit të derrit? Pra, këtu në këtë artikull do të mundohem që t’ju spjegoj arsyen.

Sigurisht që shumicës prej jomuslimanëve ju sillet  nëpër kokë çështja se, pse muslimanët largohen nga ngrënia e mishit të derrit. Arsyen, se pse mishi i derrit është i ndaluar në islam, do të mundohemi që ta  spjegojmë në këtë artikull në detaje.

Ne të gjithë e dimë se ngrënia dhe pirja ka një efekt të madh në shëndetin tonë. Pra, islami ka vendosur kufij se çfarë ushqimi duhet të konsumojmë. Gjëja kryesore rreth ushqimit që na ka treguar islami është ndalimi i ngrënies së mishit të derrit për shkaqe higjienike dhe për ta mbajtur shpirtin të pastër.

Islami na mëson se si ta mbajm veten tonë të pastër gjatë kryerjes së namazeve ditore dhe gjat kryerjes së dhikrit ( përmendjes së Allahut ) i cili është përkujtimi  i Allahut.

Islami gjithashtu na mëson që të veprojmë punë të mira dhe të largohemi nga punët dhe veprat e këqija, që çdo njeri i ka këto dy lloje të durisë njerzore.

Pra, sipas raporteve mjekësore , derri është një dietë e dëmshme. Ngrënia e mishit të derrit shkakton vetmi në karakterin e njeriut. Nuk dua që të jem ofendues ndaj atyre që hanë mishin e derrit por kjo është vetëm për të zbuluar arsyen se pse islami e ndalon mishin e derrit.

Të hash diçka që të shkakton dhimbje në trup, e dëmton shpirtin, sepse jeta e njeriut mvaret nga ajo se çka hyn në trupin e tij.

Ushqimin që ne gjithë e konsumojmë nuk hyn vetëm në stomak, në zorrë dhe të shëndrohet në jashtqitje. Por trupi e thithë vetëm ushqimin dhe e dërgon në çdo pjesë të trupit, duke përfshirë këtu edhe trurin e njeriut. P.SH. Nëse ju nuk pini ujë një dit të tërë, a nuk fillon që t’ju dhemb koka? Po, fillon që t’ju dhemb koka, sepse trurit tonë i nevojitet uji dhe nëse keni një gotë me ujë do të ndjeheni më mirë sepse uji zhytet në çdo pjesë të trupit. Nëse uji ishte vetëm për të kaluar nëpër stomakun e njeriut  dhe të shkon në fishekëz , a nuk do të vazhdon që të ju dhemb koka?

Ja pra le ti lexojmë detajet se çfarë bën derri në jetën e tij. Natyra e tij është se ai është përtac, dembel dhe i ha jashtëqitjet e njeriut , dhe çdo gjë tjetër që do të gjen. Trupi i tij është plot sëmundje dhe kjo është arsyeja se pse nuk duhet të konsumohet mishi i derrit.

Gjithashtu thuhet se derri ka  më shumë yndyrë  se çdo mish tjetër, dhe zgjat më shumë kohë për tu tretur, 16 lloje të mikrobeve të dëmshme janë zbuluar në mishin e derrit.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e shiritit janë në numër më të madh në vendet ku konsumohet mishi i derrit më shumë. Njerëzit që janë të prekur nga këto sëmundje zakonisht vdesin ose ju duhet një terapi e gjatë që të shërohen dalë ngadalë.

Disa mjekë kanë thënë se askush nuk është i mbrojtur nga këto sëmundje dhe nuk ka shërim, ska ilaçe dhe antibiotikë, drogat janë të padobishme që ti mbysin këta krimba vdekjeprurës.

Nuk ka asnjë garancion që të jeni të sigurt nëse hani mish derri  dhe më e dobishme për ju është që ti largoheni këtij lloj të ushqimi.

Pra këtu keni një përgjigje se pse islami e ndalon mishin e derrit. Por në qoftë se një musliman nuk ka asgjë tjetër për të ngrënë që të mbijetoj ai mund që të konsumon mish derri që të mbijetojë. Por jo të ngihet me këtë ushqim, por vetëm sa për të mbetur gjallë.

Shpresoj që të jeni të kënaqur me këtë artikull, unë jam musliman dhe jam i gëzuar ta ndaj me ju këtë artikull.

Disa arsye për moskonsumimin e mishit të derrit

Ka shumë arsye për moskonsumimin e mishit të derrit dhe të derivateve të tij.  Kryesore është ndalesa kur’anore. Arsyet tjera janë botërore dhe argumentohen me mjekësi apo tradita historike. Ja disa të dhëna të cilat i shfrytëzojmë nga një shkrim i Hajdar Hulusisë:

1. Derri është shtazë dhëmbëshqyese dhe bën pjesë në mesin e egërsirave, bishave. Është e njohur që mishi i bishave për shkak të aromës dhe shijes specifike shumë rrallë merrë pjesë në ushqimin e njerëzve.

2. Prej të gjitha kafshëve shtëpiake, i vetmi është derri që e hanë fëlliqësirën e vet si dhe fëlliqësirat e gjallesave tjera, po ashtu, me kënaqësinë më të madhe shtrihet dhe dëfrehet në të.

3. Derri është i vetmi prej të gjitha kafshëve shtëpiake hanë këlyshin (të voglin) e vet,  atë prej tij duhet ta largojnë mbikqyrësit.

4. Derri është i vetmi prej të gjitha kafshëve shtëpiake që i sulmon fëmijët me qëllim që t’i hajë. Është shënuar një numër i madh rastesh ku nga pakujdesia e faktorit njeri këtë qëllim derri e ka realizuar.

5. Derri është i vetmi prej të gjitha kafshëve shtëpiake që ushqehet edhe me coftina, sikurse hijena.

6. Për shkak të mënyrës së jetesës dhe ushqimit, derri është bartës i shumë sëmundjeve infective.

7. Prodhimet e derrit janë produkt i ushqimit të tij, pastaj metabolizmi i tij, krijimi i indeve, gjakut dhe limfës është rezultat i asaj. Për këtë arsye mishi dhe yndyra e kësaj kafshe është e kualitetit të dobët, e rëndë për tretje dhe shpesh e rrezikshme për shëndet.

8. Duke pasur parasysh të dhënat e mësipërme - në shumë vende të zhvilluara të Perëndimit, përpunimet e derrit në ushqim kanë arritur në minimum. Në përdorimin masovik janë ende vetëm vendet më të varfëra dhe më të prapambetura, ku zotëron padituria dhe uria.

9. Shumica dërmuese e prodhuesve në Perëndim e shënon përbërjen e ushqimit, që t’i ndihmojë konsumatorëve në përzgjedhjen e ushqimit si në aspektin fetar e tradicional - kulturor, por ashtu edhe në aspektin shëndetësor.

Dhe  Allahu xh.sh reptësisht e ndalon mishin e derrit:

Allahu thotë: “U janë (lejuar t'i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron.” (Kur`an Maide:5)

"Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues. (Kur`an Maide:3)

“(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues..” (Kur'an, Bekare:173)

“Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar)”. (Kur`an Maide:5) 

Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 479
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy