Namazi i vitrit

 Vlera i vitrit është namazi që e ka praktikuar vetë Profeti (a.s) dhe ka inkurajtuar edhe të tjerët që ta praktikonin. Si të tillë, namazi i vitrit përfshihet në Es-sunah el-mu`ekkedeh (Sunete të theksuara, të forta).

Aliu (r.a) thotë: “Namazi i vitrit nuk urdhërohet si namazet e detyrueshme, por Profeti (a.s) e falte atë dhe thoshte: “O ju njerëz të (pauses) Kuranit, faleni namazin e vitrit, sepse Allahu është një dhe Ai e do tekun”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1416]
Mendimi i Ebu Hanifes se namazi i vitrit është i detyrueshëm (vaxhip) është i dobët. Ibn El Mundhir thotë: “Nuk njoh ndonjë që pajtohet me mendimin e Ebu Hanifes lidhur me këtë çështje”.

Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe transmetojnë se Muhdixhi (një njeri nga fisi Kinane) dëgjoi prej njërit nga ensarët, me nofkën Ebu Muhamed të thotë se namazi i vitrit është i detyrueshëm. Ai shkoi tek Ubadah ibn Es Samit dhe i tregoi atij se çfarë kishte thënë Ebu Muhamed.
Ubadah e vrojtoi: “Ebu Muhamed ka gabuar pasi unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Pesë namaze janë urdhëruar nga Allahu për robërin e tij. Kushdo që i kryen ato pa ndonjë të metë, Ai do të ketë një pakt me Allahun dhe Ai do ta fuse atë në xhenet. Dhe kushdo që nuk i kryen ata, nuk do të ketë asnjë pakt me Allahun dhe nëse dëshiron Ai, mund ta dënojë atë dhe nëse Ai dëshiron, mund ta falë”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 425]

Gjithashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Talha ibn Ubejdullah se Profeti (a.s) ka thënë: “Pesë namaze gjatë ditës dhe natës janë urdhëruar nga Allahu”. Duke dëgjuar këtë, një beduin e pyeti Profetin (a.s): “A ka ndonjë gjë tjetër për mua përsa i përket namazit?” Profeti (a.s) i tha: “Jo, por vetëm nëse dëshiron të falësh vullnetarisht”.

Koha e faljes së namazit të vitrit
Të gjithë dijetarët pajtohen me mendimin se koha e namazit të vitrit fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri me hyrjen e namazit të sabahut.
Ebu Tamim El Xhejshani tregon se Amër ibn El Asi gjatë hutbes së Xhumasë iu drejtua njerëzve: “Allahu ka shtuar një namaz për ju dhe Ai është namazi i vitrit. Faleni atë mes namazit të jacisë dhe namazit të sabahut”. Ebu Temimi tha: “Ebu Dheri më kapi për dore dhe ne së bashku shkuam në xhami tek Ebu Basra dhe (Ebu Dherri) tha: “A e dëgjove atë që sapo tha Amri nga i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjij: “E dëgjova atë nga i Dërguari i Allahut”. [Hadith Sahih; Sahihul Xhami]

Ebu Mesud El Ensari tregon : “Profeti (a.s) e falte namazin e vitrit në pjesën e pare të natës ose në pjesën e mesit ose në pjesën e fundit”.[Transmeton Ahmedi me një zinxhir të vërtetë transmetimi]
Abdullah ibn Ebu Kajs tregon se ai e ka pyetur Aishen (r.a) rreth namazit të vitrit të Profeti (a.s) dhe ajo ka thënë: “Disa her ai e falte në pjesën e pare të natës dhe disa here e falte në fundin të saj”. Më pas Abdullahu e pyeti; “Si ishte këndimi i tij, me zë apo pa zë?” Ajo u përgjigj: “Ai i praktikonte të dyja. Disa here e këndonte me zë dhe disa here pa zë. Disa her ai merrte gusul dhe flinted he disa here merrte  abdes dhe flinte (d.m.th kur ishte i papastër, pas marrëdhënieve seksuale)”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1437]

Preferohet që namazi i vitrit të falet më herët, nëse dikush e ndjen se nuk mund të ngrihet në pjesën e fundit të natës. Në anën tjetër këshillohet që ky namaz të shtyhet për më vonë, nëse ndonjë mendon se është i aftë që ta falë atë në pjesën e fundit të saj. Nëse ndonjë mendon se nuk mund të ngrihet ta falë namzin në pjesën e vonë të natës, atëherë ai duhet të falet më herët para fjetjes.

Sad ibn Uekas e falte namazin e jacisë në xhaminë e Profetin (a.s) dhe pastaj falte një rekat namaz vitër pa bërë ndonjë shtesë në të. Njerëzit i thane atij: “Ebu Is`hak, a e fal namazin e vitrit vetëm me një rekat pa bërë ndonjë (rekat) shtesë në të?” Ai u përgjigj: “Po sepse e dëgjova të dërguarin e Allahut duke thënë: “Ai që nuk flen derisa ta falë namazin e vitrit është i kujdesshëm”.[Transmeton Ahmedi dhe treguesit e tij janë të besueshëm]

Natyra e tij dhe numri i rekateve
Lejohet që namazi i vitrit të falet me nga dy pastaj të falet një rekat me teshehud dhe teslim. Po ashtu është e lejueshme të fallen të gjitha rekatet me dy teshehude dhe teslim. Ndonjë mund të falë një numër rekatesh njëri pas tjetrin pa bërë ndonjë teshehud, përjashtuar rekatin e parafundit në të cilin kryhet teshehudi dhe pastaj ngrihet për të falur rekatin e fundit, kryen një teshehud tjetër dhe më pas e përfundon namazin me teslim. Ndokush mund t`i falë të gjitha dhe të bëjë një teshehud dhe një teslim në rekatin e fundit të namazit të vitrit. Gjithashtu kjo është e lejueshme dhe mund të shihet tek Profeti (a.s).

Përsa i përket trembëdhjetë rekateve të vitrit, Tirmidhiu thotë: “është transmtetuar nga Profeti (a.s) se ai e falte namazin e vitrit me trembëdhjetë, njëmbëdhjetë, nëntë, shtatë, pesë, tre ose një rekat”.
Në anën tjetër Is`hak ibn Ibrahimi thotë: “Kuptimi i asaj se Profeti (a.s) e falte namazin e vitrit me trembëdhjetë rekate është se gjatë natës ai falte trembëdhjetë rekate duke përfshirë edhe namazin e vitrit dhe kështu namazi i natës njihet si vitër”.

Pikëpamja e Ibn Kajimit është se “ Suneti i vërtetë dhe autentik është që vitri të falet me shtatë ose pesë rekate të bashkangjitur, ashtu siç tregon Umu Seleme në hadithin e transmetuar prej saj. Ajo thotë se Profeti (a.s) e falte namazin e vitrit me pesë ose shtatë rekate, pa i ndarë ato me ndonjë telsim apo ndonjë fjalë”.[Hadith Sahih; Sahih Ibn Maxhe 1192]

Këndimi i Kuranit gjatë namazit të vitrit
Lejohet që pasi të këndohet Fatihaja, të këndohet cilado sure sipas dëshirës së besimtarit. Aliu (r.a) thotë: “Nuk ka asnjë pjesë Kurani që përjashtohet, kështu që faleni namazin e vitrit ashti si të doni”.
Megjithatë, preferohet që nëse e fal vitrin me tre rekate, në të parin këndohet El A`la pas këndimit të Fatihasë. Në rekatin e dytë preferohet të këndohet El Kafirun. Në rekatin është mire të këndohen tre suret e fundit të Kuranit. Kjo transmetohet nga Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu duke e vlerësuar si hasen transntimin e Aishes që thotë se Profeti (a.s) këndonte El A`la në rekatin e pare, El Kafirun në rekatin e dytë dhe në rekatin e tretë tri suret e fundit të Kuranit. (Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1425]

Kunuti i Vitrit
Është pjesë e Sunetit të lutesh më kunutin 1   në namazin e vitrit gjatë gjithë vitit.
Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe të tjerët transmetojnë se El-Hasan Ibn Aliu ka thënë se i Dërguari i Allahut i ka mësuar atij fjalët (e mëposhtme) për t`i thënë në namazin e vitrit:
“ O Allah, më drejto mua me ata që i ke drejtuar!
Më siguro mua me ata që i ke suguruar!
Më merr mua në mbrojtjen tënde me ata që i ke mbrojtur!
Më beko në atë që Ti më ke dhënë!
Më mbro mua nga çdo e keqe
Që Ti ke urdhëruar sepse vetëm Ti urdhëron!
Ty askush nuk mund të të jape urdhëra
Nuk ka përçmim për atë që është nën varësinë Tënde.
I Madhëruar dhe i Lartësuar je Ti, Zoti ynë!”
[Nesai bën dallim nga transmetuesit e tjerë të hadithit, sepse në fund ka transmetuar frazën “ Allahu e bekoftë Profetin Muhamed”]. Tirmidhiu e quan këtë hadith hasen dhe thotë: “… nuk dihet asgjë më autentike se kjo nga Profeti (a.s) në lidhje me kunutin”.[Hadith SAhih; Sahih Ebu Daud 1425]

Fusnota
_______________________________________________________
1 Kunut nënkupton “ të jesh i nënshtuar” ose “të qëndurar në këmbë”. Në kontekstin tonv ai i referohet një lutjeje të veçantë që kryhet në një namaz të vacant gjatë qëndimit në këmbë.-Shënimi i redaktorit.

Sejid Sabik
Teuhid.net

 

Hits: 1610
Comments (1)Add Comment
...
written by ..., January 29, 2012
1 Kunut nënkupton “ të jesh i nënshtuar” ose “të qëndurar në këmbë”. Në kontekstin tonv ai i referohet një lutjeje të veçantë që kryhet në një namaz të vacant gjatë qëndimit në këmbë.-Shënimi i redaktorit.

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy