Kohët në të cilat është e ndaluar falja e namazeve

 Është e ndaluar falja pas namazit të sabahut nga koha e lindjes së diellit deri kur dielli të jetë ngritur në horizont sa gjatësia e një shtize, kur dielli është në pikën e tij kulmore derisa ai lëviz drejt perëndimit dhe po ashtu edhe pas namazit të iqindisë, derisa të perëndojë dielli.

Ebu Seid ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: “ Nuk ka namaz pas iqindisë derisa të perëndojë dielli, nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli”.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Amër ibn Abese tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut: “ O i Dërguar i Allahut! Më trego në lidhje me namazet!”. Profeti (a.s) i ka thënë: “Fale namazin e sabahut dhe pastaj mos u fal derisa dielli të ketë lindur dhe të ngrihet, sepse ai lind midis brirëve të shejtanit. Kjo është koha në të cilën atij i gjunjëzohen jobesimtarët. Pas kësaj kohe falu, sepse namazi yt do të jetë i dëshmuar, derisa hija e njështize të bëhet më e vogël se gjatësia e saj. Pas kësaj, ndaloje faljen, sepse në këtë kohë xhehnemi ushqehet me lëndën e tij djegëse. Kur vjen hija, ti mund të falësh sepse namazi yt do të jetë i dëshmuar (nga engjëjt), derisa të falësh namazin e iqindisë. Pas tij, largohu nga falja derisa të perëndojë dielli, sepse ai perëndon midis brirëve të shejtanit dhe ajo është koha kur jobesimtarët I gjunjëzohen atij”.[Transmeton Ahmedi dhe Muslimi]

Ukbe ibn Amir ka thënë: “ Janë tre kohë gjatë së cilave Profeti (a.s) na ndaloi nga falja e namazit dhe nga varrosja e të vdekurve tanë : lindja e diellit derisa dielli të jetë ngjitur në horizont ( në njëfarë lartësie), kur dielli vshtë në pikën kulmore të tij dhe kur dielli është duke perënduar, derisa perëndimi i tij të jetë kryer plotësisht”.[Transmeton “Grupi”,përveç Buhariut].

Mendimet e dijetarëve në lidhje me të falurin pas namazit të sabahut dhe namazit të iqindisë

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se muslimani mund t`i plotësojë namazet e humbura pas namazit të sabahut dhe atij të iqindisë. Kjo bazohet në fjalët e Profetit (a.s): “Nëse dukush e harron namazin, ai duhet ta falë sapo të kujtohet për të”.

Përsa i përket namazeve vullnetare, disa sahabë nuk e pëlqenin faljën e tyre gjatë kohëve në fjalë.Këta sahabë ishin Aliu, Ibn Mesudi, Zejd ibn Thabit, Ebu Hurejra dhe ibn Umeri.
Umeri I godiste ata persona që falnin dy rekate pas namazit të iqindisë ( në praninë e sahabëve të tjerë) dhe nuk qortohej asnjëherë për një veprim të tillë.Gjithashtu edhe Halid ibn Valid vepronte në të njëjtën mënyrë. Prej tabi`inëve që nuk e pëlqenin faljen e namazit në kohë e ndaluara ishin: El Hasani dhe Sejid Ibn El Musejeb.

Gjithashtu, të këtij mendimi ishin edhe Ebu Hanife e Maliku. Shafiu mendonte se falja e namazit gjatë këtyre kohëve është e lejuar, vetëm nëse personi e ka një arsye për atë namaz( namazi i përshëndetjes së xhamisë, apo namazi pas marrjes së abdesit e kështu me radhë). Ai përdor si argument faktin se Profeti (a.s) ka falur dy rekate namaz sunet të drakes pas namazit të iqindisë.
Hambelitë thonë se është e ndaluar falja e namazit gjatë  këtyre kohëve, edhe nëse dikush ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, përveçse në rastin e dy rekateve për tavafin rreth Qabës.Kjo bazohet në hadithin e Xhubejr ibn Mut`im se Profeti (a.s) ka thënë: “O fisi i Abd Menetit, mos I ndaloni njerëzit nga tavafi reth kësaj shtëpie (Qabesë) apo nga të falurit aty, në çdo kohë që duan ata, ditën apo natën”.[Hadith Hasen Sahih; Sahih Ebu Daud]

Sejid Sabik

Hits: 2551
Comments (4)Add Comment
...
written by AnonimMeMire, February 28, 2010
Allahu ju shperbleft per ket spjegim un ka qe nja 2 vjet e gjys qe falna mirpo ket se kom dit e kshtu qe kurr mo skom me lon namazin ne keto koh te ndalume per me fal Allahu inshAllah um fal qe e kom fal ne keto koh e inshAllah um nimon e um udhzon qe me fal me rregull mirpo ju ndihmon dhe gjith besimtareve te tjere me rrespelt me lutje per ju
...
written by mire, April 01, 2010
all-llahu ju shperbleft,nese ka munci mem tregu kohet e namazit 2010 se nuk po di mu fal gjithmon me koh veq kur po ma merr menja mu permes djellit e nese kish ban mem tregu per qet koh si falen nqfar kohe,all-llahu qoft me ju e gjith besimtaret ju pershendet mira tung..
...
written by Kushtrimk, November 03, 2010
Allahu ju shperbleft...
...
written by besa, November 06, 2010
ju lutem a munet dikush me publiku kohet kur falen namazet
All-llahu ju shperbleft

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy