teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Vlefta e disa sureve Kur`anore PDF Printoni E-mail
 E kanë pyetur sahabët të Dërguarit e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cili është ajeti më i lartësuar në Kur`an. U përgjigj : “Allahu  la il-lahe il-la Huve-l-Hajju-l-Kajjum” (Ajetul-kursij; El Bekare, 255; Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhesrshëm dhe i përjetshëm)                                            (Ebu Davudi)

Një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E kam vendosur një tendë, por nuk e kam ditur se nën të është një varr. Kam ndëgjuar një njeri se si e lexon suren Mulk. E lexoi deri në fund.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ajo njeriun e ruan dhe e shpëton nga azabi (mundimet) i varrit.” (Për suren Mulk (Tebareke) i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë, se shpëton prej mundimeve të varrit.) (Trimidhiu; Ibn-Abdul Berri thotë se ky hadith është sahih.)

Një njeri kërkjo prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që t`ia lexojë një sure të përgjithshme. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e lexoi suren Zelzele dhe kur e dëgjoi deri në fund, ai njeri tha: “Pasha Atë i Cili të dërgoi me të Vërtetën, nuk do të lexoj asgje tjetër.” Pastaj shkoi, ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Shpëto njeri i vogël, shpëto njeri i vogël”                                                                     (Ebu Davudi)

Një prej sahabëve i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Unë e dua suren Ku-l-Huvallahu Ehad,” dhe Pejgamberi i tha: “Dashuria ndaj asaj sure do të fuse në Xhennet.”

Ukbe b. Amir e pyeti: “Çka mendon për leximin e sures Hud dhe Jusuf?” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk do të lexosh asgjë më të mirë dhe më të ndikueshme te Allahu nga suret Felek dhe Nas.”          (Nesaiu)

 

Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net

 

Lexime: 182
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)