teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Fetvatė e Pejgamberit rreth vlerės sė disa veprave - Pjesa 1 - PDF Printoni E-mail

 E pyetën se kush është më afër Allahut dhe u përgjigj: “Ata janë të cilët lexojnë Kur`an, ata janë të dashurit e Allahut dhe elita.”  (Ahmedi)

ffAbdullah b. Amr Ebul-A`asi e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se për sa kohë ta lexojë tërë Kur`anin dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Një muaj.”  “O i Dërguari i Allahut, une mundem më shpejtë.” “Atëherë njëzet ditë.” tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Abdullahu sërish i tha se i duket gjatë dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zvogëloi në pesëmbëdhjetë ditë, në dhjetë ditë, në pesë ditë dhe në fund i tha: “Nuk e kupton Kur`anin ai që e lexon për më pak se tre ditë.”               (Ahmedi)

Dy veta ishin kontestuar rreth një ajeti dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu ishte përgjigjur: “Kështu është shpallur,” e pastaj ka thënë: “Kur’ani është shpallur në shtatë dialekte.”           (Mutefekun alejhi)

Është pyetur I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për pritjen e shpejtë të përgjigjes së duasë, që në të vërtetë, pengon pranimin e duasë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem shpjegoi shkakun e mospranimit të duasë dhe tha: “Njeriu zakonisht thotë: “Jam lutur, por nuk më është pranuar duaja,” dhe për shkak të kësaj dëshpërohet dhe nuk lutet më.”                   (Muslimi)

Ebu Bekri ka kërkuar prej të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem që ta mësojë për një dua të cilën do ta thotë në namaz  dhe i ka thënë: “Thuaj: Allahumme in-ni dhalemtu nefsi dhulmen kethira ve in-nehu la jegfiru-dh-dhunube il-la Ente, fegfir li magfireten min indek  verhamni in-neke ente-l-Gafur Rahim. (O Allahu im, unë i kam bërë shumë gjynah vetes time, ndërsa vetëm Ti i falë mëkatet dhe më fal mua me falje nga Ti dhe më mëshiro; me të vërtetë Ti je Falës i Gjithmëshirshëm.)”.                                                                                       (Mutefekun alejhi)

I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem e mësoi një beduin që të thotë: “La ilahe il-la-llaAhu vahdeu le sherike lehu, allahu Ekber kebira, vel Hamdulil-lahi kethira ve Subhanallahi Rabil alemin, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lahil Azizil Hakim.” (Nuk ka Zot përveç Allahut, Ai është Një dhe nuk ka shok. Allahu është më i madhi dhe Falënderimet e shumta i qofshin Allahut, Lavdi i takon Allahut, Zotit të botëve, nuk ka fuqi e as force përveç të Allahut, të  Fuqishmit dhe të Urtit), ndërsa beduini tha: “Kjo është për Zotim tim, ndërsa çka është për mua?” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Thuaj Allahummagfir li verhamni vehdini verzukni ve afini” (O Allahu im, më fal mua dhe më mëshiro mua dhe më udhëzo mua dhe më furnizo mua dhe më bën të shëndetshëm). Këto fjalë të vlejnë edhe për dunja edhe  për ahiret.            (Muslimi)                                                                                               

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për kopshtet e Xhennetit dhe ka thënë se ato janë xhamitë. Pastaj është pyetur për kënaqësitë dhe ëndjet në xhami dhe ka thënë: “Kënaqësia në xhami është thënia e fjalëve: subhanallah, vel-hamdulilah, vel lailahe il-lallah vallahu ekber.”        (Tirmidhiu)

Është ankuar një njeri te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se nuk mund të mbajë mend Kur`anin. “Më mëso me diçka për të cilën do të shpërblehem, o i Dërguari i Allahut.” “Thuaj: Subhanallah vel hamdu lilah ve la ilahe il-lallahu vallahu Ekber, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.” Njeriu tha: “O i Dërguari i Allahut, kjo është për Allahun, e çka për mua?” Iu përgjigj: “Allahumm-r-rhamni ve afini vehdini veerzukni.” Njeri shtrëngoi dorën e tij sikur kapi diçka me të, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha: “Dora e këtij njeriu është e mbushur me të gjitha të mirat.”      (Ebu Davudi)

Kaloi i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem përskaj Ebu Hurejres derisa ky mbillte një pemë, dhe i tha: “A dëshiron të të udhëzoj në mbjelljen e cila është më e mire se kjo? Subhanallah dhe Elhamdulilah dhe La ilahe il-lallahu dhe Allahu Ekber. Për çdo fjalë të thënë ke një dru të mbjellur në Xhennet.:                 (Ibn Maxhe)

 E pyetën të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Si mundet dikush prej nesh të fitojë çdo ditë nga një mijë sevabe?” “Le të thotë çdo ditë njëqind herë subhanallah, do t`i regjistrohen njëmijë sevabe ose do t`i fshihen njëmijë mëkate (të vogla),” u përgjigj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem.”                       (Muslimi)

Iu ankua një sahab të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alajhi ve sel-lem se e ka kafshuar një akrep (skorpion), ndërsa ai tha: “Sikur para mbrëmjes të thoshte: Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkjo mbrojtje në fjalët e përkryera të Allahut nga e keqja që e ka krijuar), nuk do t`i bënte dëm.”                                      (Muslimi)

Një njeri kërkoi prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që ta mësojë se si të kërkojë mbrojtje prej së keqes dhe i tha: “Allahumme in-ni eudhu bike min sherri sem`i ve sherri basari ve sherri lisani ve sherri kalbi, ve sherri menijji” (O Allahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim dhe e keqja e të pamurit tim dhe e keqja e gjuhës time dhe e keqja e zemrës time dhe e keqja e organit tim gjenital).”                                         (Nesaiu)

I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur se si të dërgohet salavat për të dhe ka thënë: “Allahumme sal-li` Muhammedin ve `ala ali Muhammed, kema sal-lejte `ala Ibrahime ve `ala ali Ibrahim, in-neke Hamidu-m-Mesxhid. Ve barik `ala Muhammedin ve `ala ali Muhammed, kema barekte `ala Ibrahime  ve `ala ali Ibrahim, in-neke Hamidu-m-Mesxhid” (O Allahu im, shpëto Muhamedin dhe farefisin e Muhamedit, ashtu siç shpëtove Ibrahimin dhe farefisin e Ibrahimit. Me të vërtetë Ti je Falënderues dhe i Lavdëruar. O Allahu im, beko Muhamedin dhe farefisin e Muhamedit, ashtu siç ke bekuar Ibrahimin dhe farefisin e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je Falënderuar dhe i Lavdërur)        (Mutefekun alejhi)

Mu`adh b. Xhebeli iu Drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Më njofto për një vepër e cila do të më fuse në Xhennet dhe do të më largojë nga zjarri!” I Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Ke pyetur pë diçka që është e madhe, po është e lehtë për atë të cilit Allahut ia bën të lehtë: Bëhu rob i Allahut dhe mos i përshkruaj asnjë shok, kryeje namazin, jepe zekatin dhe agjëro Ramazanin dhe vizito Shtëpinë (Qaben).” Pastaj i Dërguari  i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “A dëshiron të të udhëzoj në dyert e çdo të mire?” “Gjithsesi o Pejgamber”, ia ktheu Mu`adhi. “Agjëro sepse agjërimi është mbrojtje nga zjarri, jep sadaka  sepse sadakaja shuan mëkatet sikur uji që shuan zjarrin dhe kryeje namazin në terrin e thellë të natës.”                                                     

Pastaj tha: “A dëshiro të të njoftoj për boshtin e fesë dhe kulminacionin e gjithçkaje? Islami është boshti i gjithçkaje, shtylla e islamit është namazi ndërsa kulminacioni është xhihadi në rrugë të Allahut.” Pastaj vazhdoi: “A dëshiron të të njoftoj për themelin e të gjithë këtyre që i përmendëm? Kujdesu mirë për këtë!” (tregoi në gjuhën). Mu`adhi pyeti: “O i Dërguari i Allahut, vallë do të përgjigjemi edhe për atë që do të themi?” Pejgamberi iu përgjigj: “Mjerë nëna për ty o Muadh, e çka tjetër i hedh njerëzit me fytyrë në zjarr, përveç se ajo të cilën e kanë thënë gjuhët e tyre?”   (Hadithi është sahih)

Një beduin kërkoi prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që ta udhëzojë në vepra të cilat do ta fusin në Xhennet dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Bëhu rob i Allahut, mos i përshkruaj Atij asgjë, kryeje namazin e obliguar, jepe zekatin e caktuar dhe agjëro Ramazanin.” Beduini tha: “Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im, as që do të shtoj e as që do të pakësoj diçka.” Kur beduini shkoi, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem jut ha sahabëve: “Kush gëzohet që të shohë banorin e Xhennetit, le ta shikojë këtë.”              (Mutefekun alejhi)

Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Më udhëzo në një vepër e cila do të më fuse në Xhennet, ndërsa do të më largojë nga zajrri!”, dhe iu përgjigj: “Bëhu rob i Allahut, mos i përshkruaj asgjë, kryeje namazin, jepe zekatin, dhe ruaji lidhjet farefisnore.”       

 

Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net

 

Lexime: 154
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)