|
I pyetur rreth mbrojtjes prej shtatzënësisë, i Dërguari i Allahut, sal-lallahua lejhi ve sel-lem ka thënë: A ka kuptim të bëhet kjo?! Këtë e përsëriti tri here e pastaj tha: Asgjë nuk mund të ndalojë ekzistimin e një qenie të cilës Allahu ia ka caktuar që të lindë deri në Ditën e Gjykimit. [Mutefekun alejhi]
Rreth parandalimit të shtatzënësisë
I pyetur rreth mbrojtjes prej shtatzënësisë, i Dërguari i Allahut, sal-lallahua lejhi ve sel-lem ka thënë: A ka kuptim të bëhet kjo?!
Këtë e përsëriti tri here e pastaj tha: Asgjë nuk mund të ndalojë ekzistimin e një qenie të cilës Allahu ia ka caktuar që të lindë deri në Ditën e Gjykimit. [Mutefekun alejhi]
Në përmbledhjen e Muslimit thuhet Lirisht bëjeni atë. Nuk ka asnjë shpirt të cilit i është caktuar që të krijohet deri në Ditën e Gjykimit e të mos ekzistojë (në këtë botë). [Buhariu, 9/268]
I pyetur rreth pengimit të shtatzënësisë (duke ejakuluar jashtë vaginës), i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Nuk mbetet prej çdo uji shtatzënësia; nëse do Allahu që të bëhet diçka, asgjë nuk mund ta pengojë. [Muslimi nr.1438]
Dikush tjetër iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Unë kam një robëreshë dhe e ruaj nga shtatzënësia. Nuk dua që të mbetet shtatzënë, ndërsa dua që me të të kam marrëdhënie seksuale. Hebrenjtë mendojnë se ky është një lloj i mbytjes së fëmijës së gjallë. Ai tha: Hebrenjtë nuk e thonë të vërtetën. Sepse, po të dojë Allahu që ta krijojë, kjo nuk do të pengojë. [Ahmedi, 3/33, 53 Ebu Davudi, nr.2171; Hadithi është sahih.]
Dikush iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Unë kam një robëreshë dhe përdori mbrojtje natyrore-azl. (Azl mënyrë natyrore e mbrojtjes nga shtatzënësia, kështë qe mashkulli ejakulon jashtë mitrës.) , I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Kjo aspak nuk do ta pengojë atë që do Allahu, Pastaj ai person sërish erdhi dhe tha: O i Dërguari i Allahut, robëresha për të cilën të kam treguar, ka mbetur shtatzënë. Ndërsa, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Un jam rob dhe i Dërguari i Tij. [Muslimi, nr.1439, prej Xhabirit r.a]
Në përmbledhjen e Muslimit gjithashtu përmendet: Unë kam një robëreshë e cila na shërben, kam marrëdhënie intimne me të, por nuk dua që të mbetet shtatzënë. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Nëse do përdore mënyrën natyrore të mbrojtjes, por do të bëhet ashtu siç cakton Allahu. Pastaj ai njeri erdhi dhe tha: Robëresha për të cilën të kam treguar, ka mbetur shtatzënë!, ndërsa Pejgamberi tha: Të lajmërova- do të bëhet ashtu siç i është caktuar [Muslimi, nr.1439, prej Xhabirit r.a]
Dikush tjetër e pyeti për këtë, ndërsa Pejgamberi tha: Nëse ti do të derdhja spermën tënde nëpër shkëmbinj prej të cilës është caktuar që të niset fëmija, Allahu prej saj do të nxjerrë fëmijën dhe do ta krijojë, Allahu do të krijojë atë që dëshiron të krijohet. [Ahmedi, Musned, nr.12012,]
Në një transmetim tjetër: Kam grua por ruhem që të mos mbesë shtatzënë. Pejgamberi e pyeti: Pse e bën këtë? Njeriu tha: Unë kam frikë për fëmijën e saj. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Po të ishte e dëmshme, do t`i dëmtonte pasardhësit e persianëve dhe romakëve. [Muslimi, nr.1443, prej Amir b. Sa`dit.], Në një transmetim tjetër: Nëse është kështu, jo. Kjo nuk i dëmton persianët dhe bizantinasit. [Muslimi]
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net
|