Një beduin kërkoi prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që ta udhëzojë në një vepër e cila do ta fusë në Xhennet dhe iu përgjigj: Edhe pse e shkurtove fjalimin dhe ndruhesh nga të pyeturit, unë them: Lësho robin liro robin.
Beduini pyeti A nuk është e njejtë? Tha: Jo, të lëshosh robin do të thotë që vetë nga pasuria e tij ta lëshosh, ndërsa ta lirosh robin do të thotë t`i ndihmosh pjesërisht në lirimin e tij. E pastaj ta japësh fushën në punim ose delen në mjelje me plot qumësht apo plaçka e cila merret prej ndonjë armiku, të gjithë t`ua ndash të afërmve tuaj. Nëse këtë nuk mund ta bësh, ushqe të uriturin, jepi të pijë të eturit, urdhëro të mira dhe ndalo të këqijat. E nëse edhe këtë nuk mund ta bësh, ruaje gjuhën tënde, përveç se të flasish mirë.
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Çka është islami?, dhe iu përgjigj: Që zemra jote t`i nënshtrohet Allahut dhe muslimanët të jenë të qetë nga gjuha jote dhe nga duart e tua. Pastaj pyeti : Çka është e mira në islam. Imani, u përgjigj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Çka është imani?, pyeti i njejti person. Të besosh në Allahun, në melekë, në shpalljet e Allahut, në Pejgamberët e Tij, në ringjalljen pas vdekjes, u përgjigj i Dërguari i Allahut, sal-llahu alejhi ve sel-lem. E cili lloj i imanit është më i mire?, pyeti njeriu. Hixhreti, u përgjigj Pejgamberi. Çka është hixhreti?, pyeti njeriu Të lësh të keqën, tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Cili lloj i hixhretit është më i mire?, pyeti njeriu. Xhihadi, u përgjigj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Çka është xhihadi, pyeti njeriu. Që të luftosh me mosbesimtarët kur t`i takosh, tha i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem. Cili xhihad është më i miri?, pyeti njeriu. Atij të cilit ia therin kalin dhe ia derdhin gjakun (atij luftëtari), u përgjigj i Dërguari i Allahut sal-lallahu aeljhi ve sel-lem, e pastaj shtoi: Ndërsa pas kësaj, dy vepra janë më të mirat: haxhi pa mëkate ose umra. (Ahmedi)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Cila vepër është më e mire? dhe është përgjigjur: Besimi në Allahun, pastaj xhihadi, pastaj haxhi, pa mëkate; vlera e këtyre veprave ndaj të tjerave është sikur largësia ndërmjet lindjes dhe perendimit të diellit. (Ahemdi)
Sahabët diskutonin për atë se cila vepër është më e mire dhe disa thane se ajo është shuarja e etjes së haxhinjve, të tjertët thonin se ajo është ndërtimi i Mesxhidi-l-haramit, të tretët se haxhi, derisa disa tjerë thane se ajo është xhihadi në rrugë të Allahut, ndërsa Omeri r.a. e pyeti për këtë të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Me këtë rast Allahu i Lartësuar e shpallin ajetin vijues: A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjëve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoj Allahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e Allahut? Jo, ata nuk janë të barabarta te Allahu. Popullin mizor Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë. Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Allahut, ata kanë pozitë më të lartë te Allahu dhe vetëm ata janë fatlumë. ( Et-Tevbe, 19-20)
Një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, O i Dërguari i Allahut, kam dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se me të vërtetë ti je i Dërguari i Tij, i fali pesë namazet (e caktuara) dhe jap zekatin në pasurinë time dhe agjëroj muajin e Ramazanit. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me këtë tast i tha: Kush vdes duke i bërë këto, në Ditën e Gjykimit do të jetë me të dërguarit, me të sinqertit dhe me shehidët kështu (pastaj i lidhi gishtat), nëse nuk ka qenë i padëgjueshëm ndaj prindërve të tij. (Ahmedi)
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se cila është vepra më e mire dhe i tha: Të ushqehesh të varfërin dhe t`i japësh selam atij që e njeh dhe atë që nuk e njeh. (Mutefekun alejhi)
Ebu Hurejre e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Kur të shikoj, shpirti më qetësohet ndërsa zemra më gëzohet: më njofto pë atë se prej çka e gjithë kjo është e krijuar? Gjithçka është e krijuar prej ujit. Pastaj pyeti: Më njofto për veprën e cila do të më fuse në Xhennet? Jep selam, ushqe të varfërin, mbaji lidhjet farefisnore, fale namazin natës derisa bota fle, do të hysh në Xhennet në paqe. (Ahemdi)
Iu ankua një njeri të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se zemra e tij është e ashpër, ndërsa i Dërguari i tha: Nëse dëshiron që zemra jote të zbutet, ushqe të varfërin dhe përkdhele jetimin në kokë.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Cila vepër është më e mira?, dhe është përgjigjur: Zgjatja e namazit. Atëherë e pyetën për sadakanë më të mirë dhe ka thënë: Sadakaja e atij që posedon pak. Pastaj pyetën për hixhrën më të mire, dhe u përgjigj: Kush lë atë që e ka ndaluar Allahu Atëherë e pyetën për xhihadin më të mire dhe jut ha: Që të luftosh kundër mushrikëve me pasurinë dhe me jetën tënde. Pastaj pyetën: Cila është vdekja e ndershme? , dhe iu përgjigj: Atij që i derdhet gjaku dhe të cilit i theret kali. (Ebu Davudi)
E pyetën të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se cila është vepra më e mire dhe iu përgjigj: Besimi pa dyshime, xhihadi pa mashtime (marrja nga plaçka e luftës para se të ndahet) dhe haxhi pa mëkate.
Ebu dheri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Si të jap sadaka kur nuk kam pasuri?, ndërsa ai iu përgjigj: Sadaka është edhe thënia e tekbirit dhe Subhanallah dhe Elhamdulilah dhe La ilahe il-lallah dhe Estagfirullah, dhe të urdhërosh për të mira dhe të ndalosh nga e keqja, të largosh ferrat nga rruga, eshtrat dhe gurrët, t`i ndihmosh të verbërit dhe t`ia sqarosh të shurdhëtit dhe memecit, t`i ndihmosh njerëzve që të gjejnë çfarë kërkojnë, t`i dale në ndihmë atij që gjendet në një situate për t`i ndihmuar me fuqinë tënde të mbrosh të pafuqishmin, e gjithë kjo është sadaka. Edhe në marrëdhëniet tua me gruan tënde ke sadaka. Ebu Dheri e pyeti: Si do të kem shpërblim për plotësimin e epshit tim? I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: Sikur të kesh një fëmijë e të të vdesë, a do të shpresoje prej Allahut shpërblim? Ebu Dheri iu përgjigj me po, ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e pyeti: A e ke krijuar ti? Jo, por Allahu e ka krijuar, u përgjigj Ebu Dheri. A e ke udhëzuar ti?, pyeti sërish Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Jo por Allahu e ka udhëzuar, u përgjigj Ebu Dheri. A e ke furnizuar ti?, pyeti i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Jo, por Allahu e ka furnizuar, u përgjigj Ebu Dheri. Pra, kështu është edhe me marrëdhëniet seksuale. Mbille farën në hallall dhe ruaje prej haramit. Allahu do ta ngjallë, e nëse do Ai, do ta bëjë të vdekur. Sidoqoftë, ty të takon shpërblimi. (Ahemdi)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem i pyeti sahabët: Cili prej jush sot ka agjëruar? Ebu Bekri u përgjigj: Unë. Cili prej jush sot ka përcjellë xhenaze? Sërish Ebu Bekri: Unë, o Pejgamber. E cili prej jush ka ushqyer të varfërin? Unë, i tha Ebu Bekri. Cili prej jush ka vizituar ndonjë të sëmurë? Unë, o i Dërguari i Allahut, sërish Ebu Bekri . Të cili bashkohen këto vepra, do të hyjë në Xhennet. (Muslimi)
Ebu Dheri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë i cili bën ndonjë të mire e pastaj njerëzit për këtë e lavdërojnë. Ky është përgëzim i përshpejtuar për besimtarin (Muslimi)
Ukbe e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për veprat më të mira dhe i tha: Mbaji lidhjet me atë që i ka ndërprerë, jepi që atij që nuk të ka dhënë dhe tejkalo me të mirë mbi padrejtësinë e cia të është bërë (Ahmedi)
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Si ta di kur kam bërë mire e kur kam bërë keq? Pejgamberi iu përgjigj: Nëse fqinjtë tuaj thonë se e ke bërë mire, atëherë të jesh i sigurtë se ke bërë mirë. Nëse thonë se ke bërë keq, të jesh i sigurtë se ke bërë keq.
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net
|