teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Fetvatė e Pejgamberit rreth ndarjes sė lėmoshės nga ana e gruas dhe marrjen pa tė drejtė tė pasurisė PDF Printoni E-mail
 I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë për atë i cili gjenë pasuri të humbur, se duhet këtë t`ia dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë, të mbajë në mend qesen e gjetur, numrin dhe lidhësen dhe mos ta mbajë në fshehtësi, por në vendin ku njerëzit tubohen. Nëse paraqitet pronari i saj, do t`i kthehet, sepse ai në të ka më së shumti të drejtë. Nëse pronari i saj nuk lajmërohet, gjithsesi ajo është pasuria e Allahut, Ai ja jep atij cilit të dojë.  [Ebu Daud, nr. 1709]

Një njeri iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nuk jam i pasur, por kujdesem për një jetim. A mund të ndihmohem me pasurinë e tij.?” “Ha me masë dhe harxho pasurinë e jetimit pa e tepruar, shkapërderdhur apo depozitimin e tij me qëllim  që ta ruash pasurinë tënde” ( ose ka thënë: “që pasurinë tënde të mos e ruash në dëm të tij”) Atëherë zbriten ajetet: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t`i afroheni) vetëm në mënyrën më të mire…” (El En`am, 152) Ata i lane anash pasuritë e jetimëve, derisa ushqimi dhe mishi prisheshin dhe këtë ia përmendën të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pas së cilës u shpallën ajetet kur`anore: “Po ti ndihmoni në punët e tyre është më mire, e nësë i përzieni ( pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. Allahu di të dallojë qëllimkeqin dhe qëllimmiri.” (El Bekare 220)      [Ahmedi dhe mbledhësit e “Sunenit”]

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se si duhet të sillemi me arin apo argjendin e humbur dhe ka thënë: “Mëso të përshkruash perin me të cilën është lidhur qesja dhe vetë qesen, pastaj lajmëroje për një vit. Nëse askush nuk paraqitet, atëherë harxhoje këtë dhe le të jetë kjo si një gjë e cila të është dhënë në ruajtje. Nëse ndonjëherë paraqitet pronari, dorëzoja.”

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se çka duhet të bëhet me deven e humbur dhe ka thënë: “Çka ke ti me të!? Ajo ka këmbët e saj dhe ujin e saj dhe vetë mund të ushqehet dhe të pijë deri sa të mos e gjejë pronari i saj.”

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se si të veprohet me delen e humbur dhe ka thënë: “Merre, ajo të takon ty apo vëllait tënd, ose ujkut.”  [Mutefekun alejhi : Buhariu, 1/168]

Ubejj b. Ka`bi ka thënë: “Kam gjetur një qese me njëqind para ari dhe shkova te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Më tha: “Lajmëroje këtë një vit!” Unë e lajmërova këtë një vit dhe nuk u paraqit pronari i saj. Pastaj shkova te aid he më tha: “Lajmëroje edhe një vit!” Unë e lajmërova, por pronari nuk u lajmërua. Pastaj shkova për të tretën dhe të katërtën here, ndërsa ai tha: “Mbaje në mend qesen, numrin e saj dhe lidhësen dhe nëse vjen pronari i saj, dorëzoje, përndryshe shfrytëzoje” “Dhe unë e shfrytëzova.”   [Mutefekun alejhi, Buhariu nr. 5/68 prej Ubej b. Ka`bit r.a]

Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për deven e stolisur dhe të humbur dhe i tha: “Ajo ka këmbët dhe ujin e saj. Ajo shkon vetë për ujë dhe ha gjethe, lëre atë derisa ta gjejë pronari i saj.” “Ndërsa dashi i humbur?”, pyeti ai “Ai është, u përgjigj Pejgamberi, i yti ose i vëllait tend ose i ujkut; mbaje për vete derisa të vijë ai që e kërkon. “Pyeti për kafshën e cila ka roje ne kullosa dhe ka thënë se për të jepet çmimi dy here më shumë dhe caktohet dënimi. “Ndërsa për atë që vjedhet në torishtë?” “Nëse arrinë vlerën e një parzmoreje, vjedhësit duhet t`i pritet dora,” u përgjigj Pejgamberi. “O i Dërguari i Allahut, e çka është puna me frutat e vjedhura nga degët e pemëve.” “Ai i cili ha frutat e mbledhura pa lejen e pronarit dhe me këtë rast nuk mbledh në prehërin e tij, nuk ka borxh asgjë. Ndërsa atë që e mbledh dhe e dërgon në shtëpi, është i obliguar ta kompensojë në vlerë të dyfishtë dhe duhet të pasojë dënimi i kamxhikosjes. Ai i cili merr prej vendit të tharjes, nëse vlera e të vjedhurës arrinë vlerën e një parzmoreje, duhet t`i pritet dora.”

E kanë pyetur të Dërguarin e Allahut se si të veprohet me sendin e vlefshëm të gjetur në rrugën e kalueshme, ai tha: “Lajmëroje një vit, në vjen pronari i saj (dorëzoja), përndryshe është e ytja.”

Është pyetur: “A më takon ajo që gjendet në rrënoja?” Pejgamberi u përgjigj: “Prej saj dhe prej pasurisë së gjetur nën tokë, jepet një e pesta (në bejtul mal.)” [Ahmedi, nr. 2/203]

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë për atë i cili gjenë pasuri të humbur, se duhet këtë t`ia dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë, të mbajë në mend qesen e gjetur, numrin dhe lidhësen dhe mos ta mbajë në fshehtësi, por në vendin ku njerëzit tubohen. Nëse paraqitet pronari i saj, do t`i kthehet, sepse ai në të ka më së shumti të drejtë. Nëse pronari i saj nuk lajmërohet, gjithsesi ajo është pasuria e Allahut, Ai ja jep atij cilit të dojë. [Ebu Daud, nr. 1709]

Ijad b. Humar para se të kalonte në islam, ka dashur që Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem t`ia jape një deve, të cilën Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka refuzuar duke i thënë: “Me të vërtetë ne nuk pranojmë përkrahjen e mushrikëve!” Ijadi e pyeti: “E çka është përkrahja e mushrikëve” “Dhurata e tyre,” u përgjigj Pejgamberi. [Ahmedi, 4/ 162]

Kjo nuk është në kundërshti me atë që Pejgamberi pranuar dhurata prej Ehli Kitabive (ithtarëve të librit-të krishterëve dhe hebrenjve, vër. e përkth.) Dhurata e tyre pë dallimin nga ato të mushrikëve, janë të lejuara.

Ubade b. Samit e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-em: “Njeriun të cilin e kam mësuar Kur`an, pa kompensim në para për këtë, dëshiron të më dhurojë një hark për shigjeta të cilën do ta shfrytëzojë në rrugë të Allahut; a ta pranoj?” “Nëse dëshiron që në Ditën e Gjykimit të varësh qafore prej zjarrit të Xhehennemit, atëherë pranoje,” iu përgjigj Pejgamberi. [Hadith Sahih; Ebu Daud nr, 3416, 3417]

Ky hadith nuk është ne kundërshtim me hadithin që përmendet në lidhje me rukjen (shërimi sheriatik me Kur`an): “Për librin e Allahut është me e drejtë të marrësh shpërblim”, sepse ai kompensim është marrë për shërbime mjekësore e jo për mësimin e Kur`anit. Në hadithin e përmendur flitet për ndalesën e marrjes së kompensimit për mësimin e Kur`anit, e jo pë shërimin me të.

Allahu i Lartësuar i drejtohet Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe thotë: “Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur`anit) shpërblim prej jush.” (El en`am, 90), pra; Unë nuk kërkoj prej jush shpërblim për dorëzimin e Kur`anit te ju.

Allahu i Lartësuar thotë: “Nësa kam kërkuar, ai le t`u mbetet juve.” (Sebe`ë, 47), pra; Prej jush nuk kërkoj shpërblim për plotësimin e shpalljes të cilën ma ka besuar Allahu i Lartësuar dhe vetëm pse ju urdhëroj që vetëm Allahut t`i bëni ibadet.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!” (Jasin,21), pra; pse ua shpallin porosinë e Allahut.[ tefsir Ibn-Kethir]

Hadithi i përmendur dhe ajetet tregojnë qartë se nuk është e lejuar që të merret kompensim në para për mësimin e Kur`anit dhe për propagimin e islamit.

Nu`man b. Beshiri ka kërkuar prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që t`i dëshmojë se djalit të tij ia ka dhuruar një rob të ri. Nuk u pajtua dhe i tha: “Mos më thir që të dëshmoj në të padrejtë.” Në një transmetim tjetër: “Kjo nuk është e drejtë.” Në një transmetim tjetër: “A u ke dhënë njësoj edhe fëmijëve tjerë?” “Jo,” u përgjigj, ndërsa Pejgamberi tha: “Keni frikë Allahun dhe bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj.”
Në transmetimin e tretë: “Ktheje djaloshin (të cilin e ke dhuruar).”
Në transmetimin e katërt: “Kërko dike tjetër që të dëshmojë në vendin tim.”        [Mutefekun alejhi]

Kjo me siguri është kërcnim e jo lejim, sepse e quajti padrejtësi, ndërsa kjo është në kundërshtim me drejtësinë. E ka lajmëruar se kjo nuk është e drejtë dhe e ka urdhëruar që ta kthejë. Për këtë, është e pamundur që Allahu t`i lejojë dëshminë atij në këto rrethana. Ndërsa Allahu udhëzon.

Sa`d b. ebi-Vekasi r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, e sheh se ku më ka çuar sëmundja. Siç e di, unë jam njeri i pasur, ndërsa do të më trashëgojë vëtëm një vajzë. A mund të jap si sadaka dy të tretat e pasurisë time?” Ka thënë: “Jo!” E pyeti: “Atëherë, të ndaj gjysmën e pasurisë tim?” i ka thënë: “Jo! Ndaje një të tretën, ndërsa edhe një e treta është shumë. Për ty është më mire që t`i lësh pasardhësit e tu të pasur sesa t`i lësh të varfër, që të lypin. Çkado që harxhon, duke kërkuar me këtë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, do të shpërblehesh për këtë. Madje edhe për kafshatën me të cilën e ushqen gruan tëndë.”         [Mutefekun alejhi]

Amr b. el-Asri r.a.. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, babai im para vdekjes ka porositur që në emër të tij të liroj njëqind robër. Djali i tij Hishami i ka liruar pesëdhjetë, i kanë mbetur edhe aq. A mundem që unë ta bëj këtë në emër të tij.?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Po të ishte musliman, do të bënit këtë në emër të tij, do të ndanit sakada ose do të kryenit haxhin dhe gjithë do t`i shkonte atij.” [Ebu Daud, nr. 2883]

 

Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Punoi: teuhid.net

Lexime: 125
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)