|
Aisha r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O i Dërguari i Allahut, e shohim se Xhihadi është vepra më me vlerë. Pse edhe ne të mos shkojmë në Xhihad? Ai u përgjigj: Xhihadi më i vlefshëm për juve gratë është haxh mebrur (haxh i pranuar). [Buhariu, 3/302]
Fetvatë e Pejgamberit rreth Haxhit
Aisha r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O i Dërguari i Allahut, e shohim se Xhihadi është vepra më me vlerë. Pse edhe ne të mos shkojmë në Xhihad? Ai u përgjigj: Xhihadi më i vlefshëm për juve gratë është haxh mebrur (haxh i pranuar). [Buhariu, 3/302]
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Çka është e barabartë me haxhin e kryer me ty? Tha: Umra në Ramazan. [Ahmedi, 3/352; Hadithin e transmeton Xhabiri r.a]
Ummu Ma`kal e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O i Dërguari i Allahut, jam obliguar të kryej haxhin ndërsa Ebu Ma`kali ka një deve të re mashkull, ndërsa ai tha: Është e vërtetë, por unë e kam dhënë që të shfrytëzohet në rrugë të Allahut. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Ebu Ma`kalit: Jepja që të udhëtojë me të në haxh dhe kjo do të jetë në rrugë të Allahut. Pasi që veproi kështu, ajo tha: O i Dërguari i Allahut, unë jam plakë dhe e sëmur; a mundet ndonjë vepër tjetër të ma zavendësojë haxhin? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: Umra në Ramazan vlen sa edhe haxhi. [Ebu Davudi,nr.1989]
Një njeri iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Unë në këtë rrugë jap me qira kafshë. Njerëzit më thonë se për shkak të kësaj, haxhi im nuk është në regull. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk iu përgjigj, dersia i erdhi Xhibrili a.s me këtë ajet.: Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj. (El Bekare,198). Pejgamberi e thirri atë person dhe ia përmendi ajetin e theksuar, e pastaj i tha: Haxhi yt është në regull. [Ebu Davudi, nr.1733]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cili është haxhi më i mire ka thënë: I stërmbushur dhe i bujshëm, i mbushur me telbije dhe me gjakun e kurbanëve të haxhinjve! Pastaj është pyetur: Kush është haxhiu? U përgjigj: Flokëprishur dhe me erë jo të këndshme! Dikush tha: E çka është sebil (çka hyn në mundësitë për shkuarje në haxh)? dhe i tha: Furnizimi dhe kafsha e udhëtimit (mjeti i udhëtimit,) [Shafiu, nr.744]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për atë se a është umra e obligueshme dhe ka thënë: Nuk është e obligueshme, por është e mire që ta kryeni.
Tirmidhiu thotë se ky hadith është sahih, ndërsa në transmetimin të cilin e përmend Ahmedi, theksohet se një beduin ka pyetur: O i Dërguari i Allahut, më njofto me umren; a është ajo e obligueshme? ndërsa ai iu përgjigj: Nuk është, por më e mire është ta kryeni. [Tirmidhiu, nr.931]
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Babai im e ka pranuar islamin në vitet e pleqërisë dhe nuk është në gjendje të durojë udhëtimin, ndërsa haxhin e kemi obligim; a mundem në vend të tij ta kryej haxhin? A je ti djali i tij më i vjetër?, pyeti Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Po i tha ai. Çka mendon nëse babai yt i ka mbetur dikujt borxh, e nëse ti ia kthen borxhin, a do të llogaritej se është kthyer borxhi? Po do të llogaritej! Atëherë kryeje haxhin në vend të tij.[Ahmedi Musned nr.15693]
Ebu Dheri r.a iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Babai im është plak dhe nuk është në gjendje ta kryej as haxhin e as umren, e as që mund të udhëtojë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Kryeje ti haxhin dhe umren për babanë tënd. [Darekutni, 2/283] (Darekutni thotë se të gjithë transmetuesit janë të besueshëm)
Një njeri e pyeti Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Babai im ka vdekur, ndërsa nuk e ka kryer haxhin; a mund ta kryej në vend të tij? Ndërsa ai tha: Çka mendon nëse babai yt i ka mbetur dikujt borxh; a do t`ia lash atë borxh për të? Po. Borxhi i Allahut ka përparsi, tha Pejgamberi. [Ahmedi, Musned nr.1815]
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Nëna ime ka vdekur ndërsa nuk e ka kryer haxhin, a mundem ta kryej haxhin për të? Mundesh kryeje për të, tha Pejgamberi [Tirmidhiu, nr.929] (hadithi është sahih)
Darekutni thekson se një njeri i kishte thënë të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Babai im ka vdekur, ndërsa nuk e ka kryer haxhin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: Çka mendon nëse babai yt ka pasur borxh, ndërsa ti ia ke larë borxhin; a do të pranohej prej teje? Po tha. Atëherë kryeje haxhin për të. [Darekutni, 2/260]
Kjo tregon se pyetjet dhe përgjigjet ishin në kontekst të saktësisë dhe të lejuarës e jo në obligueshmëri e kryerjes së kësaj detyre të shenjtë, ndërsa Allahu xh.sh e di më së miri.
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka dëgjuar një njeri se si e bën nijetin e haxhit për të afërmin e tij me emrin Shubrume. E pyeti: A e ke kryer haxhin për veten tënde? Jo, u përgjigj njeriu. Së pari kryeje haxhin për vete e pastaj për Shubrumen, i tha Pejgamberi. [Ahmedi, Musned 1/389]
Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për djaloshin të cilin e kishte ngritur para tij: O i Dërguari i Allahut, a ka haxh për këtë foshnje? Po mundet ndërsa ty të takon shpërblimi, i tha ai. [Muslimi, nr.1336]
Një njeri iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Motra ime është zotuar se do ta kryejë haxhin e pastaj ka vdekur. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha: Çka mendon nëse motra jote dikujt i ka mbetur borxh, a do ta laje ti borxhin e saj? Po, tha ai. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: Laje borxhin para Allahut, Ai ka përparsi më shumë që t`i lahet borxhi Atij. [Mutefekun alejhi] [Buhariu 11/507]
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Çka guxon e çka nuk guxon që të veshë haxhiu në ihrame?. Ka thënë: Nuk mbanë kamise (këmishë e gjatë, galabi) as turban, as shalvare, as mantel me kapel, as çfarëdo qoftë veshje të cilën e ka prekur shafrani, as meste, përveç atij që nuk ka papuçe, por le t`i prejë deri nën nyje. (Mutefekun alejhi) [Buhariu, 3/318]
Një njeri iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërsa në vete kishte xhube të aromatizuar me shafran: E kam bërë nijet umren dhe kam veshur ihramin, ashtu siq po e sheh. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: Hiqe xhuben dhe laji nga vetja shenjat e verdha nga aroma. (Mutefekun alejhi)
Në disa versione theksohet: Puno në umre të gjitha që i bën në haxh. [Buhariu, 3/498]
Ebu Katade r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për gjahun e gjuajtur para veshjes së ihramit, mishin e të cilit e kanë ngënë edhe shokët tjerë të cilët veçmë kishin veshur ihramin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i pyeti: A ju ka mbetur mish? i dhanë tul mishi dhe e hëngri edhe pse ishte në ihram. (Mutefekun alejhi) [Buhariu. 4/22]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se cila kafshë i lejohet që ta mbysë haxhiu. Ka thënë: Gjarpërin, akrepin (skorpionin), miun, qenin i cili ha edhe egërsirat tjera. Në transmetimin e Ahmedit thuhet: Gjuajtja e sorrëve, por jo edhe mbytja e tyre. [Ahmedi, nr.10607]
Duba`a bint-Zubejr iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Dua ta kryej haxhin, por jam e sëmurë. Nisu ti për haxh dhe kushtëzo (gjatë nijetit): Do të lirohem prej ihramit atje ku Ti më ndalon (me sëmundje, lodhje). [Muslimi, nr,1207]
Ummu Seleme e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për haxhin e saj: Jam e sëmurë o i Dërguari i Allahut. Kryeje tavafin duke kalëruar pas njerëzve, u përgjigj Pejgamberi. [Buhariu, 3/392]
Aisha r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O i Dërguari i Allahut, vallë nuk do të hyjë në Qabe?, ndërsa ai tha: Hyn në hixhër; (Hixhri është një murë gjysmërethi në pjesën veriore të Qabes, të cilin disa e quajnë hixhri i Ismailit a.s), ajo është pjesë përbërëse e Qabës. [Tirmidhiu, nr.876]
Urve ibn-Mudarrisi e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O i Dërguari i Allahut, unë kam ardhur nga mallet Tajj, e kam lodhur kafshën, por jam edhe vet i lodhur. Pasha Allahun, nuk kam kaluar asnjë kodër e të mos ndalem në të (me lutje). A më është pranuar haxhi? I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Kush merr pjesë me ne në namazin e sabahut në këtë vend (Muzdelife) dhe del në Arafat para kësaj, llogaritet se e ka kryer haxhin. (Hadithi është sahih) [Tirmidhiu, nr.891]
Disa njerëz prej Nexhdit erdhën te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe e pyetën: O i Dërguari i Allahut, çka është haxhi?,, ndërsa ai iu përgjigj: Haxhi është Arafati. Kush arrinë (të shkojë në Arafat) para lindjes së diellit- ai ka arritur të kryejë haxhin, ndërsa kush vonohet- nuk e ka mëkat. Pastaj vendosi lajmëtarin pas ti i cili e thoshte të njëjtën pas tij. [Ahmedi. 4/309]
Një njeri iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Kam harruar dhe e kam rruar kokën para se të there kurbanin. Therë kurban, i tha, do të mjaftojë. Pastaj një tjetër e pyeti: Kam harruar dhe kam there kurbanin para se të hedhë guralecët, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: Nuk ka gjë, gjuaji guralecët.
Për çkado që pyetej i Dërguari i Allahut, qoftë që ka kryer përpara apo më pas, përgjigjej: Nuk ka gjë kryeje atë. (Mutefekun alejhi)
Në transmetimin të cilën e përmend Ahmedi është thënë: Për çfarëdo që pyetej atë ditë, qoftë nëse dikush ka bërë diçka nga harresa apo nga padituria ose për shkak se nuk i është përmbajtur renditjes e të ngjashme, përgjigjej: Nuk ka gjë, kryeje atë.
Në një transmetim tjetër është thënë: E kam rruar kokën para therjes së kurbanit. Nuk pengon, there tani. i ka thënë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Dikush tjetër e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: E kam rruar kokën para gjuajtes së guralecëve, ndërsa ai tha: Nuk pengon gjuaji tash. Në versionin e tretë është theksuar se është pyetur i Dërguari i Allahut: Si është puna me atë i cili there kurban para rruarjes së kokës apo rruan kokën para se të there kurban. Dhe ka thënë: Nuk pengon . Njerëzit i vinin duke e pyetur: O i Dërguari i Allahut, e kam kryer sa`jin para tavafit apo kam bërë diçka më herët e diçka më vonë, dhe të gjithëve u përgjigjej: Nuk pengon, përveç njeriut i cili padrejtësisht lëndon nderin e vëllait të tij musliman; ai ka gabuar dhe ka dështuar. [Ebu Davudi, nr.2014]
Për shkak të morrave që i kishte Kab ibn-Uxhreti, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha që ta rruajë kokën derisa ishte në ihram. Për këtë veprim duhej të therte një dele apo të ushqejë gjashtë të varfër apo të agjërojë tre ditë. [Buhariu, 4/138]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka lejuar atij i cili merr deven për kurban që ta kalërojë gjatë rrugës (Mutefekun alejhi) [Buhariu, 3/430]
Omeri r.a. i ka thënë të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Si dhuratë kam fituar një deve të vogël (nexhib) dhe për të më janë dhënë treqind dirhemë. A mundem ta shes dhe për ato para të blejë një deve tjetër?, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: Jo, por atë preje kurban. [Ebu Davudi, nr.1756]
Prijësi i besimdrejtëve Ali Ibn ebu-Talibi e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për ditën e Haxhit të Madh dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i a ka thënë: Ajo është dita e parë e Kurban Bajramit. [Tirmidhiu nr.3088]
Në transmetimin e Ebu Davudit, me sened të besueshëm është përmendur se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është ndaluar te xhemaratet në Haxhin Lamtumirëse dhe ka pyetur: Cila ditë është kjo? U përgjigjën: Kjo është dita e parë e Kurban Bajramit. Ndërsa ai tha: Kjo është dita e Haxhit të Madh. [Ebu Davudi, nr.1945]
Allahu i Lartësuar thotë: Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve. (Et-Tevbe,3) Ndërsa me të vërtetë lajmëtari ka lajmëruar këtë heqje dorë (prej mushrikëve) në ditë e Haxhit të Madh. [Ebu Davudi, nr.1945]
Në Sahih është vërtetuar se prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thënë: Dita e Haxhit të Madh është dita e parë e Kurban Bajramit. [Buhariu, 8/403]
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net
|