Na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se Allahu i Lartësuar me të vërtetë na ka ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhërisë, derrin dhe adhurimin e statujave. E pyetën: Çka mendon për dhjamin e ngordhërisë; me të lyhen anijet, lyhen lëkurat dhe bëhen qirinjtë të cilët njerëzit i përdorin për ndriçim? Ai tha: Nuk mundet, ajo është haram! Pastaj i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Allahu i vraftë hebrenjtë! Pasiqë Allahu ua ka ndaluar dhjamin, e kanë shkrirë e pastaj e kanë shitur dhe kanë ngrënë fitim prej saj.
Rreth fjalëve të të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Nuk mundet, ajo është haram! , egzistojnë dy mendime
Mendimi i parë: Se është e ndaluar shitja e asaj që e ka përmendur hadithi.
Mendimi i dytë: Rreth fjalëve të tij se shitja është haram (e ndaluar) madje nëse shitësi i blenë për shkak të asaj (përdorimit). Të dy mendimet janë të bazuara në atë se pyetja e tyre: A është ndalesa për shkak të blerjes apo për shkak të përdorimit?
Mendimin e parë e pranoi Ibn Kajjimi, ndërsa ky mendim është më i fortë. Fillimisht nuk i lajmëroi për ndalesën e përdorimit derisa nuk e përmendën se kanë nevojë për to, po ua ndaloi shitjen dhe nuk përmendën se ato i blejnë për shkak të përdorimit të përmendur. Nuk ua dha lejen për shitje por nuk ua ndaloi nevojën e përmendur. Leja e shitblerjes dhe përdorimit në këtë rast nuk janë direkt të lidhura njëra me tjetrën. Allahu xh.sh e di më së miri.
Ebu Talha r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, për verën të cilën e kanë trashëguar jetimët dhe është përgjigjur: Derdhe! A mund ta shndrroj në uthull? Nuk mundesh, i tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem (hadithi është sahi).
Në një version tjetër përmendet se Ebu Talha r.a ka thënë: O i Dërguari i Allahut, kam blerë verë pronarët e të cilës janë jetima dhe të cilët janë nën kujdestarinë time. Ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Derdhe verën dhe theji fuçitë!
Hakim b. Hizami e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Më vjen një njeri dhe më kërkoi që t`i shes diçka që posedoj. A mund të shes, e pastaj të blej në pazar?, ndërsa ai tha: Mos shit atë që personalisht nuk e posedon.
Gjithashtu e kishte pyetur: Unë bëj tregti dhe merrem me shitblerje. Me këtë rast, çka me lejohet e çka më është e ndaluar? O djali i axhës, asgjë mos shit derisa nuk bëhet pronë e jotja (Ahmedi)
Kam shitur ushqimin i cili ishte për sadak dhe kam fituar në të para sa të ishte pronë e imja dhe shkova te i Dërguari i Allahut dhe e lajmërova për këtë, derisa ai më tha: Mos shit atë të cilën nuk e posedon personalisht. (Nesaiu)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem pë atë se kur frytet piqen dhe konsiderohen të lejueshme për t`i shitur dhe ka thënë: Kur të skuqen dhe të zverdhen dhe kur mund të hahen. (Mutefekun alejhi)
Është kërkuar nga i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem të ndalojë shitjen e njeriut i cili mendërisht ësht i çregulluar dhe ia ka ndaluar. Ai tha: O i Dërguari i Allahut, unë nuk mund të përmbahem nga shitja, Ai i tha: Kur të shitësh, thuaj: Nuk ka hile (mashtrim). Çdo mall të cilën e shet ose e blenë lejohet ta anulosh tri herë.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për njeriun për njeriun i cili ka blerë një rob dhe i cili një kohë ka punuar te ai, e pastaj zbuloi një të metë dhe ia ktheu shitësit, e shitësi tha: O i Dërguari i Allahut, ai veç e ka shfrytëzuar! Fitimi i blerësit meritohet në emër të përgjigjësisë dhe rrezikut, tha Pejgamberi. (Ebu Davudi)
Bilalli r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dy grushta të hurmave të këqija të cilat i kishte dhënë për një sa`a (grusht) të hurmave të mira dhe i tha: Uh! Kjo është kamatë e pastër! Kurrë mos e bën më këtë, Por, kur dëshiron të blesh diçka, së pari shiti hurmet, e pastaj me para bleji hurmat tjera. (Mutefekun Alejhi)
Bera`b. Azibi r.a ka thënë: Partneri im dhe unë kemi shitur ose blerë para argjendi nga dora në dorë dhe me pritje dhe për këtë e pyetëm të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili na u përgjigj: Ajo çka është prej dore në dorë është e lejuar, ndërsa çka është në pritje, largohuni prej saj. (Buhariu) Në përmledhjen e Nesaiut prej Bera b. Azibit thuhet se ka thënë: Në kohën e Pejgamberit Zejd.b Erkami dhe unë jemi marrë me tregti dhe e pyetëm për pagesën (këmbimin e parave dirhem-dinar dhe anasjelltas). Nëse është prej dorës në dorë, është e lejuar, ndërsa me pritje nuk është e lejuar, u përgjigj Pejgamberi (Nesaiu)
Fedale b. Ubejdi r.a ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për një qafore (prej ari dhe margaritarë) të cilën e kishte blerë në ditën e Hajberit dhe kishte paguar për të 12 dinarë (monedha ari) dhe kur i ndau, u konstatua se kishte fituar më shumë se 12 dinarë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: Tjerër herë mos të shiten aso qafore derisa të mos ndahen (arid he margaritarët). (Muslimi)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për shitjen e kalit për kuajt dhe pelat (racore) për deve, është përgjigjur: Është e lejuar me kusht që të jetë prej dorës në dorë, (Ahmedi)
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për blerjen e hurmave të freskëta për të thata dhe ka pyetur: Kur të thahen, kur të humbin në peshë? Po, Këtë e keni të ndaluar, i tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem,
(Ahmedi, Shafiu dhe Maliku)
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur për njeriun i cili i ka paguar hurmet që më pare, ndërsa po atë vit hurmet aspak nuk kanë dhënë fruta dhe ka thënë: Ktheja paratë! Mos merrni para nga përpara për hurme derisa nuk piqen.
Në një thënie tjetër qëndron: Një njeri e kishte blerë një kopsht të hurmeve para se ato të japin hurma. Atë vit hume nuk kishte bërë. Blerësi tha: Mua më takojnë paratë derisa të mos japin fruta, ndërsa shitësi tha: Hurmet t`i kam shitur vetëm për këtë vit. Ranë në kontest para Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e pyeti shitësin: A ka marrë diçka prej hurmave tua? Jo, tha njeriu. Atëherë ku po bazohesh që po e lejon pasurinë e tij për vete? Ktheja paratë! Dhe mos merrni që përpara para derisa hurmat nuk piqen!
Ky hadith është dëshmi relevante për dijetarët të cilët nuk lejojnë pagesën që përpara, përveç nëse malli është prezent në kohën e vendosjes së marrëveshjes. Këtë mendim e ndajnë Evzaiu, Theveriu dhe racionalistët.
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net
|