|
Shejhu ynë (Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë) thote: Gjithsesi, hadithi komentohet sipas kuptimit të tij të jashtëm. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem nuk ka urdhëruar që të kushtëzojë të drejtën e trashëgimisë mbi robin me qëllim që të vërtetojë apo të lejojë këtë kush, por si denim ndaj atij që kushtëzon.
Fetvatë e Pejgamberit për lirimin e robërve
Sherid b.Suvejdi e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Nëna ime më ka lënë vasijet që për të të liroj një rob besimtar, ndërsa unë e kam një robëreshë zezake, nubij, a mund ta liroj atë? Thirre atë, i tha Pejgamberi. E thirrën, ajo erdhi dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e pyeti: Kush është Zoti yt? Allahu, u përgjigj ajo. E kush jam unë?, e pyeti Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. I Dërguari i Allahut, u përgjigj ajo. Liroje. Me të vërtetë ajo është besimtare, tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. [Ebu Daud, nr.3283, përmbledhësit e Suneneve]
Duke pasur për qëllim që ta lirojë, një njeri kishte ardhur me një robëreshë të zezë para Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: O i Dërguari i Allahut, jam i obliguar që ta liroj një rob besimtar. Pejgamberi e pyeti: Ku është Allahu? Ajo me gishtin tregues tregoi drejt qiellit. Pastaj e pyeti: Kush jam unë, ndërsa ajo me gisht tregoi në të Dërguarin e Allahut dhe në qiell, pra, ka dashur të thotë se ai është i Dërguari i Allahut. Atëherë ai tha: Liroje. [Ahmedi, 2/291]
Muavij b. Hakem es-Sulemi ka ardhur te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: E kam një robëreshë e cila m`i ruante delet. Një ditë dola në vëzhgim dhe e vërejta se ujku ma kishte rrëmbyer një dele. Sikurse edhe tjerëve, edhe mua më erdhi shumë keq dhe rëndë. E qëllova shumë robëreshën. Pejgamberit kjo i erdhi shumë rëndë. Muavija e pyeti se a ta lirojë: Thirre, i tha Pejgamberi. E thirrën dhe ajo erdhi para Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ai e pyeti: Ku është Allahu Në qiell, u përgjigj ajo. Kush jam unë?, pyeti Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ti je i Dërguari i Allahut, u përgjigj ajo Pastaj Pejgamberi tha: Liroje, me të vërtetë ajo është besimtare. [Muslimi, nr.537]
Shafiu r.a thotë: Pasiqë ka shprehur besimin se Allahu i Lartësuar është mbi qiell, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë Liroje, ajo është besitmaret.
Ka pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Ku është Allahu?, me ç`rast i është dhënë përgjigjja se Allahu është në qiell. Ishte i kënaqur me përgjigjen dhe me këtë na bën me dije se besimi në lartësinë e Allahut është baza e besimit në Zotin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i është përgjigjur atij i cili ka pyetur se ku është Allahu, duke mos e mohuar pyetjen e parashtruar Xhehmijtë mendojnë se pyetja Ku është Allahu është sikurse pyetja se çfarë ngjyre është, shije, gjinisë dhe çka është thelbi i tij, e pyetje të ngjajshme të pavlefshme dhe të pamundshme.
Nëna e besimdrejtëve Mejmuna r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Çka mendon lidhur me atë që ta liroj robëreshën time? Nëse ia jep dajallarëve, do të kesh shpërblim të madh. [Mutefekun alejhi]
I erdhi të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem lajmërimi nga fisi Sulejm. I thanë: Njëri prej nesh ka bërë mëkat të cilit i obligohet zjarri. (për shkak të vrasjes). Ai tha: Lironi për të një rob Allahu për çdo organ të tij do të lirojë organet e vrasësit nga zjarri. [Ebu Daud, nr.3964]
Një njeri e pyeti: Sa herë t`ia fali robit?, dhe për këtë ai heshti. Pastaj njeriu tha: O i Dërguari i Allahut, sa herë t`ia fali robit? i tha: Falja çdo ditë shtatëdhjetë here. [Ebu Daud, nr.5164]
I pyetur për fëmijën e ngjizur prej zinasë, i ka thënë: Në të nuk ka të mirë. Më shumë i dua dy nallet e mia në të cilat luftoj në rrugë të Allahut sesa të liroj fëmijën e zinasë. [Ahmedi, Musned 2/311]
Sa`d b. Ubade e ka pyetur: Nëna më ka vdekur, ndërsa ishte e obliguar me një zotim. A e plotësoj betimin nëse unë për të e liroj një rob? U përgjigj: Liroje robin për nënën tënde. [Ahmedi] Maliku thekson: Nëna më ka vdekur, a do të ketë dobi nëse në vend të saj, të liroj robin? Është përgjigjur: Po. [Ahmedi, 6/7]
Aisha r.a prej Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka kërkuar zgjidhje juridike duke thënë: Kam dashur ta blej një robëreshë dhe ta liroj. Familja saj thonë: Do ta shesim me kush që gjenealogjia (nderi i lirimit të robit) dhe trashëgimia të na takojë neve. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: Kjo mos të pengojë, sepse e drejta e gjenealogjisë dhe e trashëgimisë mbi robin i takon atij i cili e liron robin. [hadithi është i besueshëm]
Një grup dijetarëve kanë thënë: Është e lejueshme të kushtëzohet gjenealogjia dhe trashëgimia mbi robin dhe është e lejuar marrëveshja e përmendur. Ai duhet të respektohet: Kuptohet, ky është gabim.
Të tjerët kanë thënë: Marrëveshja si dhe kushti janë të pavlefshëm, ndërsa marrëveshja e Aisha r.a. është e vlefshme, sepse kushti nuk ishte pjesë përbërëse e marrëveshjes, por është e përmendur më pare. Ky kusht është në shkallën e premtimit që nuk është obligim të plotësohet. Ky mendim, edhe pse është afër të vërtetës sesa ai më pare, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka sqaruar detajisht, ndërsa në hadith në asnjë mënyrë nuk ka aluduar në të. Kushti që paraprinë është i ngjashëm sikur kushti që përmendet.
Disa kanë thënë: Në marrëveshje (hadith) është kuptimi i brendshëm i cili përafërsisht do të thotë: Kushtëzoi apo nuk kushtëzoi të drejtën e trashëgimisë, kushtëzimi nuk do të ketë dobi aspak, sepse e drejta e trashëgimisë mbi robin i takon atij i cili liron robin. Ky mendim është i pranueshëm sesa mendimi i mëparshëm, edhe pse është në kundërshtimin e jashtëm të termit të hadithit.
Disa kanë thënë: pjesëza lam në fjalët (limen) ka ardhur në kuptimin e parafjalës (`ala). Kjo do të thotë: Kërkoju të drejtën në trashëgimi, sepse ti je ai që liron, ndërsa e drejta e trashëgimisë i takon atij që e liron. Edhe pse ky mendim është pak jonatyror, prapëseprapë me të anulon kushtëzimi, sepse edhe po të mos kishte kushtëzuar, regulli do të ishtë i njejtë.
Disa kanë thënë: Kjo është shtojcë që nuk i takon të folmes së të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Këto janë fjalët e Hisham b. Urves, që është edhe përgjigja e Esh-Shafiut.
Shejhu ynë (Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë) thote: Gjithsesi, hadithi komentohet sipas kuptimit të tij të jashtëm. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem nuk ka urdhëruar që të kushtëzojë të drejtën e trashëgimisë mbi robin me qëllim që të vërtetojë apo të lejojë këtë kush, por si denim ndaj atij që kushtëzon. Vendosësi i kushtit ka refuzuar që të shesë robëreshën atoj që do ta lirojë, përveç se me kusht që është në kundërshtim me dispozitën dhe ligjin e Allahut. Për këtë, i ka urdhëruar që të hyjë nën kushtrin e tyre që nuk vlenë me qëllim që të tregohet gjykimi i Allahut xh.sh dhe i të Dërguarit të Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse kushtet e pavlefshme nuk ndikojnë në sheriatin e Tij. Ai i cili kushtëzon atë që është në kundërshtim me fenë e Tij, kushti i tillë nuk e kemi obligim që t`ia plotësojmë.
Shitblerja nuk anulon me të, sepse ai i cili e di se kushti nuk është i plotfuqishëm dhe e kushtëzon, kushtzimi i tij anulohet dhe nuk meeret parasysh.
Mendo për këtë edhe herave tjera ( në kuptimin e teksteve sheriatike). Allahu e di më së miri.
|