Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem se kujt i takojnë dhomat e Xhennetit, të cilave pamja e tyre e jashtme shihet nga Brenda, ndërsa edhe brendia e tyre shihet nga jashtë. Atij i cili flet mire dhe butë, i cili ushqen të tjerët dhe falet derisa njerëzit tjerë flenë, u përgjigj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O i Dërguari i Allahut, më thuaj, a muj të hy në Xhennet nëse luftoj trimërisht në rrugë të Allahut me jetën dhe pasurinë time dhe mbytem duke qenë i durueshëm dhe duke shpresuar në shperblimin e Allahut? Po iu përgjigj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Këtë e përsëriti dy apo tri herë, e pastaj tha Përveç borxhit pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur njeriu të luftojë në rrugë të Allahut dhe të vritet, pastaj sërish të kthehet dhe sërish vritet (edhe këtë e përsëriti tri here), nuk do të hyjë në Xhennet derisa nuk lirohet prej borxhit. (Ahmedi)
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, për rasitn e vëllait të tij, i cili ishte borxhlij dhe kishte vdekur. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: Ai do të mbahet peng derisa nuk e lane borxhin. Për këtë, laje borxhin e tij. O i Dërguari i Allahut, të gjitha i kam larë përveç dy dinarëve kontestuese, të cilat i kërkon një grua e cila nuk ka dëshmi, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Jepi paratë, ajo ka të drejtë (Ahmedi)
Në këtë hadith është dëshmia për atë se trashëguesi, nëse merr vesh për borxhin e të vdekurit, e ka të lejuar që t`ia lajë borxhin, madje edhe nëse kërkuesi i borxhlit nuk ka dëshmi për ekzitrimin e borxhit.
Disa tregtarë kanë kërkuar prej të Dërguari të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që t`ua caktojë çmimet dhe iu është përgjigjur. Vetëm Allahu është Krijues. Ai është Ai i cili ndalon dhe i Cili jep me bollëk dhe i Cili furnizon. Unë dëshiroj që të takohem me Zotin tim, e që askush prej jush të mos më kërkojë për shkak të padrejtësisë të cilën ia kam bërë në jetë dhe në pasuri. (Ahmedi)
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Unë kam tokë në të cilën nuk kam partner përveç që kam fqiun. Ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: Fqiu ka më së shumti të drejtë për shkak të afërsisë. (Ahmedi)
Është e drejtë të veprohet me këtë fetva kur fqinjtë kanë rrugë të përbashkët apo ndonjë të drejtë pronësie të përbashkët.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se cila është padrejtësia më e madhe. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: Toka e marrë (e uzurpuar) me të cilën ia merr të drejtën vëllait tend. Nuk do të marrësh asnjë gurë prej saj e në Ditën e Gjykimit bashkë me të të hudhesh në thellësi të tokës, ndërsa thellësinë e saj e di vetëm Ai i cili e ka krijuar (Ahmedi)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka lejuar që të burgosurve t`u ndahet delja e cila është prerë pa lejen e pronarit të saj. (Ebu Davudi)
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net
|