I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Kur njeriu jep peng, nuk ka të drejtë të tërhiqet. Ndërsa atij i takojnë të ardhurat prej tij dhe për mirëmbajtjen e saj i bart harxhimet. [Hadithi është hasen]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka lejuar që nëse kafsha që kalërohet është e dhënë si peng, mund të hypet si dhe të pihet qumështi i saj, në atë masë aq sa harxohet për mirëmbajtjen e saj, Ai i cili kafshën e kalëron dhe e mjel, e ka për obligim që ta mbajë. [Buhariu, 5/101,102]
Imam Ahmedi dhe dijetarët tjerë të hadithit pasojnë këtë mendim, që është absolutisht e drejtë.
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Kur njeriu jep peng, nuk ka të drejtë të tërhiqet. Ndërsa atij i takojnë të ardhurat prej tij dhe për mirëmbajtjen e saj i bart harxhimet. [Hadithi është hasen]
Njeriu i cili ka përjetuar humbje në fruta, për çka borxhi i është shtuar, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar që t`i ndahet sadaka. Pasiqë sadaka nuk ka mundur ta lajë borxhin, ju ka thënë kërkuesve të borxhit: Merni atë që ka dhe mos kërkoni më shumë prej tij. [Muslimi, nr.1556]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Kush e njeh mallin apo pasurinë e tij te njeriu që ka bankrotuar, ka të drejtë që ta marrë. [Mutefekun alejhi]
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Përgatiti: teuhid.net
|