Kur Omeri r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për “kelalen” (njeriu pa prindër dhe pa fëmijë), i tha: “A nuk të mjafton ajeti i cili është shpallur verës, ndërsa gjendet në fund të sures En-Nisa?!” [Maliku, “Muvet`a, 2/515)]
Xhabiri r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Si të veproj me pasurinë time, ndërsa më trashëgon vetëm kelala?”, dhe është shpallur ajeti kur`anor, për kelalen: “Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet në çështjen e “kelale-s” (En-Nisa, 176) [Buhariu, 1/261, “Në tefsirin e sures En-Nisa, “Allahu ju zbulon në lidhje me fëmijët tuaj,” ] Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, unë i kam dhënë nënës time një robëreshë në emër të lëmoshësh, ndërsa nëna ka vdekur dhe robëresha ka mbetur pas saj,” I tha: “Ti (me këtë) ke merituar shpërblim, ndërsa me trashëgimi do të kthehet robëresha ty.” [Ebu Daud, nr. 2877] Ky transmetim me kuptimin e jashtëm me të madhe e forcon mendimin e kthimit të të dhuruarës . I pyetur për kelalen, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai është i cili nuk ka as fëmijë e as prindër.” (Ebu Abdullah el-Makdisi, në “El-Ahkam”) [Darimiu, 2/462, nr.2974; Hadithi është hasen.] Gruaja e Sa`dit iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, këto janë dy vajza e Sa`dit. Babai i tyre ra shehid në betejën e Uhudit, ndërsa xhaxhai i tyre u ka marrë të hollat dhe asgjë nuk u ka lënë. Nuk mund të martohen pa pasuri.” Pas kësaj është shpallur ajeti kur`anor rreth trashëgimisë dhe i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dërgoi njerëz që ta thërasin xhaxhanë e tyre dhe i tha atij: “Jepja vajzave të Sa`dit dy të tretat, gruas së tij një të tetën, ndërsa tjetra të mbetet ty. [Ahmedi, 3/352 ] Është pyetur Ebu Musa el-Esh`ariu r.a për trashëgiminë e vajzës prej djalit dhe motrës dhe është përgjigjur: “Vajzës i takon gjysma e mbetur, motrës gjysma dhe shko te Ibn Mes`udi dhe edhe ai do ta thotë të njëjtën.” Ibn Mes`udi është njoftuar për fjalët e Ebu Musasë. Ibn Mes`udi ka thënë: “Unë në këtë rast jam humbur dhe nuk jam prej të udhëzuarve, nëse nuk ua them te drejtën, Do të gjykoj siç ka gjykuar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Vajzës i takon gjysma, vajzës së djalit (mbesës) një e gjashta, duke plotësuar dy të tretat, ndërsa ajo që mbetet motrës.” [Buhariu, 12,13,14 ] Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për njeriun i cili ka vdekur ndërsa pas vetes nuk ka lënë askënd i cili do ta trashëgonte, përveç një robit të cilin e kishte liruar më parë. I Dërguari i Allahut ka caktuar që ta trashëgojë robi të cilin e kishte liruar. [Ahmedi dhe përmbledhësit e “Suneneve”, ndërsa hadithi është hasen.] Këte fetva e pranojmë dhe veprojmë sipas saj. [Ebu Daud, nr. 2905] Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije Punoi: teuhid.net
|