Pyetje: Cilat janë cilësitë më të dalluara të grupit të shpëtuar? Mungesa e diçkaje prej këtyre cilësive, a të nxjerr nga grupi i shpëtuar?
Përgjigje: Prej cilësive më të dalluara të grupit të shpëtuar është pasimi i rrugës së Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, qoftë në besim, adhurim, moral (ahlak) dhe bashkëpunim.
Grupi i shpëtuar në këto katër cilësi është më i dalluari:
Në besim i sheh se si janë të kapur në atë që aludon Kurani dhe sunneti i Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, duke pasur teuhid të sinqertë në adhurimin e Allahut, sundimin e Tij dhe në emrat dhe cilësitë e Tij.
Në adhurim i sheh se si janë të kapur plotësisht në praktikimin e ibadeteve për Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke qenë të përpiktë në llojet e ibadeteve, mënyrën, sasinë, kohën, vendin dhe shkaqet. Tek ata nuk mund të shohësh shpikje në fenë e Allahut, azze ue xhel-le, ata janë shumë të edukuar me Allahun, xhel-le `she`nuhu, dhe Resulullahun, salallahu ajehi ue selem. Nuk dalin para Allahun, subhanehu ue teala, duke future ibadete atë për të cilën nuk ka urdhëruar Allahu, subhanehu ue teala.
Në ahlak (moral) po ashtu i sheh se si dallohen prej të tjerëve me moral të mirë, sikurse dëshira e të mirës për muslimanët
zemërgjerësi, buzëqeshje, butësi në fjalë, trimëri si dhe gjëra të tjera që aludojnë në moral të mirë.
Në bashkëpunim, i sheh se si punojnë me njerëzit me korrektësi dhe sqarim, për të dyja këto ka treguar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: “Dy vetë që bëjnë shitblerje kanë të drejtë në zgjedhje (të anulojnë ose të verifikojnë shitblerjen) përderisa nuk ndahen (largohen prej një tjetrit), nëse kanë qenë korrektë dhe kanë sqaruar (nëse ka pasur ndonjë mangësi sendi i shitur), do të kenë bereqet në shitblerjen e tyre, e nëse kanë gënjyer dhe kanë fshehur (atë që është dashur të tregohet), humbet bereqeti i shitblerjes së tyre.” [Transmeton Buhariu 2079] dhe [Muslimi 1532]
E nëse pakëson diçka prej këtyre cilësive, ky njeri nuk del nga grupi i shpëtuar, por secili i ka gradat e veta për atë që ka bërë, pakësimi apo mungesa në çështjet e teuhidit ndoshta e nxjerr njeriun nga grupi i shpëtuar, sikurse të mos pasur sinqeritet. Po ashtu nga grupi i shpëtuar dilet edhe be bidate (shpikje).
Sa i përket anës së moralit dhe bashkëpunimit të mirë, njeriu nuk del nga grupi i shpëtuar po qe se nuk i ka këto cilësi, edhe pse ajo ia ul gradën mjaft.
Ndoshta kemi nevojë të zgjerohemi pak për çështjen e moralit, sepse gjëja më kryesore që pritet prej moralit është bashkimi dhe pajtimi në të vërtetën.
Në këtë na ka këshilluar Allahu, azze ue xhel-le, ku thotë: “Ai u përcaktoi juve për fe atë që i patë përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain, praktikoni fenë dhe mos bëni ndarje në të…” dhe ka treguar po ashtu se ata që u ndanë grupe grupe, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, është i distancuar prej tyre.
Bashkimi i fjalës dhe zemrave mes muslimanëve është prej vençantive më të dalluara te grupi i shpëtuar (Ehli Sunneh uel Xhema`a). Kur të ndodhë tek ata ndonjë kundërshtim, i cili rrjedh nga hulumtimi në gjërat ku lejohet hulumtimi (ixhtihadi), ky kundërshtim atyre nuk u sjell zili, armiqësi dhe as urrejtje, përkundrazi ata e dine se janë vëllezër edhe pse mes tyre ka ndodhur ky kundërshtim.

Sikurse rasti kur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, pasi u kthye nga beteja e Ahzabit, i erdhi Xhibrili, salallahu alejhi ue selem, dhe i tha se duhet të shkohet deri te fisi Beni Kurejdha, sepse ata e kishin prishur marrëveshjen, e Resulullahu salallahu alejhi ue selem, i urdhëroi shokët e tij që të shkojnë atje dhe u tha: “Askush prej jush most a falë namazin e iqindisë, përveç se te fisi Beni Kurejdha.” [Transmeton Buhariu në kapitullin e frikës 946]
Ata dolën nga Medineja në rrugë për te Beni Kurejdha dhe udhës i zuri namazi i iqindisë, disa prej tyre e vonuan iqindinë deri kur arritën te Beni Kurejdha (pasi kishte kaluar koha e iqindisë), duke e respektuar urdhërin e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem: “Askush prej jush most a falë namazin e iqindisë, përveç se te fisi Beni Kurejdha,” e disa të tjerë e fallen në kuhën e vet duke thënë se Resulullahu salallahu alejhi ue selem, kur ka thënë ashtu ka pasur për qëllim që të ngutemi dhe ta arrijmë iqindinë te Beni Kurejdha, e ajo se na lejohet ta vonojmë iqindinë edhe pas kohës së vet- e këta janë ata që ia kanë qëlluar.
Por Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, asnjërin prej tyre nuk e qortoi dhe askush prej tyre dy grypeve nuk filloi të mbjellë armiqësi apo urrejtje mes vete për shkak se të njëjtin argument të sheriatit e kanë kuptuar ndryshe.
Pikërisht për këtë them se të gjithë ata muslimanë që pretendojnë se janë në rrugën e Muhammedit, salallahu alejhi ue selem, e kanë vaxhib që të jenë një grusht dhe të mos ndodhin mes tyre grupacione.
Ky anon nga një grup e ai nga grupi, tjetër i treti me të tretin dhe kështu me radhë, derisa të arrijnë në një grade, saqë dëshirojnë ta therrin njëri-tjetrin me “dhëmbët” e gjuhëve të tyre, armiqësohen dhe urrehen për shkak të një mospajtimi aty ku ka vend për hulumtim (lidhur me atë çështje).
Nuk ka nevojë tashti që unë të tregoj se kush prej grupeve bën kështu, por ai që është i mençur e kupton dhe e ka të qartë këtë gjë. Them, ata që janë Ehli Sunneh uel Xhema`a (pasuesit e Resulullahut), patjetër duhet të bashkohen edhe nëse hasin në mospajtime, aty ku hasin mospajtime, të cilan janë rrjedhojë e kuptimit të ndryshëm të argumenteve të Sheriatit.
Sepse në këtë gjë Allahu, suhbahehu ue teala, ka bërë sadopak liri – elhamdulilah- me rëndësi është afrimi i zemrave dhe unifikimi i fjalës, ngase nuk ka dyshim se armiqtë e Islamit dëshirojnë që te muslimanët të shohin përçarje, qofshin ata armiq që tregojnë haptas se janë armiq, qofshin armiq që pretendojnë miqësi me muslimanët apo me Islamin, e në të vërtetë nuk janë ashtu. E kemi për detyrim që të dallohemi më këtë cilësi ( cilësinë e moralit), sepse kjo është cilësi e grupit të shpëtuar d.m.th. pajtimi në një fjalë.
Muhammed el-Uthejmin
Teuhid.NET