A duhet që me Akiden të besohet vetëm në teori apo duhet edhe të veprohet me të?

Pyetje: A është besimi islam vetëm besim teorik, apo është një sistem i kompletuar që kërkon veprim serioz? Cilat janë librat nga të cilat mund të mësojmë Akiden? Si mund ta jetojmë Akiden në jetën e përditshme? Cilat janë metodat më të mira për të mësuar Akiden? Veprimi i një vepre apo mos veprimi i saj a aludon se ka mangësi dhe defekt në Akide?  A janë myslimanët të nevojshëm për individ që t’ua mësojnë Akiden?  Ju kisha lutur që të na jepni disa këshilla se si të mësojmë Akiden e pastër?

Përgjigja: Besimi islam nuk është një teori apo filozofi, por përkundrazi është një sistem që kërkon nga njeriu punë serioze, ngaqë vepra është një prej kushteve bazë në besimin e njeriut, i gjithë Ehli Suneti janë të pajtimit se  Imani është: Shprehje dhe vepra, gjegjësisht të besuarit me zemër, të shprehurit me gjuhë dhe të vepruarit me gjymtyrë, pra mbi këtë çështje ekziston koncensus.  Ai i cili e beson Allahun e Lartësuar  patjetër duhet t’i nënshtrohet dhe ta respekton, kush e beson Ditën e Gjykimit kjo e stimulon që t’i vepron të gjitha urdhërat e Allahut dhe të largohet nga ndalesat e tij, kush beson se Muhamedi sal’allahu alejhi ue selem është i dërguar i Allahut dhe rob i Tij, e respekton atë, vepron me synetin e tij dhe i thërret njerëzit që të jenë pasues të tij.  Çdo send  që beson njeriu patjetër duhet ta zbaton në vepra,  ngase aq sa besimin e tij të zemrës e praktikon në vepra aq shtohet besimi i njeriut. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Në trup është një copë mishi nëse ajo është e shëndosh i gjithë trupi është i shëndosh, e nëse ajo është e sëmur i gjithë trupi është i sëmur,  ajo është zemra.”

Hasan el BAsriu thotë: Imani nuk është me shpresa dhe stolisje por imani është ajo e cila është në zemër dhe e vërteton puna.

Ibën Tejjmija thotë: Nëse zemra është e shëndoshë dhe e devotshme me automatizëm edhe gjymtyrët e njeriut duhet të jenë të devotshme, siç kanë thënë dijetarët: Fjalë dhe punë, gjymtyrët e njeriut me automatizëm e pasojnë zemrën e njeriut, pra atëherë kur të jetë zemra e devotshme edhe gjymtyrët do të jenë ashtu dhe e kundërta nëse zemra është e prishur edhe gjymtyrët do të jenë të tilla. Andaj edhe disa sahabe kanë thënë: Po t’i kishte frikë zemra e tij, do të kishin frikë edhe gjymtyrët e tij.

Librat nga të cilët mund të mësohet Akideja janë të shumtë. Libri më i mirë dhe më me vlerë është Libri i Allahut,  pastaj librat që tematik kryesore kanë sunetin e të Dërguarit, dijetarët islam dhanë mundin e tyre për tua mësuar njerëzve Akiden, andaj edhe kanë shkruar shumë libra, prej më të njohurave janë: “Es-Suneh - autorë Abdullah ibën Ahmed ibën Hambel”  “Et-Teuhid - autor Ibën Huzejme”  “Akide Tahavije dhe Komenti i saj” dhe shumë e shumë libra tjerë.

Sa i përket praktikumit të Akides në jetën e përditshme realizohet duke e mësuar atë, duke ua mësuar të tjerëve që ta përhapin.

Metodat e mësimit të akides realizohen duke mësuar nga dijetarët të cilët e praktikojnë dhe e jetojnë në jetën e tyre të përditshme,  pra kjo është metoda më e mirë dhe e përsosur për ta mësuar akidën mirëpo nëse je larg dijetarëve atëherë mundohu të mësosh prej librave dhe komenteve të tyre, prej kasetave dhe faqeve të tyre  dhe t’i pyesësh për ndonjë çështje të paqartë.

Po që se njeriu vepron disa vepra të islamit dhe i anashkalon të tjerat apo i vepron disa mëkate atëherë mangësia e tij është në besim, dobësim në bindjen dhe dashurin e tij ndaj Zotit, ska dyshim se kjo është defekt në akide. Prej gjërave thelbësore të Ehli Sunetit është se besimi shtohet dhe pakësohet, shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate, ekziston mundësia që ndonjë mëkat të ç’rrënjosë dhe ta asgjëson të gjithë imanin siç janë veprat e kufrit dhe shirkut apo lënia e namazit. Mirëpo mëkatet që nuk arrijnë deri në gradën e kufrit janë: mosdhënia e zekatit, mos agjërimi dhe veprat e tjera.

Myslimanët janë të nevojshëm për individ të cilët mësojnë besimin e pastër dhe të çiltër të bazuar në fakte nga Kurani dhe Suneti, ngase në botën islame zotëron injoranca, risitë, mitet dhe legjendat e kota. E këshillojmë çdo mysliman që të fillon ta mëson Akiden e pastërt, pastaj t’ua mëson të tjerëve sipas metodës dhe mënyrës më të përshtatshme. Allahu i Lartësuar thotë: “All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.” (Ali imran, 187)

Dhe thotë: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf 108)  

Përktheu: Abdyl FUGA

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 248
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy