Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka lajmëruar se ummeti i tij do të përçahet pas vdekjes së tij, kërkojmë nga shkëlqesia juaj sqarim.
Përgjigje: Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, ka lajmëruar në hadith të vërtetë se jehuditë janë përçarë në shtatëdhjetë e një grupe, krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe dhe se ky ummet do të përçahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha këto grupe do të jenë në Zjarr përveç një grupi.
Ky është ai grup që është në rrugën e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, dhe shokëve të tij.
Ky grup është grupi i shpëtuar, i cili në dunja ka shpëtuar prej bidateve dhe do të shpëtojë në Ahiret nga Zjarri, ai është grupi i ndihmuar deri sa të ndodhë Kijameti dhe që do të jetë çdoherë i pranishëm më ndihmën e Alahut, subhanehu ue teala. Këto shtatëdhjetë e tri grupe, ku njëri prej tyre është në të vërtetën, e të tjerat në të kotë, janë munduar disa që t`i numërojnë (emërtojnë) këto grupe duke i pare grupet që janë të pranishëm sot.
Ashtu që i kanë ndarë bidatçinjtë në pesë grupe, e prej atyre grupeve janë degëzuar grupet tjera, e kështu duke arritur numri i grupacioneve në shtatëdhjetë e tri.
Disa janë të mendimit se nuk duhet të mundohemi t`i zbulojmë këto grupe, sepse këto grupe nuk janë të vetme, por ka pasur edhe më pare që janë ndarë edhe në më shumë grupe pasi që janë bërë shtatëdhjetë e tre.
Dhe kanë thënë se ky numër nuk mund të mbarojë dhe nuk mund të dihet numri i saktë përveç Ditën e Gjykimit.
Më së miri është që të themi ashtu si ka thënë Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, d.m.th t`i përmendim në përgjithësi se ky ummet do të përçahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të gjitha do të jnë në Zjarr përveç një grupi.
Pastaj themi: kushdo që kundërshton rrugën e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, dhe shokëve të tij, ai bën pjesë në njërën prej këtyre grupeve.
Nuk mund ta dijmë se kush janë ato grupe me saktësi, sepse ndoshta Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, na ka dhënë shenjë me atë hadith për grupe që do të devijojnë në esencë, për të cilat deri tani nuk dimë gjë, ose na ka dhënë shenjë për grupe, të cilat do të deviojnë në essncë dhe do t`i kenë edhe degët e tyre, sikurse edhe e kanë komentuar disa dijetarë. Allahu e din më së miri.
Muhammed el-Uthejmin
Teuhid.NET
www.teuhid.net



