Pyetja: “Unë jam një i ri që praktikoj Islamin, mirëpo në kohën e fundit e kam vërejtur se Imani im është dobësuar, si shkak i kryerjes të disa mëkateve, humbja dhe vonimi i namazit, apo ndëgjimi i disa gjërave të kota prej fjalëve dhe zhytja në lezete, kam provuar të shpëtoj veten nga këto lezete mirëpo nuk kam pasur sukses. Dhe ju hoxhë i nderuar, çfarë më këshilloni, si të udhëzohem në rrugën e drejtë dhë të shpëtoj nga ky epsh që më nxit për keq".
Përgjigje: “Lusim All-llahun e Madhëruar të na udhëzoj neve dhe juve në rrugën e vërtetë. Përpikshmëria në leximin e Kur’anit dhe meditimi në të, sepse thotë ë Madhëruari për Kur’anin: ”O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. (Kur’an 10:57), pastaj kthimi te historia e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të), dhe praktita e tij, sepse ajo është burimi i dritës për atë që dëshiron të arrijë tek All-llahu.
Pastaj kujdesi që të shoqërohesh me njerëzit që thërasin në përmirësim dhe janë të devotshëm, prej dijetarëve dhe adhuruesve apo shokëve.
Pastaj largimi sa më shumë që ke mundësi nga vendtakimet e njerëzve të shthurur për të cilët tha i Dërguari i All-llahut (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të): ”Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do të japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Pastaj pendimi i vazhdueshëm nga ajo që të ka ndodhur (prej mëkateve) deri sa të kthehesh në gjendjen normale (të udhëzimit).
Të mos të hyn vetpëlqimi për ato vepra të mira të cilat i kryen sepse vetpëlqimi i djeg veprat e mira ashtu siç ka thënë All-llahu i Madhëruar: ”Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”. (Kur’an 49:17), por shikoje veten gjithmon të mangët në kryerjen e veprave të mira që ti drejtohesh All-llahut me pendim dhe kërkim që ti fal gjynahet (istigfar), duke pasur mendim të mirë për All-llahun e Madhëruar, sepse njeriu kur e pëlqen vetveten dhe veprat e tij dhe mendon që ka meritë te All-llahu, kjo është një çështje e rrezikshme që mund ti zhduk dhe ti djeg veprat e mira. Lusim Allllahun për shpëtim dhe falje.
Shejh: Muhamed ibn Salih ibn Uthejmin (v.4, f 496)
Përktheu: Qëndrim Jashari
Teuhid.NET



