Pyetja: Cili është mendimi juaj për disa emisioneve që udhëhiqen bashkarisht burra dhe gra?
Përgjigje: ”Unë nuk e shoh që të udhëheqin emisionet burrë dhe grua bashkë nëpër radio, sepse me zërin e saj të butë ajo shkakton sprova, kjo dërgon në përzierjen e burrave dhe grave, dhe vetmimi i tyre gjatë incizimit të emisionit shkakton sprova dhe se shumica e femrave nuk ruhen nga shkaqet që shkakojtë sprova (fitneh).
All-llahu (subhanehu ue teala) thotë: “O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur..” (33:32)
Dhe thoë I Lartësuari: “Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme..(33:33)
Dijetarët e kanë komentuar ajetin 33:33 si llastisje, të folurit me ojna dhe shfaqje e stolive të tyre.
Prandaj udhëheqësja e emisonit do të mundohet në maksimum të zbukurojë zërin e saj që të ndikojë dhe të le gjurmë tek ndëgjuesit, prandaj kursesi nuk i takon femrës të jetë spikere, udhëheqse e emisioneve. Dhe duhet që të pastrohen këto emisione nga gjinia femrore me qëllim që të ruhen muslimanët nga provokimet dhe sprovat dhe se për femrat ka punë tjera, si mësuese e fëmijëve, apo robaqepëse e tjerë (nga punët e lejuara).
Muhamed ibn Salih ibn Uthejmin
Përktheu: Qëndrim JASHARI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



