Çfarë shirku bënë idhujtarët, te të cilët u dërgua Muhammedi, salallahu alejhi ve selem?

PYETJA: Çfarë shirku bënë idhujtarët, te të cilët u dërgua Muhammedi, salallahu alejhi ve selem?

PËRGJIGJJA: Sa u përket idhujatarëve te të cilët u dërgua Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, shirku i tyre nuk ka qenë në teuhidin Reububijeh, sepse Kurani na tregon se ata i kanë bërë shirk Allahut, subhanehu ue teala, në ibadet (teuhidin Uluhijeh)

E në Rububije, ata kanë besuar se Allahu, xhel-le she`nuhu. i Vetmi Ai është Zot, se Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që kanë nevojë, se Ai e largon të keqen etj., gjë për të cilat na ka lajmëruar Allahu, subhanehu ue tela.

Por ata ishin mushrikë (idhujtarë, politeistë) në ibadet (adhurim), sepse adhuronin dhe tjetërkend përveç Allahut, e ky lloj shirku të nxjerr nga Feja, sepse siç e përmendëm, teuhid është të bësh diçka një, sipas kuptimit gjuhësor.

Allahu, azze ue xhel-le, ka të drejtat (haket) e veta, është detyrim të njësohet me ato, këto të drejta ndahen në tri grupe:

Të drejtat në sundim.
Të drejtat në adhurim.
Të drejtat lidhur me emrat dhe cilësit e Tij.

Pikërisht për këtë edhe ulematë e kanë ndarë teuhidin në tre lloje: rububijeh, uluhijeh, dhe esmau ve sifat.

Mushriktë e asaj kohe bënë shirk në këtë lloj të teuhidit, teuhidit të adhurimit sepse adhuronin tjetër kënd dhe Allahun, e Allahu, subhanehu ue tela, ka thënë: “Adhuroni Allahun dhe mos i përshkruani Atij gjë.” [en-Nisa 36], d.m.th. në adhurimin e Tij. Po ashtu ka thënë: “Kush i bën shok Allahut, këtij Allahu ia ka ndaluar Xhennetin e vendqëndrimi i tij do të jetë Zjarri, e zullumqarët nuk do të kenë ndihmëtarë atë ditë.” [el-Maide 72]. Pastaj ka thënë: “Me të vërtetë Allahu nuk e fal shirkun, ndërsa i fal mëkatet e tjera tij që don.” [en-Nisa 48]. Si dhe ka thënë: “Dhe Zoti juaj thotë: Më lutni mua, Unë do t`u përgjigjem. Padyshim se ata që bëhen mendjemëdhenj në adhurimin Tim ata do të hyjnë në Xhehennem me poshtërim.” [Gafir 60]

Ndërsa në suren Ihlas (Sinqeriteti) ka thënë: “Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time ( që i përmbahem)!”

Thash suren Ihlas (sinqeriteti) ngase kjo është sureja e sinqeritetit në vepra, edhe pse quhet sureja el-Kafirun, por ajo në të vërtetë është sureja e sinqeritetit në vepra, sikurse sureja “Kul huvallahu ehad” është sureja e sinqeritetit në dituri dhe besim. Allahu na dhashtë sukses.

Muhammed el-Uthejmin

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 207
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy