PYETJA: I nderuari hoxhë! E dime se shikimi i përmbajtjeve devijuese dhe amorale është e ndaluar në islam. Me tregoni cila është madhësia e mëkatit që e tërheq shikimi i atyre përmbajtjeve, nëse njeriu këtë e bën në shoqërinë e gruas së vet, duke e pasur parasysh faktin se kjo nuk përsëritet shpesh?
PËRGJIGJJA: Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Sunduesit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për personin e martuar apo të pamartuar, shikimi i përmbajtjeve amorale dhe devijuese është e ndaluar. Ai që e bën këtë duhet të pendohet sinqerisht te Zoti i Lartësuar. Si mundet dikush t`i shikojë ato përmbajtje me gruan e tij dhe t`ia lejojë shikimin e të njëjtave? Në këtë aspekt, grate janë të dobëta dhe shumë të ndieshme.
Shikimi i këtyre përmajtjeve çon deri te paraqitja e problemit në mes bashkëshortëve që nganjëherë mund të përfundon edhe me divorc (Allahu na ruajt prej këtyre gjërave.) Nuk ka kurrfarë dyshimi se pajtueshmëria e njeriut në një gjë të këtillë është tregues i mungesës së xhelozisë me të cilën dallohet një musliman prej një jomuslimani dhe prej atyre të cilëve u mungon xhelozia. Ata pajtohen që në familjet e tyre të sundojë shkatërrimi dhe amoraliteti.
Duke i shikuar këto gjëra, çështja e moralit për njeriun paraqitet si e lehtë dhe e pavlefshme dhe ajo e thërret drejt veseve të këqija. E lusim Allahun xh.sh për falje dhe për mbrojtje. Ai që e ka bërë këtë mëkat, le të ruhet prej dënimit të Allahut xh.sh dhe të ngutet që të pendohet. Obiligi i tij është që të kujdeset për të gjitha ato që mund të jenë shkas i dëlirsisë së familjes së tij, e jo t`ua lehtësojë rrugën e amoralitetit dhe të shthurjes… Allahu xh.sh e di më së miri.
Teuhid.NET



