PYETJA:
I nderuari hoxhë! Cili është trajtimi sheriatik, ndaj personit që i perhaps gjërat private dhe intime të njerëzve tjerë, pa marrë parasysh a bëhet kjo nëpërmjet shkrimit të memoarëve, letrave apo intrvistave e të ngjashme? Mirëpo, duke e ditur se tërë kjo bëhet pa pajtimin dhe pa lejen e personit për të cilin bëhet fjalë.
PËRGJIGJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të botëve, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Nëse njeriu ia beson ndonjë personi tjetër ndonjë gjë në fshehtësi, atëherë ai me këtë rast s`ka të drejtë që ta perhaps atë. Kjo për assye se i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ajo që thuhet nëpër ndeja është emanet.”
Por, edhe nëse me përhapjen e atyre gjërave private i shkaktohen dëm vëllait musliman, përsëri as atëherë nuk është e lejuar që të bëhet kjo për shkak të fjalëve të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem: “Është e ndaluar që të shkaktojmë dëm, por edhe dëmin e shkaktuar ta kthejmë me dëm.”
Nëse përhapja e atyre gjërave intime rezulton me turpërimin e vëllait musliman që është mëkatar, të cilit Allahu xh.sh edhe turpin ia ka fshehur, atëherë kjo nuk është e lejuar. Mirëpo, nëse njeriu për të cilin bëhet fjalë, nuk e ka kushtëzuar apo nuk ka thënë që lajmi mos të përhapet më tej, ndërsa në të njëjtën kohë prej përhapjes së atyre gjërave do të dale ndonjë dobi e arsyeshme sheriatike, atëherë në këtë situarë nuk ka pengesa që ajo të përhapet. Madje njeriu mund të shpërblehet për shkak të këtij veprimi të tij.
Teuhid.NET



