Po, lejohet me konsensus këtë konsensus e cekë es-Seferajini dhe Neveviu mirëpo e kanë kushtëzuar me bindje. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm”. [Enbija, 7]
Me këtë ajet All-llahu i lartësuar personat që nuk dinë i urdhëron që t’i pyesin dijetarët e më pas t’i pasojnë ngaqë njerëzit e rëndomtë nuk mund t’i kuptojnë e as që t’i mësojnë faktet dhe dëshmitë ngaqë kjo është mbi mundësit e tyre, All-llahu i Lartësuar thotë: “Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit”. [Tagabun, 16]
"All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!” [Bekare, 286]
Ndërsa sa i përket fjalës unë jam në besimin e filanit nëse me këtë ka për qëllim besimin e Pejgamberit dhe sahabëve s’ka pengesë. Mirëpo nëse ka për qëllim dikë tjetër atëherë shikohet kush është ai person nëse besimi i tij është në përputhshmëri me besimin e Kuranit dhe Sunetit siç është Imam Ahmedi apo Imam Maliku atëherë s’ka të keqe, por më primare është të thuhet unë jam në besimin e selefëve apo sahabëve.
Ali el-Hudejri
Përktheu: Abdyl FUGA
Teuhid.NET




Kam lexuar ne nje website ne anglisht se nese bon ndonje lutje per vete apo per ndonje person tjeter duhet me perment se
un jam i besim te imam malikut, ose te tjerve .tash po e lexova ktu po me ra ne ment se aty shkrunte kur te bujsh lutje duhet me then. a osht e vertet kjo
Allahu ju shperbleft me xhenetin firdaus .