Shirku në bindje manifestohet vetëm me veprim apo nevojitet edhe istihlal (të llogaritësh si vepër të lejuar)?

Shirku në bindje bëhet vetëm me veprim e ajo është bindja dhe nënshtrimi duke mos shikuar besimin apo istihlalin.

All-llahu i Lartësuar thotë: “E nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).” [Enam 121]

“Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: “Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!” [Muhamed 25-26]

“Ata i bënë dijetarët dhe murgjit e tyre zotra veç Allahut, gjithashtu e bënë edhe Isën, birin e Merjemes. Ata u urdhëruan që të adhurojnë vetëm një të Adhuruar. Nuk ka të Adhuruar tjetër veç Tij. I pastër është Ai nga ato që i shoqërojnë”. [Teubeh 31]”.

Shpjegimi i saktë (i këtij ajeti është) se ata u bindeshin dijetarëve dhe njerëzve të fesë në atë që e kishte ndaluar Allahu dhe nuk është e saktë (të mendosh) se ata u luteshin (ose përkuleshin) dijetarëve të tyre. Kështu ia ka shpjeguar Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem Adij Ibn Hatimit kur ky i fundit i tha : Ne nuk i adhuronim ata (dijetarët dhe murgjit duke iu përulur atyre). Atëherë Profeti sal-l Allahu alejhi eu selem i tregoi se bindja ndaj tyre në atë që e ka ndaluar Allahu është adhurimi që u keni dedikuar atyre.

Lidhje e shirkut me istihlal është metodologji  e Murxhive dhe Xhehmive.

Ali el-Hudejri

Përktheu Abdyl Fuga

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 392
Comments (2)Add Comment
...
written by ...!!, May 19, 2011
Selamu Alejkum...mundesisht nese ka mundesi dikush shkurt spjegimin e fjales "ISTIHLAL" me ma spjegu?Allahu ju shperbleft me te mirat e tij ne kete dhe ne boten tjeter...Allahumme Amin
...
written by Muslimani, May 19, 2011
Istihlal eshte te besosh qe ajo veper e kufrit eshte e lejuar me zemer

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy